TE DINE PER KATUND KOSOVE

Shkruan: Rexhep SHAHU

Vaso Cubrilloviqi qe ne platformen e tij te pare Shperngulja e shqiptareve njofton se ne Tirane Serbia e ka kollaj se ne Tirane ben pune leku… Pata reague para nje viti se Kosova eshte Shqiperi dhe askush ne Tirane as ne Prishtine e as ne qiell te zoti nuk eshte pronar i Kosoves dhe nuk mund te sillet me Kosoven sikur me nje are qe ia ka lane baba. Por me fole per Kosove, per komb e atdhe, per ndarje a bashkim, duhet me i pase bolet sa krejnat e filozofeve e une nuk i kam aq. Parullat bajate dhe te sofistikuara per dy kombe, ne njje kohe kur kombformimi ka ndodhe me vakt, pa linde tregtaret e parullave kombetariste, pra parullat nuk krijojne dot komb kosovar se duhet toke tjeter per kosovaret joshqiptare, teritor tjeter, identitet tjeter jo shqiptar dhe duhet te ndodhe qe kosovaret te mos jane ajka e te qenit shqiptar, ajka e qenies shqiptare, ashti, kurrizi, boshti i kombit.

Politikanet e dites trusherren qe u ka ike casti prej dore kete cerek shekulli per bashkim kombetar se nuk kane dashte bashkim kombetar, nuk e ndalojne dot Kosoven e Shqiperine te jene te denuara si Gjermania e Austria, nje gjuhe, nje komb, dy shtete. Edi Rama dhe gjithe edrat kane gjithe lejen e zotit me recitue kenge e poezi per Kosoven si une, por nuk kane kurre asnje te drejte me vendose asgje per Kosoven, as per leje kalimi per zogjte ne qiellin e Kosoves.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top