SPARTAK BRAHO DHE KRIMET E KOMUNIZMIT

Deklaratë për shtyp e deputetit Artur Roshi, kryetar i PBKD, për Amendamentin “S.Braho”, në lidhje me ngushtimin e diapazonit të kohës së studimeve të krimeve të komunizmit

Në një inisiativë të z.Spartak Braho mbështetur nga 9 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste kërkon, të amendojë Ligjin për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në lidhje me ndryshimin e periudhës së studimit të tij.

Amendamenti thotë: Periudha e Studimit të Komunizmit të ndryshojë, jo që nga krijimi i Partisë Komuniste 8 Nëntor 1941 deri në vitin 1990, por që nga 29.Nëntori 1944 deri 1990.

Thelbi i arsyetimit të këtij Amendamenti sipas z.Braho dhe deputetëve propozues është se: “Programi i Partisë Komuniste në programin e saj të shpallur nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist, diktaturën e proletariatit,… apo luftën e klasave. Ajo shtronte çlirimin e vendit dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri …”

Inisjativa të tilla nuk kanë drejtim, logjikë dhe asnjë lloj produkti për shoqërinë

Kjo inisjativë mund të vinte nga Instikti i frikes, i cili ka një marredhenie te pandashme me arsyen e jetes dhe te veteruajtjes, por që këtu mungon shkaku që mund te nxis kete instikt.

Prandaj kemi të drejten te mendojme se vjen thjesht nga një kapriço e instiktit të pushtetit në nostalgjinë e hallkës së fundit të mendimit të errët të qenies njerëzore.

Kjo nisme duhet të shuhet atje ku filloi, në mëndjen e z.Braho.

Unë mendoj se parlamenti shqiptar i 2019 nuk duhet të ulet në logjikën e interesit te partisë komuniste të 1941, ku rreth se ciles ka dyshime se eshte formuar jo nga shqiptarë, por nga Miladin Popoviçët.

Ne, duke studiuar krimet e komunizmit izolojmë filozofinë e Marksit nga e cila merr jetë komunizmi dhe kjo duhet bërë një orë e më parë. ​​​​
Ne, nuk duhet te biemi ne nivele mendimi te tilla “ se Komunizmi si ideologji ishte e mirë, por u zbatua keq.”

Filozofia marksiste ka në themel të saj goditjen e besimit fetar, goditjen e pronës, goditjen e familjes, goditjen e moralit shoqëror, goditjen e vlerave, etj , të gjitha këto nëpërmjet dhunës dhe intrigës malinjë, qe injekton ne mendjet njerezore.

Që në momentin që e institucionalizon këtë filozofi nëpërmjet Partisë Komuniste, ke instituacionalizuar dhunën dhe krimin si rrjedhojë e saj.

Vetë ngritja e një Partie politike si Partia Komuniste tregon se qëllimi i saj i vërtetë është marrja e pushtetit, të tjerat janë sekondare.

Partia Komuniste e njehsoi termin “partizan” me termin “komunist” dhe në këtë mënyrë partizanët e vërtetë që donin të luftonin pêr lirinë e vendit i kthyen në viktima të pushtetit të tyre, duke rrëmbyer konotacionin e patriotizmit të tyre.

Ne duhet te ngrejme nje shoqeri me ideale te verteta dhe jo te vazhdojme me ideale te bjerrura.

Kur sot quajmë dhunë një fishekzjarr që të lëndon brënda nje kufiri jetësor si të mos quajmë dhunë, vrasje të tëra të partisë komuniste.

Pse në të gjithë botën kjo idologji solli krime të panumurta dhe në vendin tonë jo?

Enver Hoxha startoi në pushtet si gjeneral duke ngritur një diktaturë me qeverisje absolute të një individi (njëlloj si rasti diktaturës së Françesko Franko-s në Spanjë në 1936 pas një lufte civile) dhe më vonë, në 1948 e përshtati në një diktaturë të proletariatit sipas konceptit marksist, qeverisje të klasës punëtore dhe shoqëri pa klasa duke ndërruar emrin në Parti të Punës.

Rezistenca për të mos studiuar krimet e komunizmit eshte qesharake.

Mohimi i studimit të krimeve të komunizmit sot nga një Amendament i tillë është legalizim i tyre.
Ne themi që ajo kohë duhet studiuar dhe pyesim, ku është e keqja këtu që të mësojmë nga e shkuara jonë?

Ky amendament duhet te ngelet, thjesht nje deshire e papeshuar e z.Spartak Braho.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top