Të denoncohen tekstet e historisë dhe letërsisë ku himnizohet lufta e klasave

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Që kur Dushan Mugosha ngriti celulat komuniste në Vlorë, Jugu i Shqipërisë u kthye në arenë të luftës civile ku komunistët bënë kërdinë. Qysh atëherë, Vlora është bërë domen i kriminelëve të kuq dhe simbol i terrorizmit majtist.

Ata që e kanë vuajtur dhe po vuajnë terrorin e regjimit masono-bolshevik dhe pasojat e tij do të bënin mirë tu tregonin vendin kriminelëve të luftës së klasave dhe ta merrnin me shqelma palaçon e tyre, sepse, pavarësisht se si shfaqet, thelbi i konfliktit në Shqipëri është midis gjakatarëve të regjimit komunist dhe trashëgimtarëve të tyre terroristë nga njera anë dhe viktimave e pasardhësve të tyre nga ana tjetër. Reagimi i ashpër që tregon pushteti masono-bolshevik dhe media e tyre pas çdo proteste, është dëshmia më e mirë për sa thamë.

Para do kohe kam postuar një status ku kam thënë se në radhët e policisë ka banditë të rekrutuar nga paramilitarët e FRESH -it dhe fondacioni “Qemal Stafa”.

Duke u nisur nga fakti se shumë nga të arrestuarit dhe të terrorizuarit janë nga radhët e ish të përndjekurve politikë, shoqata e ish të përndjekurve duhet ti skedojnë emër për emër dhe ti bëjë publik policet qe sillen si bandite.

Njëkohësisht duhet të ketë aktivitete politike për heqjen e simboleve të komunizmit të tilla si: pllaka përkujtimore, buste të komunistëve kriminelë të luftës, të kriminelëve të luftës së klasave etj.

Po kështu, duhet të denoncohen tekstet e historisë e letërsisë ku himnizohet lufta e klasave dhe mbahet ndezur flaka e urrejtjes ndermjet shqiptarëve.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top