H. Clinton, B. Clinton, R. Bekteshi

Sovraniteti i shtetit nuk ruhet me duar në xhepa

SHKRUAN: RAMAZAN BEKTESHI

Vëllezër të nderuar,
Me zemer te plasur, nga mergimi, po jua shkruaj kete leter vellazerore si keshille apo proteste, nga deshprimi i madh qe po i ndodh shtetit tone, kur per çdo dite n’a vijne lajmet me te hidhura, vendime fatale, te udheheqesise sone shteterore. Ne keto momente dramatike qe po kalon Kosova, LDK-ja ime, sot ti nuk je ne nivelin qe duhet te jesh. Akronimi juaj qe shkelqente dikur sot eshte zbeh, LDK-ja sot eshte patetike, ajo ende jeton me shkelqimin e I. Rugoves dhe me veprat madheshtore te Babes. Por, a jetohet me namin e njeriut qe moti ka kaluar ne amshim. Sot kur Kosoves i del tymi ne Veri e Lindje, sot kur Kosoves i vijne e i shkojne sinjale te frikshme nga Prishtina ne BE e Rusi, kur lypen konferenca, kur KM me veshtire e ka te hjeki taksen se te fali 8.000 ha, kur kryetari qe e instaluat ju, fton diktatorin rus ne Prishtine. Me gjthe keto ngjarje te kobshme, ti, LDK-ja ime, vazhdon gjumin tend te thelle ne kete dimer te acarte e te frikshem, kur gjymtyret me vitale te shtetit tone duan t’i amputojne!

Une e dij, se LDK-ja eshte nje trashegimi e pazevendesueshme kombetare nga babai i kombit, jam i vetedishem se aty ka shume njerez te mrekullueshem dhe atdhedashes, ashtu si jam i vetedishem se aty ka edhe nga ata qe jetojne ende me kodin e Titos, nga ata, qe aty jane vetem per pushtet, kariere, dhe profit dhe kete e bejne me finese e shkelqim, me çdo pushtet qe vjen e shkon dhe ne bashkeveprim. Une, poashtu e dij se aty ka shume mosbesim, perçarje, konspiracion, urrejtje, frike dhe pasiguri, por askush nuk eshte ne gjendje te ngre zerin, sepse çdokush i lakmohet nje pozite, nje luksi ne te ardhmen, askush nuk do te rrezikoj pozicionimin, por ka dhe te tille qe e duan fort LDK-ne dhe Kosoven, pa kusht.

Fatkeqesisht, LDK-ja, i humbi te gjitha zgjedhjet lokale dhe qendrore pas shkuarjes se Babes ne amshim, por ajo menaxhoi te jete prezente ne shume pushtete, te bashkeqeverise, te bashkenenshkruaj marreveshtje te pafavorshme, ishe pjese e korrupsionit masiv, qe doren ne zemer, ata te luftes e moren hisen e plaçkes me te madhe, jo se LDK nuk deshi, por se ata ishin me ‘trima’ dhe me te dhunshem kur ishte plaçka ne pyetje. Megjithate, ju kurr nuk ndalet asnje rast te vetem te korrupsionit masiv kur ishit ne pushtet, dhe kurr s’patet vullnet t’a luftoni ate.

Tash, kur Nena/Kosova tymon, ju kriheni, tash kur ne prapaskene behen pazare, ju nuk keni force te rezistoni, ju nuk keni deshire te jeni pjesmarres te negociatave, por e leni sallamadi, ate qe e instaluat te veproj. Ju kerkoni zgjedhje te reja, sepse jeni te etshem per pushtet, sepse ju eshte ndal tagjia. Do te deshiroja qe LDK e VV te marrin pushtetin sepse aty ka njerez premtues, por pa bashkeveprim s’ka sukses. Ju ose rrexonje qeverine nese keni fuqi ose behuni pjese e negociatave, sepse pa ju dhe VV asnje marreveshtje s’do te kete legjitimitet. Ju s’patet ndikim as ne greva, as ne ndaljen e tyre, dikush i organizoi vete dhe i ndali poashtu. Ju heshtet, ju dhe VV s’keni as fuqi te organizoni demonstrate ne keto momente dramatike per Kosoven, jeni bere vezhgues pasiv dhe prepotente. Nese, kryetari lengon (n’a vie shume keq per kete situate, por atij zoti i dhashte shendet e jete te gjate) por partia s’duhet ndalur por te veproj me guxim e jo me kalkulime meskine. Heshtja dhe mosveprimi ne momente dramatike per shtetin jane poaq te demshme sa ndarja!

LDK, ti ne te kaluaren ke pas privilegje te medha, derisa diaspora punonte ne menyre vullnetare, ju thithnit fonde, por kurr s’qete ne gjendje te kerkoni llogari nga Kryeministri ne ekzil dhe Ministri Financave, jo vetem per 3% por edhe per Dardania Bank, pengesat qe i beheshin presidentit nga te apostrofuarit, dhe angazhimi i PR-it, Ruder Finn e firmave tjera, ne emer te lobimit pa dhene rezultate e llogari. Ti, LDK, falë lidershipit te presidentit Rugova, pate shtrirje masive, ne çdo cep te Europes, ne Australi, ne Kanada, ne SHBA deri ne Alaske. Asnje parti politike ne bote s’ka pas shtrirje masive te tille dhe veshtire se mund te perseritet. Fale degeve te fuqishme te LDK-se mbrenda e jashte dhe perkrahja e tyre e parezerve per kryetarin Rugova e beri te mundur qe kryetari Rugova t’u mbijetoje te gjitha shantazheve qe vinin nga mbrenda si dhe nga jashte. Megjithate, LDK-ja ime, ti i injorove keta asete kombetare, kurr nuk mbelodhe arkivat e degeve, dokumentacionin nga diaspora, dhe me keto materiale te hapish ekspozita, te tregosh historine e vertete te degeve jashte dhe rolin e tyre per pavaresi.

Derisa tere diaspora jone punoi per LDK-ne, ju kryesia e LDK-se ishit bukepermbyses sepse jo vetem qe i shkaterruat urat me diasporen por edhe i perbuzet, i terhoqet zvarre njerezit me eminent, ua perplaset ne fytyre deren e shtepise se tyre, vetem se nuk mendonin si ju, si kryetari, kesaj i thone demokraci e mbrendshme. Ju injoruat amabasadoret me te devotshem te Kosoves, dhe kur ata lobonin çdo gje shkonte ne favor te Kosoves. Si shembull ilustrues po marr grupin “ Albanian Issues Caucus” kur ne vlugun e puneve te degeve te LDK-se ne SHBA, AACL dhe NAAC numeronte rreth 30 kongresiste, sot kur jemi te pavarur, me kryetar, KM, aq shume ministri, me ambasada, konsulata, memzi mberrin njeshifrorin dhe me nje imazh te brishte. Sa per kurreshtjen tuaj numri i anetareve te LDK-se ne Amerike perbehej nga te gjitha trevat etnike shqiptare, kjo erdhi fal nje organizimi te mire te shqiptareve ne Amerike, qe lobuan, finacuan, bene fushata per miqte tane, organizuan demonstrata masive ne Washington DC, New York, Detroid, Chicago, demonstrata, qe ju s’jeni ne gjendje t’i organizoni as ne Prishtine, kjo ishte edhe fal vizionit te kryetarit Rugova qe gezonte nje autoritet te pakontestuar ne SHBA..

Ti, LDK-ja ime e shtrenjte e përtace, qe do te duhej te mbajsh lavdine, trashegimine dhe pervojen e se kaluares, ti ne vend ketyre zgjodhe tkurrjen, perçamjet dhe pushtetin pa princip. Ti nuk i sigurove vetevetes as edhe nje kulm dinjitoz mbi krye si PDK e AAK. Ti e shembe te vetmen dritare karshi botes QIK-un, nje institucion te famshem, qe njerez flijuan jeten per te. Ti, LDK-ja ime, as nuk pate guximin qytetar qe te kerkosh me kembengulje, drejtesi per vrasjet e njerezve me te devotshem tuaj edhe pas 19 vitesh. LDK, aktivizo, bijte e bijat tua me te sinqerta, e qe jane me bollek, je çerdhe e vertete, jepu shanse atyre, qe te harrojme kuvendet e karrikeve dhe perçarjet e medha, vazalitetet denigruese dhe humbjet e njepasnjeshme. Ku mbeti ajo tradita e gjate e udheheqjes, solidariteti, intelektualizmi, urtesia. Hudhi nga qafa ata qe te jane varur qe 20 vite, ripërtrihu.

LDK-ja ime e shtrenjte, te lutem nga toka deri ne qiell, vepro tash s’a s’eshte shume vone, konsolidohu, merre veten, bashkevepro me VV dhe tjere, shpeto shtetin nga shembja, qe protagonistet e zgjedhur ia kane vene minat ne kater anet. Jepu shansen te rinjeve te realizojne enderren e tyre. Ne kemi besim ne ty, ne kuadro qe ke brenda, mos n’a i shuaj shpresat, jeteso kufinjte tuaj shteteror, dhe trajto me dinjitet te gjithe anetaret tuaj brenda e jashte Kosoves. Une, edhepse jashte portes suaj, shtepise sime te shenjte, do te qendroj jashte dere, do te ju ruaj si gjithemone, si nje argat i devotshem pa lypur asnje privilegj te vetem nga ju, vetem me nje qellim, te ruaj njerezit e shtepise sime, por jo hajdutet brenda!

LDK, ti ke qene nje zonje e Dardanise dhe mbetesh si e tille, me nje organizim te mirefillte, ti serisht do te shkelqesh, ne besojme, se ti do t’a marrish timonin e shtetit, sepse me ty jemi me te sigurte. Shpresoj qe kete leter t’a pranoni me sinqeritet e sportivitet e jo si tendencioze.

Vellazerisht, me mall, dhe urimet me te sinqerta,
Vellau juaj,

Ramazan Bekteshi, Ish-kryetar i deges se LDK-se ne Çikago (1990-1995) dhe Koordinator i degeve te LDK-se per Amerike e Kanada (1992-2000)
Alexandria, Virginia, USA

1 thought on “Sovraniteti i shtetit nuk ruhet me duar në xhepa”

  1. Zoti Bekteshi me shum sinqeritet poju falimenderoj e pergzoj per kyt leter, kritik me vend, edhe une e shum tjer Shqiptar neper bot ku i bashkangjitemi mendimit tuej se LDKja e ka humb rrugen ne oborr te vet,
    Kur i madhi Rugov arriti mrenda nji kohe shum te shkurt te antarsohen ma se gjashtqind mij antar mos qofsha gabim, une si Shqiptar ne diaspor as kurr ma par skam marr pjes ne asnji parti por me thirrjen e Babes dhe artitektit te Dardanis te gadishullit ILIRIK dhe pamvarsis dhe demokracis ju pergjegja me gjithse ishim njizet mij kilometra larg Atedheut me knaqsin ma te madhe.
    Kurse sot jan tu fjet si ariu ne stinen e dimrit e drua se kur te zgjohen dot jet von,
    Me respekt e nderime Zef Gjonaj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top