TË LUFTOJMË PËR ÇDO VOTË NË FAVOR TË CDU

SHKRUAN: NUE OROSHI

Në traditën tonë shqiptare gjithmonë ka egzistuar fjala se, ndera duhet kthyer me nderë!

Prandaj, ne duhet të luftojmë për çdo votë, në mënyrë që të mposhtim koalicionin e kuq dhe të gjelbërt, sepse lufta do të jetë e fortë dhe rezultati shumë i përafërt. Kështu që, i ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Schleswig Holsteinit, të dalin masovikisht më 7 Maj 2017 në votime dhe të votojnë CDU-në.

Nga Rezultati i CDU-së në Schleswig Holstein, do të vendoset edhe fati i kandidatës tonë shqiptare Floriana Igrishta. Në traditën tonë shqiptare gjithmonë ka egzistuar fjala se, ndera duhet kthyer me nderë. Prandaj, edhe shqiptarët në Republikën e Schleswig Holsteinit në shenjë respekti për CDU e Schleswig Holsteinit, që për herë të parë i dhanë mundësi një kandidateje shqiptare të ketë zonën e vetë elektorale, duhet që në mënyrë masive më 7 Maj 2017 të votojmë CDU.

Çdo votë që do te jipet më 7 Maj për CDU dhe kandidatin e saj për Kryetar të Qeverisë së Republikes së Schleswig Holsteinit, z. Daniel Günther, do të ndikon në rezultatin përfundimtar. Shpresojmë që CDU pas 7 Majit të marrë përgjegjësinë e Qeverisjes në Republiken e Schleswig Holsteinit, ku përfundimisht do të përfundojë qeverisja e kuqe. Të kuqtë në këtë Republikë, çdo votë e fitojnë nga komunitet e huaja, duke e kamufluar politikën e migrimit dhe pas zgjedhjeve, shumë pak i ndihmojnë komunitet e huaja në Republikën e Schleswig Holshteinit.

CDU e mbanë fjalën, sepse është parti e traditës Qeverisëse, e cila e di shumë mirë se si duhet qeverisur në të gjitha aspektet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top