SHKRUAN: KIMETE BERISHA
Na piku prej qielli lajmi për arritjen e Marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, për t’u kombinuar lajmi me aeroplanin.
Ramushi i pasherr, u habit dhe u gëzu i pari.
Tashmë mund të thuhet se taksa e tij po jep rezultate qiellore.
Atë që e arriti në tokë, e humbi në qiell.
Nuk më pëlqen pse për këtë marrëveshje u gëzua kaq shumë lartmadhnia e tij Presidenti Donald Trump, sepse kur gëzohet Ai shumë (për kaq pak punë), ose ne nuk i kemi punët mirë, ose nuk i ka punët mirë ai. Ishalla Ai, se neve masandej na bjen më mirë.
Kaq e madhe është Kosova, sa që Presidenti Trump kishte nevojë urgjente t’i tregonte Amerikës se ka arritur diçka aq të mahnitshme, diçka që askush deri tani s’ka besuar se mund të ndodh:
Do të mbërrijë shqiptari i parë me aeroplan në Beograd.
Thuajse Beogradi është Hëna, e shqiptari ‘vanzemalc’.
Vet fakti që Serbia është ‘gëzuar’ për këtë ‘arritje’ ajrore me Kosovën, ajo nuk gëzohet pa i ra mirë asaj.
Me shku shqiptari në Beograd me aeroplan, është ngjarje e madhe, nuk është njësoj si me shku me autobus, se me autobus shkojnë shqiptarët përditë, s’është interesant.
Interesant është m’u gëzu sa shpejt mundesh me shku në Beograd, për 30 minuta.
E edhe më interesant është mos m’u mërzit si ne që s’mërzitemi aspak pse nuk kemi linjë ajrore për Tiranë.
Kokat e LDK-së e quajnë ‘pozitive’ marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.
Çfarë gjetje akademike kjo: ‘pozitive’.
Pra, sipas kokave, në këtë linjë ajrore nuk mund të ketë asgjë ‘negative’, as kur fryn murrlani.
VV materialiste, pret ta shoh marrëveshjen, për t’u shprehur, ndërsa s’po guxon kush prej neve as një kopje t’marrëveshjes me lyp se mos po idhnohen amerikanët.
AAK i vendos taksat në tokë e i heq në qiell, aq bukur di me lexu Pali.
P.S. Vetëvendosja e LDK kot e kanë që po tutën me bë qeverinë, s’kanë ku ikin, se për fatin e tyre të ‘keq’ prap kanë m’i fitu zgjedhjet.
E padrejtë po, fati (dhe PDK) ua la atyre pataten e nxehtë në duar.