Dikur me Milladinin - Sot me Tadiqin

Süddeutsche Zeitung: Jemeni sundohet nga fiset, Ukraina nga oligarkët, Shqipëria nga “klika e Enver Hoxhës”

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, së paku brendësia e saj duket bukur e rregulluar. Kush ka qenë përpara dhjetë vitesh kujton kafetë e stërmbushura me burra, por nuk janë pas as gratë. A janë ata të papunë, me kohë të lirë ose turistë? – pyet njëri shoferin e autobusit, i cili përgjigjet me shaka: “Ata janë vetëm politikanë.” Ai nënkupton se çmimet e kafeneve janë shumë të larta për të ardhurat e shqiptarëve, që mesatarisht marrin 360 euro në muaj. Ndërsa politikanët janë të korruptuar, shkruan në hyrje prestigjiozja gjermane sueddeutsche.de.

Më pas, gazeta tregon pozitat e ulta të Shqipërisë sa i takon rënditjes së Transparency International, sa i takon korrupsionit, ndërsa kjo bëhet më e rëndë për diplomatët dhe investitorët. Përkundër kësaj, Shqipëria u bë vend kandidat i BE-së në vitin 2014. Të gjitha ish vendet “komuniste” tani duhet ti takojnë “perëndimit”, por ministri i jashtëm Ditmir Bushati e di mirë, se çfarë don të thotë ti takosh perëndimit. “Ne nuk jemi akoma gati për integrimin në BE”. Por, Ditmir Bushati shton se tregtia me Kinën është tepër e vështirë, ndërsa me Turqinë meremi vetëm me çështje të vogla tregtare.

Gazeta amerikane Journal of Democracy për zgjedhjet e vitit 2013 theksonte se janë zgjedhjet e para ku u ballafaquan programet partiake, dhe jo si më parë, kur pushteti blihej me para. Ndërkohë fati i Shqipërisë drejtohet akoma nga “klika” e dikurshme e Enver Hoxhës, që paradoksalisht, perëndimi prej tyre të lufthet kundër korrupsionit dhe për intergrimet euro-atlantike të Shqipërisë.

Në vendet arabe si në Irak e Jemen, fati caktohet nga besnikëria ndaj fiseve. Në vende si Ukraina fatin e kanë në dorë miliardat e politikanëve oligark. Në Shqipëri, fatkeqësisht, janë klikat komuniste që pasurohen në kurriz të gjithë të tjerëve. Ata nuk kanë paranë, për të blerë gjithë mediat ose të blejnë direkt votuesit dhe udhëheqësit fisnor. Klikat janë të afatizuara dhe nuk mund të zgjasin gjatë. Andaj, ne besojmë se ka shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

1 thought on “Süddeutsche Zeitung: Jemeni sundohet nga fiset, Ukraina nga oligarkët, Shqipëria nga “klika e Enver Hoxhës””

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top