Shkruan: Rexhep SHAHU
Bunkera te tille muze te diktatures, qe i quan kryeministri si ai qe njoftoi edhe zotin se inauguroi te MInistria e Brendeshme, ka plot neper Shqiperi, neper Tirane dhe gjithe qytetet e Shqiperise. Po nuk jane keto ato deshmite tronditese te diktatures, nuk jane, vendstrehimet nen qytete ne rast sulmi ne kohen e diktatures, ato deshmite tronditese te diktatures. Jo, ato jane vendstrehime qe edhe sot ne rast te ndonje sulmi, i pari qe vrapon me ruajte bythen aty eshte kryeministri me ceten e tij.
Po i kujtoj kryeministrit dhe te tijve qe po kujtojne se ia gjeten rrenjet historise dhe e demaskuan diktaturen se gjithe qyteti i Kukesit aq sa eshte jashte mbi toke eshte edhe nen toke. E ka ndertuar Enver Hoxha, frika dhe mania e tij. Ne Kukesin e nendheshem jane gjithca qe i duhet nje qyteti te mbidheshem. Nuk po i lene radhe njeri – tjetrit turistet duke vizituar Kukesin e nendheshem nga ftesa e kryeministrit…
Eshte ne Kukesin e nendheshem edhe komiteti i partise, ai ekzekutiv, radio Kukesi, divizioni, spitali etj etj.Po s’ka foto te Enverit ne mure, as te Ramizit, as te Nexhmijeve…
Eshte edhe nje zyre per kryeministrin Rama atje nen toke…
Ne Radio Kukesi nen toke eshet edhe edhe nje radio tjeter, nje godine tjeter radioje.
Keto qe shet per zbulime, per muze diktature kryeministri nuk shiten as per librat me ilustrime per femijet e kopshteve.
Kryeministri e ka vetem nje qellim ne keto raste, te laje mut me shurre, te shkruaje media e huaj sikur ai po ben namin, po ben vrima ne uje, po suvaton diktaturen. Se kryeministri ine ka qellim ne vetvete te binde te huajt se eshte njesh fare.
Nese do muze diktature kryeministri apo edhe ambasadori amerikan qe shkoi ne Spaç, le ta bejne muze se e kane te gatshem burgun e Tiranes, aty ku kane vdeke shume here me shume ne tortura se sa ne Spac a Burrel apo kudo tjeter shqiptaret e denuar nga diktatura.
Le ta bejne muzeun e diktatures edhe ne Tirane dhe atehere do ta shohe se sa vizitore do te kete. Pak njerez, edhe pse duan, munden te shkojne ne Spac, a Tepelene apo ne kampet e Lushnjes. Te burgu i Tiranes shkojne te huajt natyrisht, se eshte afer, nese ne muret e burgut, ne muret e kaushave nuk vendosin piktura te Edi Rames por i lene zingjiret ku varnin te burgosurit ne tortura sic kane qene, i lene morrat sic kane qene, i lene mutat sic kane qene…
Krahas Spaçit, Burrelit dhe muzeve te tjera, e ka me lehte kryeministri qe ta beje muze te diktatures varrin e Enver Hoxhes, piramiden varr qe po na fut brenda te gjitheve qe eshte mu ne mes te Tiranes dhe mund te kete vizitore edhe nga planeti Mars. Beje muze diktature piramiden.
Beje nese ta mban zoti kryeminister dhe mos tall menderet duke na u shite edhe si denoncues i diktatures. Ende nuk ia ke preke as koren e pare se nuk guxon, edhe pse shume te shohin e te dine si guximtar, si trim, por nuk je ne fakt i tille me te fortet, je me te dobtit.