SHKRUAN: AVDI GJATA
Posa e mora penzionin, bashkë me gruan vajtëm në brigjet e Adriatikut. Aty u takova me një plak, që emrin e kishte Dashi nga anamalet e Shqipërisë, që u shoqëruam shumë. Në bisedë e sipër më pyeti. Ti a je shqiptar, tyrk apo arab? Jo , jam shqiptar. Jo, jo më tha. Z. Avdi, ju emrin e paski arab e si ka mundësi me qenë shqiptar. Ju emrin e keni arab, po si ka mundësi me e pas mbiemrin shqiptar: ha ha ha?! Dashi filloi dhe ia nisi me qesh me emrin e mbiemrin tim as shqiptar e as arab. U zura ngusht.
Jo më fal zotëri më tha Dashi. Nuk dëshiroi as me iu fyer, po as me iu hidhruar, mirëpo në bazë të emrit e mbiemrit, qenke- gjysëm arab-turk apo gjysëm shqiptar. Më bëri të qeshi pa ndalë një gjysmë ore. Mirëpo kur u qetësova pakëz e po e anlizoj emrin e mbiemrin më dual ashtu siç më tha Dashi, që kishte të drejtë. Emrin Arab e mbiemrin shqiptar. Në bazë të emrit e mbiemrit, unë Avdi Gjata, tani, nuk e po e di çka jam?!… mirëpo, po e di që edhe pse jam shqiptar, popujt tjerë,nuk kanë mundësi me e ditë se cilit popullit i takoj që vështirë e kanë me besuar e binden që nuk po i rrej rëndë.
Në bazë të emrit, po del që jam arab, turk apo hashkali e në bazë të mbiemrit, del që jam shqiptar?!… Tani, nuk e di a me u bazuar në mbiemër apo në emër që jam shqiptar, arab apo hashkali, egjiptian, çerkez, turkish apo avganistanas etj. etj. O burra, besoni që më nuk po e njoh as veten dhe mu ka karraboth puna rëndë e shumë thellë. E keqja më e madhe është që iu kam afruar vdekjes dhe kam me vdekë pa e ditur a jam shqiptar apo arabo-tyrk. E qe besa tani, mu ka përzie edhe prejardhja, edhe emri, edhe mbiemri, edhe gjuha, edhe kultura, edhe nëna, edhe raca, edhe feja, edhe besimi, edhe sjellja, edhe kënga edhe çka jo se?! Edhe biri në fije punës tonë e punës së shqiptarëve e popullit tonë!
Të fala iu bëjë atyre që e kanë emrin e mbiemrin shqip, ndërsa selam alekym po iu bëjë gjysmë arabëve e gjysmë shqiptarëve. Shëndet.
Më 15.o8.2020. Kosovë.