Takim i Partive të Djathta

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ftoi në një tryezë të përbashkët të gjithë kryetarët e partive politike të djathta, pjesë e koalicionit, pjesëmarrëse në zgjedhjet e fundit parlamentare, për të diskutuar në lidhje me Reformën Zgjedhore. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbetet qëllimi dhe angazhimi politik i të gjithë këtyre partive. Në takim u shpreh vullneti për bashkëpunimin politik dhe elektoral të së djathtës, në respektim të vlerave dhe kontributeve të të gjitha forcave politike. Në takim u ra dakort për qëndrimet mbi cështjet kryesore të Reformës Zgjedhore, të ngrihet një grup i posacëm teknik, i cili do të përgatisë dhe draftojë ndryshimet përkatëse, duke ia paraqitur për diskutim PD-së, dhe më pas Komisionit të Posacëm të Reformës Zgjedhore.

Ky takim vendosi që kjo tryezë të jetë e hapur edhe për subjektet e tjera politike të djathta.
Në takim u ra dakort:
1- Aplikimi i Sistemit Proporcional dhe konkurimin me lista të hapura. Konkurimi me lista të hapura do të garantonte një Parlament të zgjedhur prej zgjedhësve shqiptarë dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike.
2- Procedura e votimit, vlerësimit dhe numërimit të votave të bëhet nëpërmjet sistemit elektronik në zbatim të Kodit Zgjedhor. Implementimi i teknologjisë është shmangur në mënyrë të pajustifikuar dhe aktualisht përbën një detyrim të Kodit Zgjedhor.
3- Shteti shqiptar duhet të garantojëfinancim të fushatës eletorale për secilën parti politike, koalicion apo kandidat. Kjo do të shmangte kapjen e partive dhe qeverisjes nga paratë e korrupsionit apo interesat korruptive.
Tryeza në fjalë u zhvillua në ambjentet e Selisë së Partisë Republikane. Në fund të katij takimi, pjesëmarrësit ranë dakord për zhvillimin e takimeve periodike, deri në hartimin e një drafti të plotë përfundimar, për t`a propozuar më pas në Komisionin e Posacëm për Reformën Zgjedhore.
Të pranishëm në këtë tryezë ishin si më poshtë:
Fatmir Mediu – Partia Republikane
Dashamir Shehi – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Arjan Starova – Bashkimi Liberal Demokrat
Lufter Xhuveli – Partia Agrare Ambjentaliste
Artur Roshi – Balli Kombëtar Demokrat
Adriatik Alimadhi – Partia Balli Kombëtar
Sulejman Xhana – Partia Lëvizja e Legalitetit
Kujtim Xhuzi – Partia Konservatore
Ylber Valteri – Partia Bashikimi Demokrat Shqiptar

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top