S’po di a ta mbaj për vete a për vlla

Shkruan: Rexhep SHAHU

Dy ditë pasi trupat gjermane kishin hyrë në Prizren përmes Kukësit, në qershor 1999, një komandant UÇK-je dhe tre kuksianë po shkelnin për herë të parë në Kosovën e lire. Në sedilen e parë të makinës rrinte ulur komandanti i UÇK-së, që ishte bërë komandant jashtë Kosove. Si udhërrëfyes po hynte në Kosovë me miqtë e tij kuksianë, për herë të parë që kur kishte ikë prej saj në veren e një viti më parë me organizue luftën. – A pe shihni këtë vilën e madhe këtu anash bre dajë, a po e shihni, – po i pyet komandanti miqtë. U thoshte dajë, pasi shumë prizrenas dhe banorë të rrethinave të tij, janë dajë e nip me banorët e Kukësit e të rrethinave të tij. – Po, dajë, po e shohim, – iu përgjigjen me një gojë të tre. – S’po di a ta mbaj për vete a ta za për vëlla… – Si the dajë, se nuk të mora vesh, – ia priti njëri pasagjer që nuk i kishte mendtë në vend pasi po shihte i hutuar e i mrekulluar njëherësh për herë të parë Kosovën dhe ishin afër qytetit të Prizrenit. – Na bëjmë për vlla bre dajë… Hynë në qytet. E kush nuk mrekullohet në Prizren.

Komandanti aty ulur në sedilen e parë, foli prapë, edhe pse e shihte se miqtë e tij ishin hutuar tek e shihnin për herë të parë qytetin e Prizrenit. – Shiqoni aty në shpat bre dajë, a pe shihni atë villën dy katëshe me oborr… – Shumë e bukur, – foli njëri nga miqtë. – Eh pra, nuk po di a ta mbaj për vete a për vlla. I kam në dorë të dyja villat dhe duhet me ia dhanë njanën vllaut. Na bajmë për vlla… Diqysh po duhet me ba… (fragment nga libri im ne proces Lufta ime per Kosoven)

1 thought on “S’po di a ta mbaj për vete a për vlla”

  1. O zotërI I nderuar, vilat e objekte të ngjashme me lëndë cik rrime.u “blenë” fabrika e objekte me vlerë miliara eurosh me një nën shkrim.Shum nga këta merituan varje në sheshin Adem Jashari por fajtor është populli që mua ikën jashtë në vend që të bënte këtë e jo ti lirojnë të veprojnë kështu.Keta edhe sot po vazhdojnë këtë avaz por tani duke drejtuar këtë shtet që e kanë katandisur.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top