TA THEMI REALITETIN…

Shkruan: Mehmedali Jashari

Pyetjet e kanë zakonisht një përgjigje te saktë. Dikush i bënë pyetjet nga kurreshtja, dikush tjetër nga vetëdija e munguar, e dikush tjetër nga djallëzia. Komunistët, me histori të sajuara duan të arsyetojnë trathëtinë dhe djallëzinë e tyre. U bë nje Mukje, u thirrë populli anë e kënd Shqypnis dhe tokave Shqyptare në Kosovë e Iliridë, të bëhemi bashkë e ta luftojmë çdo anmik te Shqypnisë e të Shqyptarëve. Nuk arsyetohet krimi e tradhëtia. Shpike e sajo sa të duash propogandë, dikur të vërtetat zbulohen, djallëzit dalin në shesh.

Populli shqyptar asht viktimë e propogandave djallëzore, sajesave dhe shpifjeve të llojllojshme. Ta themi realitetin, të vërtetën, nëse vërtetë duam t’ia nisim për së mbari si Komb. Lufta e Dytë Botërore për shqyptarët ishte nje shansë e mirë ku mund të bëhej diçka në të mirë të Shqypnisë dhe Shqyptarëve.

Faji kryesor nuk bie as mbi Italianët e as mbi Gjermanët, por as te Fuqitë e Mëdha, që ne jemi mësuar t’i quajmë herë aleat, herë tjetër kurva e ç’fare jo! Faji më i madh asht te ne Shqyptarët që nuk bëhemi bashk. Gabime bënë krerët nacionalist, kjo asht fakt, por kobin më të madh e me tragjik, tradhëtinë më të madhe e bënë komunistët në krye me Enver Hoxhen, Fadil Hoxhën dhe shokët e tyre si Koçi Xoxe e disa të tjerë.

Komunistët ishin të vendosur, ose do e marrin pushtetin me çdo kusht, ose i vrasim të gjithë ata që janë kundër nesh. Komunistët e Enver Hoxhës dhe Fadil Hoxhës bashkpunuan me anmiqt më tinëzar dhe më gjakatar të kombit tonë, vetëm për të siguruar kapjen e pushtetit.

Faktet historike dëshmojnë se pas largimit të Gjermanisë, komunistët shqypfolës së bashku me serbët masakruan shqyptarë, bënë krime që s’mbahen mend në histori. Komunistët u organizuan, u ndihmuan djallëzisht nga jugosllavët. Ata, për interesa të veta nxitën vllavrasjen ndër shqyptar. Jugosllavët e planifikuan dhe i bënë komunistët shqypfolës vegla të tyre. Këtë kob të zi, nuk e ndryshon asnjë sajesë dhe nuk e mbulon asnjë propagandë.

Dokumetet historike anglo-amerikane tregojnë se komunistët ishin në dorën e jugosllavëve dhe nuk ju besonin aleatëve. Sa herë që aleatët kanë ndërhyrë për t’i bashkuar me nacionalistët, komunistët kanë refuzuar prerazi. Nuk bashkohemi me Ballistët! Anglezët e dëshmojnë me dokumentacion se Enver Hoxha pa jugosllavët nuk bënte asgjë, nuk merrte vendime pa i pyetur Titon dhe Dimitrovin. Problemi i shqyptareve edhe para komunizmit ishte problem i brendshëm, por me ardhjen e komunistëve, ngjau sikur erdhi djalli dhe hyri ne mesin e tyre.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top