Takimi Rama – Basha, Një dështim i pakuptimtë

Shkruan: Artur Roshi, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat

Inisiatori i këtij takimi ishte kryeministri dhe normalisht pritej suksesi i një kompromisi.
Pse ? Sepse është njeriu që ka pushtetin më të madh në vënd dhe si i tillë është Ai që për shkak të një reforme duhet të ofrojë kompromis duke lënë diçka nga pushteti i tij në përputhje me përgjegjësie që ka ndaj shqiptarëve.
Eshtë mëndësi Staliniste të shkosh në një takim dhe të kërkosh rezultatin e mos bërjes së takimit, asgjënë. Të shkosh thjesht për të thënë se konsumova hapin final negociues. Të shkosh thjesht për sytë e ndërkombëtarëve jo për realitetin e shqiptarëve. Përse midis Bashës dhe Trampit(Ndërkombëtarëve) nuk zgjodhi Bashën dhe të shkonte vërtetë për marrëveshje.

Besoj që bie serioziteti i një Kryeministri që shkon në takim që ka pritshmëri kompromisi, kur nuk ka arritur më parë marrëveshjen. Takimi bën vetëm formalizimin. Këtu ka humbur kuptimi logjik sepse shkon në një takim për të dështuar e aq më tepër kur je inisjatori. Shkon për marrëveshje për të mos bërë marrëveshje. Për këto gjëra duhet patur zili çdo mëndje që ka aftësinë ti mendojë si të vlefshme këto vese të të menduarit.

Z. Basha, që është në pozita të pushtetit Opozitar nuk ka çfarë pushteti të lëshojë përveç se mund të kërkojë lëshime të pushtetit të kryeministrit që derivojnë nga marrëveshja.Në këtë histori kemi kryeministrin z.Rama që luan për përfituar pushtet dhe nga ana tjeter shefin e Opozitës që përpiqet të mbrojë rendin e së drejtës jashtë interesave te pushtetit.

Në se kryeministri plotëson kërkesat e Opozitës për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore ku është e keqja ? Ku është humbja e shqiptarëve apo qoftë edhe e qeverisë ? Unë kam qenë kundër takimit sepse nuk besoj që zoti Rama bën ndonjë veprim jashtë manisë së pushtetit. Në fakt është e çuditshme kur një njeri ka në dorë të ndikojë tek e ardhmja e vendit dhe nuk dëshiron ta bëjë këtë se është jashtë interesit të pushtetit të tij.Shembuj të tillë ka por vijnë nga plani i diktatorëve të prodhuar në lindje si Millosheviçi, Asadi, Putini etj.

Kur doli nga takimi kryeministri u soll si krah politik i nje grupi të armatosur duke kërcënuar se do shkeli parimin perëndimor të demokracisë konsensusin dhe nuk priste më Opozitën.

Nuk besoj që me amoralitetin dhe padrejtësinë e trafikut të votave të disa deputetëve do përligjë një reformë drejtësie.Në mëndjen e kryeministrit është “problemi i pandëshkueshmërisë” së gjyqtarëve që do marrë fund nga reforma.Por sot ky artikulim është thjesht një presion ndaj tyre për të marrë vendime në krah të qeverisë.Kjo mjafton për të parë se qeveria kërkon reformë alla-Putiniane.

Autokontrolli i pushtetit është sfida e çdo kryeminstri. Rama është në inversin e kësaj sfide.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top