Kryesia e Organizatës Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës e vlerëson angazhimin për një dialog përmbajtësor dhe dobiprurës, si akt madhor demokratik i cili garanton prosperitetin e marrëdhënjeve të shtensionuara mes subjekteve politike. Konstatojmë se dialogu në interes të shtetit është i mundshëm dhe tepër i nevojshëm, nëse paraprakisht pozita dhe opozita (parlamentare e jashtparlametare) refuzojnë të vejnë në ankand sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Refuzimi i dhunës(qeveritare e opozitare) si mjet për arritjen e qëllimeve politike është parakusht i një procesi që duhet të rezultojë me një marrëveshje në interes të shtetit, zhvillimit ekonomik, integrimeve kombëtare dhe atyre euroatlantike.