Balli Kombëtar Demokrat i dënon ashpër aktet e terrorizmit, kudo që ato ndodhin. Duke u solidarizuar me të plagosurit, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën dhe qeverisë belge e qytetarëve të Brukselit, ne i bëjmë thirrje opinionit publik shqiptar që të vlerësoj dhe të vendosë si prioritet politik, mbrojtjen e vlerave të kulturës sonë europiane.