TAKIME TË RRALLA

Me Sadik Sadikun , plak 89 vjeqarë nga Gjilani, me të cilin bisedojmë reth fëmijërisë së kaluar në Novosellë të Bujanovc it, ardhjes së Sërbisë së parë, katundit të djegur, shtëpizave prej dheu ku jetojnë më se tri vjet, punëve fizike nëpër Sërbi, fukarallakun e vite ve 30-ta , luftën e dytë posaqërisht rreth qëndresës Shqiptare të vitin 1944, pastaj si ndodhë masakra e Gjilanit, rreth 10 vjetëve Burg si《Armik i popullit》.

Para disa vjetëve mund ta takoje më lehtë, sepse rëndom rrinte para ëmbëltores -Skenderbeu- pronë e djalit të tijë. 《Po djemtë si të rriten, daktisen》Nipi i tij Muhameri na drejton për në Popovicë, menjëherë ndanë rrugēs së Prishtinës.

Plakun e gjejmë brenda, në dhomën e musafirëve ku edhe e kalon pjesën më të madhe të kohës, sepse ka dashtë Zoti e po më nderojnë herë -herë dashamirët do të na thotë më vonë. Koftori ndizet me të madhe, po xha Sadikut i duket që jemi mërdhi udhës《Mulne, pak dru u drejtohet nipërve》Zëmë vend bashkë me Nazmiun arsimtar gjuhe dhe me nipin e tijë Muhamerin, që do ti dalë punë《pēr të na shërbyer nganjëherë e pēr ti ndejtur gati zjarrit》Odaxhinë mund ta njohësh shumë lehtë ngacmon Nazmiu, pasi e ndërruam nga një cigare duke aluduar në dhomën e ngrohtë.
-Eh- e blen menjëherë xha Sadiku -Dimni urtohet me dru , e plaku me muhabet,!

KUJTIMET E RËNDUARA ME LUFTËRA

sadik sadikuTë parët tanë , do ta rikujtojē xha Sadiku kishin jetuar te Sherretët e Ferizajt kohë luftërash e turbullirash. Atje rrafsh buzë udhe çdo ordi preket atypari. Kishin ba mend të nderojnë vend, për të gjetur pak më shumë rehati. Hajt e hajt e hajt …ku të shkojshë? Në kërshat e Novosellës, bjeshkë të nalta ato, nuk i shenjonte lehtë syri i hasmit se për ti shkelë jo se jo. Ashtu kishin menduar e me një mendim të tillë kishin zënë vend aty prej katërgjyshit .Veq pushkëve rallë u kishe dalë pushim. Unë si fëmijë mbaj mend kur SHKOJSHIN BURRNIMI ANËVE TONA ME IDRIZ SEFERIN ME LUFTUE ATJE KU E LYPTE NEVOJA, NUK I PRITOHEJ LUFTËS ASNJËHERË KUR LUFTOHEJ PĒR SHQIPTARI.

Më kujtohet se si bisedojshin në të 12-tēn pēr Pavarësinë që do të shpallej po edhe flitej se do të hynte Sërbia e cila edhe erdhi pak më vonë.Ne e lēshuam Novosellën pēr dy muaj ditë , qëndruam tek të afërmit tonë në Sherret afër Ferizajit, pastaj një kohë në Tetovë. Kur u kthyem prej 60 shpive sa kishte katundi ynë vetëm një i kishte shpëtuar zjarrit, shtëpia e Halit Bislimit që gjendej mes malit.

-Po si u vendosët sërish?
-S’ kishim edhe ku me shkue ngjeti, nuk rrihet gjithë nëpër dyert e tjerëve! U kthyem qashtu shpijat kallë krejt se nuk ishin si të tashtit. Veq shpirti ynë e di , verë e dimën s’ dishim t’nalem ku kish punë shkojshim. Më së shumëti rrethit Vrajës , Vrajë nëpēr shkije , kryejshim punët e marrshim hakun. Tu mbledhë tu mbledhë e bonëm njifarë idare i ndreqëm kadaldalë edhe shpijat. Por Sërbi i dytë na pat lodhë bukur shumë:Jo me xhanar jo me porez e jo me agrar. Merre me mend ti kur jam martue unë darsmēn e kam ba me 5-6 vetë e e nji kali. Vitet e 30-ta na patën shti dy gujt n’bark e kshin synin t’na shkulnin asajde.

-Prandaj jeni gëzuar kur është thyer Jugosllavija e vjetër e ngacmon sërish Nazmiu !

Kurkush s’ i gëzohet luftës po kishim ymyt mos po bohet ma mirë se ma keq s’ kish ku me shkue.
Çdo hasëm që vjen , ai hasëm është. Në fillim t’merr me të mirë si t’shohin që po ja prishë tymin, ta dredhë saçin. Te na hasmit veq emni i ndërrohej , shkoi Sērbia erdh Bugari hec e rri nēr Bugar?
Ikëm diqysh erdhēm në Gilan se ktu sundojke Italia , tri vjet nejtëm me banesë.

-Dhe kaluat më mirë? e pyes i nxitur nga fjalët e tijë.
-Pak më mirë se me Sërbi, knej i thojshin Shipni mujshe me shkue tej në Tiranë e nuk t’ngucke kush.

FUNDI TRAGJIK I NJË VITI

Ajo që na interesonte më së shumti në bisedë me xha Sadikun ishte viti 1944, gjysma e dytë ku edhe zë fill shthurja e lëmshit të luftës. Sepse me《menjanimin》e Bulgarëve dhe të Italianëve nga lufta , Gjermanët prej të gjitha anëve ishin në thumb dita ditës pritej tërheqja e tyre.

-Po si do të organizohen Shqiptarët e kësaj ane të Gollakut, e pyesim në vazhdim të ndejës xha Sadikun.

-《Ngurron》Nashta s’ ban me shkru se neve na qujshin Ballista më vonë!

-E qka ishit me të vërtetë?
-Na a? Luftëtarë vullnetarë që kishim për qëllim ti mbrojmë tokat tona. SE FJALËT JAN KONË: KAH ËSHTË SHQIP ME SHIPNI. E qato fjalë e pamë që po na n’rrojnë. Tevona na ngulëm kam edhe e qitëm rrethin prej VRAJE, BUJANOVC, PRESHEVË, për udhë t’FRENGIT e dej N’GURI T’ZI të SHKUPIT. Prej anej a kapke ana e TETOVËS E GOSTIVARIT e kurse knej lidhej me LLAP E DRENICË veq n’tana anët u kon e përthakueme.

-Në këtë front të rezistencës ku ishe ti xha Sadik?
-Gati 7 muaj me 600 vullnetarë kam dhanë roje prej Bujanovc e në Guri t’zi të Tërstenës.
Unë i kisha nën komandë edhe asnjë s’ mu ka damtu, por na mujti forza. ……ndalet ndez cigaren tjetër të cilën e pi me nervozizëm të theksuar. 《Badihava》ja qitshe gjyksin grykës së topit.

Dy javë u solla nēpēr male të Gumnishtës, një ditë u takova me Ramiz Cërnicën , kuvenum bukur shumë.M’kallzoj se denam të madhë Jan tu ba KOMUNISTAT në Gilan. Nuk i harroj kurrë fjalët që mi tha mas mrami.
MOS TA HARROJMË VATANIN E SHOQI SHOQIN SE NA SHKULËN FUQITË E MDHAJA APET. Bash kshtu m’tha.
E dolëm në kodrat e Bllakovcit ku ishin mbledhë 8000 vetë, komandën e majshin MUHARREM FEJZA , RAMIZ CËRNICA, HYSEN TĒRPEZA (i cili më vonë iku me nja 300 vetë për Greqi) HASAN ALIU, SINAN STANECI, RAMADAN AGUSHI etj.

Prej atjehit i kshyrshmi zjarrmat kah u kallshin në KARADAK po hec e nali hec e shymi? E u shkepëm secili nëpēr vene t’veta. Unë u ktheva në DESIVOJCË me 18 vetë tjerë sepse në NOVOSELLË apet ma kishin djegë shpijēn BUGARËT kur ishin.

Në dhjetorin e vitit 1944 Shqiptarët e Anamoravēs nuk e harrojnē kurrë as tash pas 45 vjetësh.
Në këtë muaj BRIGADA E 17-të MAQEDONE do të bëjë masakra të papara në KARADAK.

Më kujtohet 19 Dhjetor 1944 MULLA IDRIZI na majti fjalim e na tha me kan t’ngushëm e me majt rend se E KEMI NJET ME SHLIRUE GILANIN, ku brigadat e kuqe po masakrojnë Shqiptarë ditë e natë, edhe mas mramti u hallashtisëm mes veti.

-A ka ardhur kush prej Gilanit një natë më parë për të biseduar me MULLA IDRIZIN?
Pej Gilani vazhdimisht kan ardhë gjinja e jan bo me neve, ndoshta edhe me ta kan bo llaf s’ kam nie. E DI QË MULLA IDRIZI u kon me dy mene:Me i ra Gilanit mos po shkojmē më shumë poshtë mos me i ra kush s’ i nalke masakrat. Aty në Shtab ma shumë jan kon për mi ra edhe qashtu u bo.
Të Shtunën pa dhënë ferk e kemi nisë luftën prej tri anëve.
Kah Gllama e Koretishta u kon SYLË ZARBICA, DREJT XHADES PREJ KMETOVCI U KON MUHARREM FEJZA DHE PREJ SHILLOVE E MALISHEVE SHEFKI DESIVOJCA E UNË.
Lufta u kon e rreptë e nuk u nal tej masdite kur kan ardhë brigadat Shqiptare prej kah Ferizaj. Atëherë jan marrë vesh e na jemi ngreh.
SHEFKIU mbet i vramë ka pas edhe tjerë të vramë.
VEQ KEMI MARR VESH SE MË SHUMË JANË VRA PĒRPARA EDHE NJË NATË PARA LUFTE PREJ BANDAVE T’POROSITUNA .Edhe më vonë jan vra me të madhe.

-Kush fitoi prej kēsaj lufte xha Sadik?
Vllada i Tomës, që rrnon sot në Beograd.

PERIPECITË S’ KAN TË SOSUR

sadik sadikuMbrëmja e dimrit që vie më herët detyron të ndizen dritat. Biseda assesi të mbyllet. Personazhi i këtij rrëfimi afro 7muaj do të fshihet në vendlindje Në Novosellë (TË EPËRME) Bashkë me vëllaun SAHITIN e nuk do të bjerë në dorë .Mixha SALIH do të kujdeset për ta sa për ta bartur ushqimin. Diku pas verës 1945 pas hamendjesh të shumëta dorëzohen. Ratomiri i Vrapcës të cilin rastësisht e takon në Gjilan e para njihej me të sepse para një viti ja kishte shpëtuar jetën i thotë:-S’ ka pas vyt me ra në dorë edhe pak-

Organet ushtarake njërin e nisin për Vrajë SAHITIN i cili edhe nuk do të kthehet më as pēr së vdekuri kurse Sadikun për në Ferizaj ku pos ARMIK POPULLI e ngarkojnë gjoja se ja ka marrë me dhunë një -palë këpucë dhe një palltë- Borës së Boshkit nga Gjilani. Por këtë thashethëme edhe vetë Bora i demanton në gjykim.
Megjithatë denohet me 15 vjet burg së bashku me 4 të tjerë.
Burgun do ta vuajë në Mitrovicë të Sremit (10) vjet së bashku me 4600 Shqiptarë të tjerë aso kohë prej afro 18000 të burgosurve sa ishin krejt, ndër ta edhe RAMIZ E RAIF CËRNICA.

Tri vjet nuk do të ketë mundësi tu paraqitet të vetëve as përmes letre.

Nga kujtesa nuk do ti shlyhen kurrë për të gjallë NJAZI XHELADINI PREJ KAQANIKU DHE MEHMET RAMA PREJ HASI dy të burgosur të cilët para të gjithēve i vret personali i burgut me të vetmin shkas se refuzuan punën e rëndë.

Jeta 90 vjeqare e xha Sadikut ruan në vete edhe shumë sekrete tjera, mbase koha që vjen do ti nxjerrë shoshitë edhe të tjerat një ditë.
Po Mbrëmja që lëshohet me mjegull athua duket më e errët.

Intervista e bërë në vitin 1989 nga Sabit Rrutemi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top