Vonesa në arrestimin e Arben Frrokut – Holanda nis hetimin administrativ, në Tiranë autoritetet heshtin
Problemi që u konstatua me shenjat e gishtave të Arben Frrokut ka cuar në nisjen e hetimit administrativ nga policia e Holandës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të “Ora Neës”, ndësa hetimi do të përcaktojë nëse problemi është përgjegjësi e autoriteteve holandeze apo atyre shqiptare. Policia e Amsterdamit ka nisur hetimin administrative për të gjetur shkaqet që çuan në vonesën e identifikimit dhe më pas arrestimit të Arben Frrokut. Hetimi ka nisur me qëllim shmangien e çdo dyshimi të mundshëm mbi veprimet e agjentëve të tyre që kanë shqyrtuar rastin Frroku në Hollandë.
Ky fakt u është bërë i ditur zyrtarëve të lartë të Policisë Shqiptare nga ana e përfaqësuesve diplomatikë të Holandës në Tiranë. Burime të “Ora Neës” konfirmojnë se përfaqësues të vendeve të Beneluksit kanë diskutuar me drejtuesit e Policisë, të cilëve u kanë shprehur qëndrimin se vonesa gati 2-mujore në identifikimin e Arben Frrokut duket e dyshimtë dhe për këtë arsye po punohet që të përcaktohen përgjegjësitë e mundshme gjatë procedurës. Në përfundim të hetimit të brendshëm, do të vlerësohet nëse proçedura ka hasur në probleme për shkak të palës holandeze apo të palës shqiptare. Më konkretisht, diplomatët në Tiranë kanë konfirmuar se ata janë vënë në dijeni vetëm në fillim të kësaj jave mbi ndalimin e Frrokut në Holandë dhe u vunë menjëherë në lëvizje, duke komunikuar me autoritetet në Amsterdam, si edhe duke realizuar koordinimin me Interpol Tirana. Nga veprimet e deritanishme, duket se problemi është konstatuar në identifikimin e Arben Frrokut nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve. Policia holandeze po kryen verifikimet administrative për të vlerësuar nëse është bërë procedura e skanimit të gjurmëve të gishtave të Frrokut që në momentin e ndalimit të tij, ku ka paraqitur pasaportën me emrin Renato Tsepa.
Nëse do të rezultojë se gjithçka në Hollandë është kryer në bazë të procedurave strikte, atëherë duhet konsideruar fakti se problem në identifikimin e Arben Frrokut qëndron tek pala shqiptare, e cila nga ana e saj nuk konfirmon të ketë nisur asnjë procedurë verifikuese.