Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve për syqeltësi dhe organizim parandalues, sepse krerët e pushtetit shtetëror të IRJM-së janë duke përgatitur akte të rënda terroriste, përmes të cilave do të fajësoheshin shqiptarët si mbështetës të shtetit islamik ISIS.
Struktura më e lartë shtetërore e IRJM-së, veprimet për kryerjen e akteve terroriste është duke i bërë qe disa muaj të tërë. Për të realizuar qëllimet antishqiptare, ajo ka bërë gati grupet terroriste, të cilat, me urdhër të Gruevskit dhe Ivanovit do të aktivizohen në momentin më të pavolitshëm për shqiptarët.