Shkruan, Gjeneral Piro Ahmetaj
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajoni i Evropës Juglindore, apo me çdo definicion tjetër ku përfshihet hapësira mbarë-shqiptare, me mbështetjen e SHBA po përpiqet për të “hedhur pas krahëve” historinë e përgjakshme shekullore, historinë e konflikteve fetare, etnike dhe po sforcohet të tejkalojë keq-përdorimin e nacionalizmit si burimin e luftës së përgjakshme për pushtet politikë. Megjithatë progresin dhe problematikat e trashëguara, në këto 15 vjet të gjitha vendet e rajonit janë fokusuar të gara “kush do integrohet më shpejt”. Kjo sigurisht që ka krijuar një klimë bashkëpunimi mjaft pozitiv. Me këtë nuk duhet menduar se kanë përfunduar sfidat dhe në të ardhmen e afërt do jetojmë ndonjë mrekulli. Është për tu nënvizuar se, sfidat në fushën e sigurisë mbeten të përbashkëta: si lidership-et, qeverisjet e dështuara, oligarkitë politike –Financiar-Mediatike, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi, krizat ekonomike, kërcënimet elektronike, kontrabanda, etj. Gjenerali nënvizon se PO, nga mësimet e nxjerra, dhe sfidat mundet dhe do të duhej të eksplorojmë oportunitete pozitive, për të mbjellë “paqe të qëndrueshme”, për qytetarët, “mes-vedë-vedit”, për këtë gjeneratë dhe brezat që do të na pasojnë.
Për sa idenë e një projekti mbare-kombëtar, që ka artikuluar në mënyrë konstante, 3 vjetet e fundit, Gjenerali dëshiron të përsërisë fort se mbas ftesës për të pranuar Malin e Zi në NATO dhe në kuadër të mbrojtjes së mençur “Smart Defence” janë të gjitha rrethanat historike, gjeopolitike dhe ekonomike që të projektohet, paraqitet dhe finalizohet një projekt të përbashkët (një lloj federalizimi ushtarak) në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi, Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e: policimit ajror, mbrojtjes kibernetike (cyber), sistemit arsimor, qendrave të stërvitjes, kapaciteteve të inteligjencës, kapaciteteve të përbashkëta për menaxhimin e krizave, etj. Kjo qasje do ta “de-kurajonte”, ambiciet e Rusisë për të mbajtur çelësat e stabilitetit në Ballkan, do të kontribuonte më shumë se retorika ballkaniko-bolshevike, në mënyrë që në të gjithë hapësirën mbare-shqiptare të rritet besimi reciprok, rriten standardet e sigurisë se qytetareve, dhe të ndryshonte statusin nga “konsumues”, në kontribuues për sigurinë rajonale, dhe më gjerë. Në këndvështrimin strategjik, ndërtimi i kapaciteteve më vete (nacionale), është si të “luftojmë me yjet”, pra një mision i pamundur, është gjetje jo e zgjuar. Duke qenë kështu, do ishte njëherësh edhe një provë e “verbërisë së shtetarëve” me pasoja historike. Përsa i takon kufizimeve (caviat me termat e NATO-s) qartësoj se kjo përqasje është e imponuar nga rrethanat e kohës, është “në mode”, është duke u aplikuar në të gjitha vendet, p.sh. vendet Baltike (Letoni, Estoni dhe Lituani), vendet Skandinave (Norvegji, Finlande, Suedi), Sllovenia me Hungarinë, Belgjika me Holandën, Franca me Britaninë e Madhe, etj, pa përmendur projekte radikale (luftën) dhe vende që mendoj se e tejkalojnë etikën dhe detyrimet e konfidencialitetit, për dijeni që i kam marrë për shkak të pozicioneve të larta që kam mbajtur.
Për sa oponencën e fortë profesionale, përfshi edhe atë publike, gjeneral Ahmetaj, konfirmon se s’ka patur dhe s’ka qenë i përdorur për interesa personale apo politike të ditës. Ato mbeten shqetësime strategjike për të ndalur pasojat e projektit të dështuar “Rama&Kodheli&K(rr)SK&çukot&co”, në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, si: hartimin si “letra pa-vlerë/propagandistike” të dokumenteve strategjik, (SSK, Strategjia Ushtarake, Plani Afatgjatë i Zvillimit të FA 2025) prishjen e balancave kushtetuese dhe “legjitimimin” e Kryetarit të Partisë edhe Komandant të Përgjithshëm të FA (ose modelin paranojak “Komandant dhe Komisar”); arrogancën politike ndaj aseteve njerëzore; mungesën e traditës 23 vjeçare të konsensusit politik; mos-konsultimin me aktoret&faktorët/grupet e interesit; shpërdorimin si në Sulltanat të burimeve dhe kapaciteteve të mbrojtje; korrupsionin me pronat, infrastrukturat, shitjen “korruptive/ekskluzive” të armatimit/municioneve; uljen drastike të buxhetit (me pak se 0.8%); politizimin ekstrem të FA, promovimin në pozicione kritike e pinjollëve çunave/çupave/dhëndurëve të bllokut; dhe rrëshqitjen e “Shqiperisë në fundin e listes së vendeve të NATO-s!”.
Në të njëjtën kohë, si profesionist i shqetësuar, gjeneral Ahmetaj gjykon se është emergjencë kombëtare që në bashkëpunim me aleatët strategjik të konsiderohet si prioritet nr 1, përgatitja e një projekt mbare-kombëtar në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Përtej “tërësisë territoriale” do duhet të fokusohet në strategji aplikative, aleanca, projekte dhe kapacitete të afta për tu përballur me listën e skenarëve të rreziqeve të pritshme: “stabiliteti i demokracisë, qeverisjet e dështuara, kriminalizimi i institucioneve, kapja e shtetit nga oligarkite Politike-Ekonomike-Mediatike, terrorizmin, krimin e organizuar, trafiqet, policimin ajror, rastet renegate, kërcenimet kibernetike, krizën financiare, emergjencat civile, siguria e mjedisit, etj”, që kërcënojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve, stabilitetin e shoqërisë, dhe interesat në hapësirën mbarë-kombëtare.
Se fundmi: Gjenerali siguron se nuk do të gjunjëzohet për të demaskuar si “rrezik Kombëtar, misionin Katovician”:Rama&Kodheli&Braho&Froku&Prenga&Lutaj&Ndoka&çukot&co si “modeli më i turpshmi, më i diskredituari, me i pa-përgjegjshmi dhe më i frikshmi në historinë e RSH, në NATO, dhe jo vetëm, përjashto Korenë e Veriut”. Në të kundërt, Gjeneral Piro Ahmetaj garanton se mbetet edhe më i frymëzuar, më i motivuar, edhe më i përgjegjshëm që të kontribuar për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të “sundimtarëve/sulltanëve/shave të radhës”, por në shërbim të sigurisë së jetës, pronës, stabilitetit demokratik të shoqërisë dhe interesave strategjike.
Kush është gjeneral AHMETAJ: Një ushtarak 32 vjet në shërbim të atdheut: 10 vjet në strukturat e MM/SHP; Akademinë e Mbrojtjes, Kolegjin e Lartë të NATO-s; Shef i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme (negociator teknik&nënshkrues i 10-ra marrëveshje mirëkuptimi&teknike); kontribuues për të “ngritur lartë stekën” e vendit –“deri dhjetor 2012, Shqipëria ndër 5 vendet model në përmbushjen e standardeve dhe angazhimeve ushtarake”; Zëvendës i SHSHPFA; Këshilltar i Presidentit te Republikës, dhe si një zë me ekspertizë cilësore, kurajë dhe kontribute publike për sistemin e sigurisë kombëtare. Në ketë udhëtim, ka marrë pjesë në më rreth 1000 konferenca, seminare, trajnime, takime pune në: NATO, 27 vendet anëtare, 20 vendet partnere; Qendra Studimesh Strategjike në SHBA, UK, Francë, Greqi, Kanada, Kroaci, Slloveni, Serbi, Norvegji, Finlande, Itali, Francë, Gjermani, Moskë. Po ashtu, ka (jo plagjiaturë, por) një aktivitet shumë të pasur me tituj, analiza, tema studimore, botime (me shumë se 1000) në organet e shtypit ushtarak dhe civil, brenda dhe jashtë vendit, për çështje që lidhen me Sistemin e Sigurisë mbarë-Kombëtare, Rajonale, Global; SSK, SU, Çështjet integrimit, Profesionalizmin, Terrorizmin, Emergjencat Civile, etj. Për përkushtimin, profesionalizmin, përgjegjshmërinë dhe kontribute të spikatura, është vlerësuar me 10-ra Dekorata dhe Medalje, nga Autoritetet e Larta, brenda vendit, dhe të NATO-s”.