Humbja katastrofale e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit ka shkaktuar tronditje të madhe te ky subjekt. Ajo e imponoi dorëheqjen e Isa Mustafës, por edhe krijoi hapësirë që të shfrytëzohet vota e deputetëve të zgjedhur të LDK-së për interesa të LVV-së. Ky synim u shpërfaq botërisht më 15 shkurt përmes mediave që kontrollohen nga LVV-ja dhe përmes hafizëve(mercenarëve) që ia bëjnë shërbimin kundërshtarëve ideologjik të LDK-së.
Media (sputniku i LVV-së) marksist-leniniste dhe grupi i mercenarëve të George Soros që vepron një kohë të gjatë brenda këtij subjekti, i janë turrur deputetëve të posazgjedhur të LDK-së dhe po kërkojnë prej tyre që ata të qëndrojnë në sallën e Kuvendit gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, e pse jo edhe të bëhen pjesë e qeferisë Kurthi2, sëbashku me Listën srpska.
Duke mos e pasur mbështetjen e dy subjekteve tjera, PDK-së si themeluese të LVV-së dhe AAK-së që po e kërkon postin e presidentit, LVV-së nuk i ka mbetur tjetër rrugë vetëm sulmi i parreshtur ndaj LDK-së dhe shpresa se duke e thërmuar këtë subjekt ose duke ia imponuar zgjedhjen e kryetarit të përshtatshëm për LVV-në (Lumiri ose VVjosa), do i arrijë qëllimet finale për pushtetin apsolut të koalicionit komunisto-islamik në Republikën e Kosovës.
Zhvillimet aktuale e imponojnë reflektimin e domosdoshëm brenda LDK-së, por kjo domosdoshmëri nuk imponohet në asnjë rrethanë tjetër dhe nuk i detyrohet asnjë subjekti. Madje, LDK-ja kësaj radhe nuk e ka për detyrë të sakrifikohet as për çështjen nacionale të dialogut, sepse për dialog, Kosovës i duhen ata që mund të qëndrojnë në këmbët e veta dhe jo ata që i tërheqë zvarrë “sputniku” i partisë komunisto-islamike LVV.