78 vjet më parë, Tirana u kthye në një vend takimi për familjet e larta mbretërore të Evropës, përfaqësuesit e të cilave kishin ardhur për të marrë pjesë në dasmën e Mbretit Zog me Trëndafilin e Bardhë të Budapestit, Konteshën Geraldine Appony.
Do të organizohej atëherë, mes traditës shqiptare dhe modës së lartë perëndimore, një dasëm sa Shqipëria nuk e kishte parë dhe nuk e pa më që atëherë.
Sot, më 8 tetor, siç është shpallur që në mars nga Familja Mbretërore, është dita kur një dasmë tjetër do të organizohet në Tiranë, me synimin për të risjellë në Tiranë traditën e dasmave mbretnore dhe për të shpalosur me elegancë para të ftuarëve të rëndësishëm të familjeve fisnike dhe të pranishmëve, bukurinë e traditës dhe mikpritjes shqiptare.
Naltmadhnia e Tij Princi Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe e fejuara e tij, Elia Zaharia do ta organizojnë dasmën e tyre në mjediset e Rezidencës ku jetojnë aktualisht dhe në Pallatin e Brigadave, Pallatin e dikurshëm Mbretëror.
Celebrimi do të zhvillohet në orën 11.00 në mjediset e Pallatit të Brigadave, në praninë e rreth 800 të ftuarëve, Lartësive të tyre, përfaqësues të familjeve të njohura rojale të Evropës, Iranit dhe Marokut, krerëve të shtetit shqiptar dhe krerëve të klerit në Shqipëri të cilët do të përshëndesin këtë martesë, pas celebrimit civil. Më pas, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë.
Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të kësaj ngjarje dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.
Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.
Siç kemi mësuar, darka do të shtrohet në një mjedis të thjeshtë dhe elegant, ku do të mbizotërojnë ngjyrat e lehta, si dhe fildishi dhe e florinjta. Në tavolina, të cilat do të mbajnë emrin e trojeve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijëve aktualë të Shqipërisë, do të ketë kompozime lulesh natyrale të ulëta dhe të larta. I gjithë mjedisi do të jetë i dekoruar me lule natyrale, nën një koncept mbretëror dhe fisnik ku do të mbizotërojnë orkidea, trëndafili i bardhë dhe lulet simbolike mbretërore.
E megjithatë vula kombëtare nuk do të humbasë në asnjë çast. Ajo do të mbizotërojë në atmosferë dhe do të shfaqet edhe në detaje të vogla si te veshja kombëtare e fëmijës që do të mbajë unazat gjatë celebrimit, apo te gotat e shampanjës dhe pecetat mbi pjatë që do të kenë logon e shqiponjës.
Në koktej dhe në darkë do të shërbehen pije shqiptare dhe gatime tradicionale të përgatitura nga Mrizi i Zanave.
Darka do të mbyllet me çastin e tortës dhe kërcimin e çiftit.
Shumë media ndërkombëtare janë akredituar për të ndjekur këtë ngjarje, ashtu si edhe mediat shqiptare, disa prej të cilave do e mbulojnë dasmën më të rëndësishme në Shqipëri, që nga viti 1938.
FUSTANET
Unazat e çiftit mbretëror janë porositur në Belgjikë, ndërsa fustanet sigurisht që do jenë disa.
LISTA E TË FTUARVE
Përveç familjeve mbretërore, në dasmën e Princit Leka me Elia Zaharian do të jenë edhe krerët e shtetit shqiptar. I pari që ka konfirmuar praninë është Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse do të jenë ose jo pjesë e kësaj ceremonie. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj do të jetë në dasmë, madje me një rol të rëndësishëm, pasi do të celebrojë çiftin. Po kështu të pranishëm do të jenë përfaqësues të kleri shqiptar, të cilët do të bekojnë çiftin e ri.
Austri
Duka Georg dhe Dukesha Eilika
Belgjikë
Princeshë Lea
Bourbon-Dy Siccili
Duka dhe Dukesha e Castro
Egjipt
Princ Ali
Gjeorgji
Princi Davit Bagrationi
Gjermani
Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi
Princeshë Irena
Princ Michael dhe Princes Marina
Iran
Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali
Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës
Lihtenshtejn
Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg
Princ Guillaume dhe Princesh Sibilla
Mal i zi
Princ Nikola II Petrović-Njegoš
Marok
Princesh Lalla Meryem
Portugali
Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani
Princesh Margareta dhe Princ Radu
Rusi
Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia
Princ Alexander dhe Princesh Katherine
Spanjë
Madhëria e saj Mbretëresha Sofi
Thurn dhe Taxis
Princesh Gloria
Princesh Elisabeta
Mbretëri e Bashkuar
Princ dhe Princesha Michael e Kent
Familjet e tjera fisnike të ftuara:
Princ Michel i Yugoslavia
Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma
Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete
Dukesha Johanna Sophie e Austrisë
fain e ka saliu kjo thenje e edvin rames mer kuptim sot SEPSE sot ne duhet te ishim MBRETERI sepse ne referendumin e zhvilluar fitoj realisht shifra ishte me e lart se 50% me saktesi 52.3%
Ekzakt shifra e juaj permbi 52 % , por pushteti kaloj ne duart e Nanos , ky beri edhe ndryshimin e rezultatit dhe vjedhjen e pushtetit me dhune , siç dijne ta bejne vetem komunistet ….
Ardht mbretnia e jote.