TË GJENDET MEKANIZËM PËR LARGIMIN E HASHIM THAÇIT

SHKRUAN: LUAN BUKOLLA, LIDHJA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE

Miqtë e mi të dashur,

Po ju pyes, sinqerisht, a ka Kosova e shkretë ndonjë mekanizëm për të larguar Hashim Thaçin nga Presidenti i Kosovës, sa më shpejt që është e mundur, para se të jetë tepër vonë?

Shumë i poshtër ish kanë ky katastrofë, por, shumë më të poshtër janë ata anëtarë të Parlamentit të Kosovës që e votuan këtë kriminel, sidomos deputetët e LDK-së.

Për mendimin tim personal, unë besoj së Hashim Thaçi do t’u thotë Amerikanëve në Lutjen e Mëngjesit (Prayer Breakfast) në Washington, se ai është i gatshëm dhe në gjendje të bëjë një marrëveshje me Serbinë, në dëm të Kosovës, por, Kryeministri Haradinaj nuk po e lejon atë, kështu që Amerika duhet të ndihmojë Hashim Thaçin kundër Kryeministrit Haradinaj.

Ky e fëlliq ku shkon dhe ku prek!

Ruajuni nga “Gjarpëri”, ky është argat i rrezikshem i forcave anti-Shqiptare.

Zoti ju ndihmoft,
Me respekt,
Dashamiri juaj,
Luani

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top