Te vendlindja e Presidentit Ronald Reagan

SHKRUAN: RAMAZAN BEKTESHI

Në Portico, Illinois, 127 mila larg Çikagos ndodhet apartamenti tani muze, ku u lind Presidenti i 40-të i Amerikes, Ronald Reagan (1911-2004), njeri nder kryetaret me te suksesshem qe ndryshoi boten. Kjo godine u ndertua me 1895 dhe apartamenti ne katin e dyte u muarr me qera nga Jack Reagan me 1906. Te dy djemte e Reagan-it linden ketu, John Neal Reagan 1908 dhe Ronald Reagan 1911. Edhepse u lind ne Portico, Reagan-i e kosideronte si shtepi Dixon-in, nje qytet po ne Illinois.

Presidenti Reagan para se te behet President (1981-1989) ishte aktor ne Hollywood, lider i sindikatave dhe prej 1967-75, sherbeu si Guvernator i 33-te i Kalifornise. Per shtate sezone gjate veres punoi si ‘lifeguard’ dhe i dhane merita per shpetimin e 77 jetëve. Ne shkolle te mesme eshte marre me besketboll, drame, football, atletike e not. Me 1932 u diplomua ne ekonomi dhe sociologji. Sherbeu ne ushtri dhe u be kapiten, nje kohe punoi per FBI. Punoi poashtu si komentator sporti, kolumnist dhe aktor. Qe i martuar dy here. Karieren ne politike e filloi si demokrat por e perfundoi si republikan. U zgjodh dy here si president dhe per nenkryetar zgjodhi mikun tone George Bush qe pas tij do te behej edhe President i 41-të. Presidenti Reagan e mbijetoi atentatin qe iu be ne 1981 edhepse plumbi depertoi ne mushkeri.

Presidenti Reagan ishte i dalluar per konservatorizem dhe eshte i vetmi aktor qe behet edhe president. Reagan-i nje orator i shkathet i jepen meritat per konributin e tij ne shkatrrimin e komunizmit sovjetik, duke e shendrruar ne nje Revolucion Kadifeje. Reagan-i kur e mori Zyren Ovale besonte se Amerika ishte dobesuar ushtarakisht, e kishte humbur respektin qe e pat gezuar me heret si force eminente e botes. Ai e rriti buxhetin ne mbrojtje, modernizoi ushtrine dhe e luftoi komunizmin dhe diktaturen dhe format e totalitarizmit majtist deri ne fund. Me nismen e tij Strategic Defense Initiative (SDI), e quajtur si “Star Wars” u realizua vetem pjeserisht pas rrezimit te komunizmit.

Ne fjalimin e tij inspirues te fundit te Presidentit Regan, njeriu qe rrezoi perden e hekurte, komunizmin, lideri qe beri te mundur te bashkohen dy Gjermanite, njeriu qe shkaktoi ortekun e fuqishem qe zhduku diktaturat me te ashpra qe kishin tmerruar boten qe nga Revolucioni i tetorit te 1917-shit dhe solli nje klime te re te demokracise ne bote.

-Shikoni çka mendon per njerezimin, lirite, emigrantet, Ameriken ne krahasim me Trump-in.

“…Ju mund te shkoni të jetoni në Francë por ju s’mund të bëheni francez, ju mund të shkoni të jetoni në Gjermani, Turqi, Japoni por s’mund të bëheni gjerman, turk, japonez. Por, çdokush nga çdo cep i tokës, mund të vij të jetojë në Amerikë dhe të bëhet amerikan.
…Nëse ndonjëherë mbyllim derën për amerikanët e rinjë, lidershipi ynë në botë shpejtë do të humbej… emigrantët e përtrijnë krenarinë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top