Shkruan: Florim ZEQA
Qyteti San Vendemiano në veri-lindje të regjionit të Venetos, i njohur si vendi i prodhimit të rrushit dhe vërave më kualitative në pjesën veriore të Italisë, nga viti 2010 e këndej njifet edhe si vendi ku gërshetohen kulturat nga shumë vende të botës.
Të dielën e kaluar me 15 Maj, San Vendemiano ishte nikoqir i aktivitetit tradicional multietnik kulturor i të huajve në pjesën veriore të Provincës tëTrevisos të emërtuar “Festa dei popoli” (festa e popujve).
Pjesmarrja e shumë komuniteteve me specialitete ushqimore, veshje tradicionale dhe eksponate kulturore të vendeve nga vijnë, kishte zgjuar kurreshtjen e shumë vizitorëve Italian dhe të huaj në ketë festë multietnike.
Krahas pjesmarrjës së shumë vendeve të botës në ketë aktivitet, ishin edhe shqiptarët nga të gjitha trevat etnike të bashkuar rreth flamurit kombëtar, të prirë nga shoqata “Iliria”.
Kjo shoqatë ka disa vite që drejtohet më sukses nga Avokatja e njohur, z. Ermira Zhuri dhe një staf i gjërë bashkëpuntorësh nga të gjitha trevat etnike.
Aktivitetit të shoqatës “Iliria”, sikurse herave të kaluara ju bashkuan shqiptarët nga të gjitha trevat etnike, me pjesmarrjën e tyre në programin artistik, duke dëshmuar edhe një herë, se kur jemi të bashkuar përveq forcës vepruese mund të reflektojmë edhe vlera të larta kulturore.
Koreografia e larte artistike, veshjet e bukura kombëtare të vajzave dhe djemëve në skenë, dhe vallet e bukura shqipe janë treguesi më i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm të koreografit Imri Osmani me vllëzërit Mumin dhe Muhamet Murtezani.
E veqanta e këtij aktiviteti ishte “Sofra shqiptare” e mbushur përplot ushqime tradicionale shqiptare, e cila zgjoi kurreshtjen e vizitorëve të shumtë në këtë aktivitet kulturor, i cili përveqse në një aktivitet multietnik u shëndrrua në një shpërthim kulturor i të huajve në ketë vend.
“Vallja dhe kënga janë drita e shpirtit të çdo populli”, pa të cilën dritë vështirë së do të jetonin popujt në rruzullin tokësor. Muzika është arti më abstrakt i të gjitha arteve që ngacmon shqisat dhe ndjenjat, nxitë emocionet e njerëzve pa dallim feje, race apo kombi.
Vallet e bukura shqipe dhe ato Meksikane e ndezën flakë atmosferën e ketij manifestimi kulturor multietnik në San Vendemiano.
Nga 22 shoqata të shteteve të ndryshme që prezantuan traditat dhe kulturën, ushqimet dhe veshjet tradicionale, 11 prej tyre muarën pjesë në programin artistik me këngë e valle të zgjedhura nga hapsirat gjeografike të sheteve të tyre.
Në mesin e tyre ishte edhe SH.K. “lLIRlA” nga Trevizo e cila me sukses përfaqësoj komunitetin shqiptar të Venetos, duke u prezantuar me valle nga të gjitha trojet etnike shqiptare, me veshjeve tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe kuzhinë të shijëshme tradicionale shqiptare.
Shoqata “ILIRIA” pos paraqitjes në sfilatën e veshjeve nacionale dhe dy herë të tjera u paraqit me sukses në skenë me valle të bukura dhe tërheqëse për publikun.
Mbase do të mbahet gjatë në kujtesën e të pranishmëve në këtë aktivitet, vallja e “Pogonishtës”, me të cilën valltarët shqiptar elektrizuan të pranishmit në sallë,…në momentin kur nga skena zbritën në podium, vallës “Pogonishte” ju bashkangjit një varg i gjatë dhe i pafund valltarësh nga pjesmarrësit në sallë,… mbase ky ishte edhe momenti më kulmor i këtij aktiviteti.
Në mbrëmje u shtrua darka etnike filipiane, e pasuruar edhe me meny italiane.
Në fund ja vlenë të theksohet, se në mesin e sponzorizuesve të këtij aktiviteti kulturor ishin edhe dy afarist të njohur shqiptar; Paulin Gila, specialist në punime dekorative me gurë me një traditë të gjatë veprimi dhe Pizzeria “NEPTUN” nga San Vendemiano.