Shkruan: Dibran Idriz Gashi
(me shkas për rastet e përvjetorëve të rënies)
Duhet…, duhet…, duhet,…!…
T’i respektojmë…, t’i respektojmë…, t’i respektojmë…!…
Lavdi…, lavdi…, lavdi…!…
Ta qojmë në vend amanetin e tyre…, ta qojmë në vend amanetin e tyre…, Ta qojmë në vend amanetin e tyre…!…
Duartrokitje…, duartrokitje…, duartrokitje të pafunda…!
U thurin elozhe…!
U lartësojnë lapidare e shtatore…!
I qojnë deri në qiellin e shtatë të shenjëtërisë me oratorinë e tyre…!
Gjithçka e bëjnë që të bartin shkëlqimin e dëshmorëve për vete, për të ardhur deri tek qëllimet e tyre përfide të përfitimeve materiale dhe ngritjës në karierë. Ndërsa, trupin e atdheut e gërryejnë, e plagosin dhe e përgjakin si mos më keq tue i hudh mbi shpinë 1001 halle, të papërspektive deri në vërbëri të skajshme.
Shpërthen oratoria e theksuar nga gjuha dhe zëri i oratorëve të pafund, si të ishin aktor të teatrit tragjikomik…
Secili bënë garë për t’i mund e rrëzuar përtokë parafolësit orator, ashtu që të fitojë duartrokitjët më të fuqishme nga masa e egzaltuar marroqe e vërbëruar nga fjalët e mëdha dhe të bukura, të lyera me shkëlqime të rreme përsonale nga secili orator (“aktor”)….
Po vazhdon kjo egzalti mashtruese dhe e vërbër që 17 vite rrjesht, pa u ndal dhe e paturpshme.
Deri kur kështu do të vazhdon kjo marrëzi me fjalë kotësie e mashtrimi nga të tillët akterë e aktor që nuk zbatuan asgjë nga ai amanet që u lanë heronjët dhe për të cilin derdhën gjakun e tyre.
Përkundrazi, e këqpërdorën në ekstrem idealin e tyre, përse ata u bënë fli, për t’u bërë përfituesit material mafioz duke shkelur pa bezdi mbi gjakun e tyre me qëllim të arritjës së përfitimeve të tyre e të klaneve të tyre politike, partiake, fetare, akademike, etj., në dëm të atdheut e përspektivës zhvillimore të atdheut.
Më neverisin e më ngjallin ankth e thyerje shprese oratoret tonë me oratoritë e tilla hipokrite e demagogjike, të cilët përveç oratorisë së ushtruar përfekt, gjithëçka tjetër e kanë farsë.
Gjithçka e bënë si mos më keq e për faqe të zezë për 17 vite dhe na dalin e na krekosën me oratorinë e tyre të kotë dhe fallse.
E mileti injorant e budalla u shkon pas si muça pas daive me duartrokitje frenetike…!
Vërtet do t’ua kishin lakmi për ORATORI edhe shkollat më të famshme për aktorim të teatrove më famoze.