Si përgatitej rrafshimi me tokë i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe nga kush?

Sa herë e kam lexuar këtë kapitull më ka bërë të vjell nga torturat e SHIK-ut të Klosit ndaj dy trafikantëve të thjeshtë: njërit ia thejnë tre dhëmbë për ta detyruar të tregojë kujt ia kishte shitur një pasaportë të rreme e tjetrit ia presin gjashtë gishta për ta detyruar të tregojë se kush fshihej në Tropojë dhe në shtëpinë e kujt? 

Kujdes, skena trishtuese të torturave dhe…

SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (Kapitulli – X -)

KAPITULLI X

Mohammad Al Jafar vështroi me kënaqësi të padiskutueshme kamionin e bukur e të bardhë që qëndronte përpara shtëpisë së Fatmir Ceremit. I porsaardhur atje gjatë natës, i zbrazur nga përmbajtja e tij, mbushur me benzinë, ishte gati për të shërbyer. Britan Mata, në krye të disa njerëzve të Fatmir Ceremit, ua kishte vjedhur atë gjermanëve gjatë natës. Këta të fundit, naivë, ishin treguar të pakujdesshëm kur e kishin lënë të parkuar me automjetet tjera para hotelit Ermal. Dy rojet shqiptare, të cilët kujdeseshin më shumë për jetën e tyre, nuk kishin rezistuar fare.

Në agim, të shtatë automjetet ishin zhdukur. Të mërzitur, punonjësit e OJQ-së gjermane ishin detyruar të kthehen këmbë.

– A e ri ngjyrosim? sugjeroi Fatmir Çerem.

– Assesi! bërtiti Mohammad Al Jafar.

Sudanezi i ra rrotull automjetit që mbante ende pllakat gjermane. Në krahët e tij të bardhë qëndronte mbishkrimi me shkronja të mëdha: “FELD LAZARET” (SPITAL FUSHOR) i kundruar nga dy kryqe të mëdha të kuqe. Ky duhet të kalojë bllokadat rrugore pa problem. Mohammad Al Jafar u kthye kah miku i tij.

– Duhet ta ngarkojmë me atë që kemi blerë. Dhe pastaj, kam nevojë për një makinë larëse.
– Një makinë larëse? pyeti Fatmir Ceremi, i befasuar.

– Po, për punën e kronometrit të kohës.
– Oh! Ne do të vjedhin një sonte në Bajram Curr.

– Mirë, tha sudanezi. Por kush do ta drejtojë kamionin? Fatmir Cerem u kthye kah Britan Mata.
– Është një mënyrë argëtuese për t’u kthyer me të në Tiranë, apo jo?

Britan Mata buzëqeshi me zor. Pa e ditur saktësisht se çfarë ishte puna, dyshonte për destinacionin e kamionit.

Fatrmir Çerem këmbënguli.

– Britan, po ju jap dhjetë mijë dollarë në qoftë se ju e drejtoni këtë kamion. Dhe pastaj, ju do të qëndroni me mua. Përveç nëse ke frikë. I ngacmuar, hajduti reagoi menjëherë.

– Frikë! Unë do ta drejtoj atë. Edhe për asgjë, nëse më kërkon ti.
Fatmir Cerem iu kthye sudanezit.

– Ja pra !

Mohammad Al Jafar kishte shikuar Britan Maten. I zu ngushtë. Ai do të kishte preferuar një besimtar (fetar), një të vërtetë, por nuk kishte asnjë.

– Mund të jetë sakrifica jote e fundit e jetës, i tha ai.
Britan Mata fërfëlliu.
– Kam bërë gjëra më të vështira.

– Nëse keni sukses, përfundon Mohammad Al Jafar, ju do të jeni një hero i Islamit. Nëse dështoni, një martir.

Britan Mata preferonte të ishte një hero, sesa një martir, por shpesh e kishte rrezikuar jetën e tij për aksione shumë më të vështira …

– Më shpjegoni pak punën e lavatriçes, tha ai.

***

Një diell i verbues shkëlqente në Tiranë. Meqë i kishte ndërpre aksionet, Malko ishte vendosur në pishinë me disa gazetarë. Papritmas, pa një vajzë që e kishte parë në hotel. Shumë e gjatë, gjithmonë e veshur si mashkull, me këpucë të mëdha të mbathura. Ajo u vendos në përballë tij dhe filloi të zhvishet. Sa çel e mbyll sytë, ajo u kthye në një naiadë seksi me fanellën e saj të zezë me dy pjesë, duke i mbuluar simitet e saj, me flokët bionde të lëshuara e të gjata deri në ije. U zhyt në pishinë, notoi pak dhe doli kah Malko, të cilit i dha një buzëqeshje miqësore.

– Edhe ti papunë ! ia hodhi. Asgjë nuk po ndodh në këtë vend të ndyrë!

Ky ishte edhe mendimi i Malkos. Mohammad Al Jafar dukej sikur ishte në një tjetër planet. Mirella Bishka ishte ende e mbyllur në shtëpinë e të dashurit të saj kosovar dhe Zamir Meidani, i cili zhvendosi gjysmën e SHIK-ut në survejimin e tij, i kalonte ditët duke luajtur bilardo. Në çdo rast, biondja e mori atë për gazetar. Ajo doli nga pishina, një metër larg prej tij. Krijesë e mrekullueshme, me shpatulla të gjera të notareve, gjinjtë të këndshëm me maje të mëdhenj që dalloheshin nën këmishë, kofshët e gjata dhe muskulore.

– Është e vërtetë, tha ai, por për aq sa do të bëj kohë e mirë …

Ajo drodhi flokët e saj të lagur, pak hip dhe shumë seksi, pastaj zgjati dorën.

– Hildegarde Neff, Euronews.

– Malko Linen, Kurzer i Vjenës.

– Ah! Ju jeni austriak, ajo vazhdoi në gjermanisht. Tash tre javë që kam mbërri në Tiranë. Jam e ngopur dhe asgjë nuk ndodh. Përveç kësaj, ushqimi është infektiv.

Kur Malko deshi t’i përgjigjej, e pa duke ardhur drejt tij kushëririn e Ylli Bacit që punonte në SHIK. Ai u ngrit dhe shkoi ta takonte.

– Zamir Meidani është në barin e Francës me trafikantin e dokumenteve të rremë. Z. Klosi më kërkoi t’ju paralajmëroj.

– Doni të vij?

Shqiptari buzëqeshi me siklet.

– Jo. E kemi situatën nën kontroll. Ne ju informojmë.

Ai u largua. Gazetarja e Euronews ishte duke vështruar Malkon.

– Lajme? pyeti ajo .

-Nuk e di akoma, tha ai me kujdes.

Ajo i dhuroi atij një buzëqeshje shkatërruese.

– Ejani dhe darkoni me grupin tonë sonte, sugjeroi ajo. Ne kemi gjetur një restorant italian jo shumë i lodhtë. Aty i shkëmbejmë informacionet tonë.
Sipas tonit të zërit të saj, ajo ishte e gatshme të tregtonte shumë më tepër se kaq …

– Pse jo? tha Malko, me mendjen humbur diku tjetër.

E zemëruar, gazetarja u zhyt në ujë dhe u largua me një notim të përsosur, duke treguar mollaqet e saj të harkuara mbi ujë. Një femër e bukur.

***

Kajdar Popja, i mërzitur, i përballonte me zemër të thyer punët që shkonin keq, përpara bashkëbiseduesit me fytyrë të mërrolur.

– Kontakti im në Konsullatën Italiane ishte i shëmtuar, shpjegoi ai. Do të kem vizën vetëm këtë pasdite.

– Ju më keni thënë tri ditë, tha Zamir Meidani në mënyrë të prerë. M’i kthe paratë e mia.

– Nuk mundem, unë e kam dhënë një pjesë, tha Popja. Por nuk jam hardhuc. Ju do të keni pasaportën dhe vizën sonte.

– E mbani mend atë që ju kam thënë, vuri në dukje klienti i tij me një zë kërcënues.

Kajdar Popja vuri një dorë në zemrën.

– Para Perëndisë, betohem që gjithçka është në rregull. Pasaporta është e përsosur dhe viza do të jetë gjithashtu …

– Kur do të m’i jepni mua?

Trafikantit papritur i erdhi një ide gjeniale. Duke u mbështetur në tavolinë, ai sugjeroi:

– Dëgjo, t ‘ofroj kompensim për këtë vonesë. A s’e doni një kuçke të bukur për pak kohë?

– Si?

Pasi vuri re sytë e klientit të tij, Kajdar Popja nguli edhe më gozhdën:

– Ka disa goca që punojnë për mua, rrëfeu ai. Do të të takoj në një bar, Onda, rruga Luigj Gurakuqi, në të majtë, pranë një rrobaqepësi. Rreth orës tetë do ta jap pasaportën me vizë. Si dhuratë do të mund ta zgjedhësh një vajzë dhe të ikësh me të.

– Ku? pyeti Zamir Meidani, i cili kishte sens praktik.

Kajdar Popja buzëqeshi.

– Ka një hotel, Dajti. Ata i kanë ligjet e veta atje, por unë jam ai që t’ofroj gjithçka. Ju fitoni të paktën njëqind dollarë. Është 0K?

– 0K, ofshani klienti pasi hezitoi pak.

Kurrë nuk duhet të refuzoni gjërat e mira në jetë. Të dy burrat u ndanë pa shtrënguar duart. Kajdar Popja më vonë u pendua që nuk kishte specifikuar se donte pjesën tjetër të parave kundër pasaportës, por kjo vetëkuptohej.

Ai përgatitej të takonte klientin e ardhshëm, një shok të varfër që kishte kursyer lek pas leku për të paguar një kalim në Itali, ku ishin të gjitha gjasat se italianët do ta kthenin. Derisa ishte ulur përballë tij, Kajdar Popja mendonte se cili ishte aq i pasur për të paguar dy mijë e dyqind dollarë një pasaportë dhe një vizë.

***

– « Pika e kontrollit » në rrugën për në Shkodër kishte pa 4X4-in e “kolonel” Pedrorikës, njoftoi Fatos Klosi. Ai po shkonte në veri.

– Kush ishte në bord? Malko e pyeti menjëherë.

– Të paktën tre burra, por policia nuk i pa ata të ulur prapa: kishte perde. Ndërsa automjeti ka një pllakë CD, është e pamundur të bastiset: kosovarët janë shumë mosbesues.

Pra, e pamundur të dihet nëse Mirella ishte larguar nga Tirana. Malko preferonte të mendonte për diçka tjetër. Ai do të pëlqente, në një nivel intelektual, të dinte pse vajza e re kishte tradhtuar. A ishte vetëm për sytë e bukur të kolonelit kosovar?

***
Hildegarde Neff, gazetarja gjermane, e kishte rregulluar punën të darkonin bashkë, më në fund « kokë më kokë », duke i lënë miqtë tjerë të qëndronin në hotel.
Ai ishte duke u larguar nga zyra e kreut të SHIK-ut, kur sekretari me syze i kaloi një bisedë me celular, por lidhja ishte e dobët. Shqiptari i dha shenjë Malkos të mos largohej. Sapo e kishte mbyllur celularin, i tha:

– Njerëzit e mi e kanë survejuar Kajdar Popja. Ai sapo ka takuar një punonjës shqiptar të konsullatës italiane. Të dy burrat qëndruan në fund të një kafeneje dhe ishte e pamundur të dinim se çfarë po ndodhte, por ne do t’i përcjellim hap pa hapi. Nëse ka diçka të re, unë ju thërras në telefonin tuaj celular.

Grant Petersen i kishte dhënë një kompjuter portativ me standarde shqiptare. Amerikani nuk dilte më jashtë kompleksit, ndërronte mes birrës e Defedner-it, dhe bisedave pafund telefonike të koduara që t’iu kushtonin një pasuri të taksapaguesve amerikanë. Natyrisht, ai ishte i kënaqur që Malko kishte rifilluar hetimin e Mohammad Al Jafar.

Ai llogariste ditët që e ndanin nga kthimi i tij në civilizim.

Zamir Meidani shikoi shenjën e ONDA me dyshim. Pastaj, pasi i bëri një xhiro rreth, hyri. Një shkallë e ngushtë e çoi në bodrum. Në anën e djathtë, një bar dhe disa kuti para një shtrati të vogël vallëzimi me mure të mbuluara me mermer. Një erë e rëndë e hashashit kishte mbuluar atmosferën. Ndriçimi ishte aq i zbehtë sa duhej pak sekonda për të identifikuar Kajdar Popja, të vendosur në bar. Ky i fundit i dha shenjë të matur dhe Zamir Meidani iu bashkua atij. Të dy burrat përqafuan në mënyrën shqiptare.
– E kam pasaportën tënde! I pëshpëriti Kajdar Popja në vesh.
– Ma jap!
– Prit. Ju premtova një surprizë. Shikoni, në sfond, Zamir Meidanit i hapi sytë dhe i pa tri vajza të ulura në hije. Dy brune, mjaft të bukura. E treta me flokët bionde, me mini fustan i cili ia zbulonte mirë kofshët dhe me këpucë me platformë të bardhë e ngacmuan menjëherë. Ajo ishte një çik vulgare dhe provokuese, me makijazh të tepruar dhe buzët e kuqe pothuajse fosforeshente. U kthye kah bari.

– Bionden, tha ai.

Kajdar Pompa buzëqeshi këndshëm.

– Ke të drejtë, është më « kudër » nga të trija. Më prisni pak. Zbriti nga stoli dhe shkoi i pëshpëriti disa fjalë në vesh. Ajo u ngrit dhe iu afrua barit. Trikoja e saj e kuqe ndrydhte gjokset e mëdhenj dhe fundi ishte aq i shkurtër sa Zamiri menjëherë deshi t’ia fuste dorën nën të. Vajza e fiksoi me një buzëqeshje prej klienteje.

– Mirdita, tha ajo. Unë quhem Albana.

Zamir Meidani e fiksoi atë me një intensitet të tillë saqë mezi e ndieju dorën e Kajdar Popja kur ia futi një zarf nën sqetull. Kur shikimet e tyre u kryqëzuan. Kajdar Popja buzëqeshi.

– Le ta mbrojë Perëndia mikun tënd, tha ai. Do të shihni, ai do të jetë i lumtur.

Mekanikisht, Zamir Meidani e shtini zarfin në xhepin e xhaketës. Duke kujtuar misionin e tij, ai i tha vajzës:

– Më prit këtu pak.

Shkoi në banjë dhe, pasi hyri në tualet, hapi zarfin dhe shikoi pasaportën. Ishte e përsosur. Jo shumë e ri për të mos tërhequr vëmendjen, e pajisur me disa viza greke, jordaneze, tuniziane. U ndal në vizën italiane. E vlefshme për tre muaj. I çliruar, e vuri dokumentin në xhep dhe u kthye përsëri. Një muzikë me tinguj të lehtë e mbushte barin. Të dy brunet kërcenin bashkë. Biondja iu afrua dhe e përqafoi, duke iu ngjitur për trupi ia preku barkun me të sajin. Euforik, Zamiri lejoi të shkojnë bashkë në pistë. Kjo zuskë e dinte se si ta bënte për vete. Ajo i fërkohej për trupi paturpësisht dhe në pak çaste ai kishte një ereksionit që s’mund ta fshihte. Duke shikuar në sy, ajo ndrydhej e shtrydhej fort për trupin e tij.

– I dashur dua të më …! i pëshpëriti.

– Po i tha, pa hezituar. A e di ndonjë vend ?

– Po.

Ajo doli para tij dhe zbritën shkallët duke i lëkundur vithet, aq të harkuara sa Zamiri ia pa trekëndëshin e zi të brekëve. Ai nuk mund ta kontrollonte veten më. Kur dolën jashtë, e pyeti:

– A e di ku shkon?

– Po. Nuk është shumë larg. Duhet të ecim pak.

Ata erdhën në sheshin Skënderbe, kur nga minarja e xhamisë së vjetër u dëgjua thirrje për lutjen e fundit të ditës. Një bllokim i trafikut paralizoi sheshin. Qielli ishte blu, malet dukeshin në horizont si një dekor kurorash Albana e çonte klientin e saj përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Dyqind metra më larg, ata arritën para një fasade të gjelbër të një hoteli të vjetër Stalinit, Dajtit, fshehur pas një perdeje të pemëve.

Albana hyri me një hap të vendosur. Dikush do të kishte menduar në Rusi: tavani ishte shtatë metra i lartë, zdrukthëtaria ishte i errët dhe e ndyrë, gjithçka dukej e braktisur. Në të djathtë, një punonjëse qëndronte në tryezën e pritjes. Albana u kthye kah klienti saj.

– Më jepni njëzet dollarë për dhomën.

Zemir Meidani pothuajse protestoi se nuk ishte planifikuar në marrëveshjet, por ai donte ta … shumë.

Albana u kthye me një çelës dhe zbriti shkallët e mëdha të qilimit të shkretuar. Dhoma ishte në katin e parë. Gjashtë metra tavan. Perdet e mbyllura, vinte era myku. Mobiliet ishin të mbuluara me pluhur, shtrati i thyer. Por kur putana filloi të fërkohej për trupin e tij, Zarmir Meidani kishte vetëm një ide: ta lehtësonte veten.

***
Fatos Klosi ishte në makinën e tij kur mori një mesazh nga ekipi përgjegjës për monitorimin e Kajdar Popja. Ata kishin qenë të pranishëm në takimin mes dy burrave. Por Onda ishte shumë bar i vogël për ta që të vinin në kontakt. Prandaj nuk e dinin nëse trafikanti i kishte dorëzuar Zamir Meidanin një pasaportë apo jo. Ky i fundit, i survejuar nga një ekip tjetër, sapo kishte hyrë në hotel Dajti me një kurvë …

A duhet ta ndalonin atë?

Fatos Klosi u menduar. Në fazën ku ndodhej, ai nuk do të mund të përballonte gabimin më të vogël. Amerikanët nuk do t’ia falnin. Dhe kjo do të kishte pasoja të pallogaritshme për Shqipërinë. Duhej gjetur Mohammed Al Jafar.

-Mos bëni asgjë tani, tha ai. Merreni në pyetje Kajdar Popja. Duhet të tregojë nëse i ka dhënë një pasaportë.

Mbylli telefonin, me barkun e trazuar. Nuk e donte dhunën, por urdhri që dha ishte i qartë. Duhej bërë që Kajdar Popja të flasë. Madje, me çdo çmim.

***
Të tre burrat nxituan duke zbritur shkallëve të Onda. Të gjithë me xhaketë lëkure sportive, xhinse, këmishë leshi.

Dhe maska të zeza. I pari e kapi Kajdar Popjan për jakën e xhaketës dhe e hodhi atë në tokë, duke marrë gotën e pijes me vete.
I dyti e goditi menjëherë me shkelm dhe trafikanti mblodhi trupin duke lëshuar një ulërimë. Gojëkyçur, dy vajzat brune u ngjitën në pjesën e prapme të sallës. Baristi, i paralizuar, shikonte pistoletën e rëndë që dikush ia vuri në kokë.
Ankthi i tij nuk zgjati.

I maskuari i parë e ngriti në këmbë Kajdar Popja dhe e tërhoqi deri te shkallët. Në më pak se një minutë, të katër burrat ishin zhdukur, duke lënë si një gjurmë të kalimit të tyre vetëm një gotë të thyer dhe një Martini të derdhur mbi qilim. Asnjë fjalë nuk ishte shkëmbyer.

Malko pothuajse nuk e njohu Hildegard Neff! “Ushtari” ishte kthyer në një vamp. Flokët e saj të gjatë të lëshuara mbi supet, veshur me një xhaketë të gjatë që e bënte fundin e saj të dukej edhe më i shkurtër, me kollanë të zeza që i mbulonin këmbët e holla e të gjata dhe taka të larta të këpucëve, e bëri Malkon t’i merren mëndët.Ylli, i cili ishte duke pritur me Malkon, murmuriti:

– Çfarë ****!

Shkuan të darkojnë në njërin nga restorantet e panumërta të peshkut të rekomanduar nga Ylli. Hildegarde kishte bërë nder stringerit duke i blerë një Taittinger nga kontrabanda. Nganjëherë xhaketa e qepur i hapej, duke treguar se ajo s’kishte veshur tjetër përveç sytjenave të zezë. Malko notonte në mes kënaqësisë që mendonte vetëmevete se Hildegarde ndoshta do të përfundonte në shtrat e tij dhe zhgënjimit që nuk kishte lajme të freskëta nga SHIK-u. Për të hapur bisedën, Ylli vazhdonte të rrëfente tregime qesharake.

– A e dini dallimin midis AIDS dhe një Lade të vjetruar? i pyeti.
– Jo, e pranoi Malko.
– Një Ladë, kurrë nuk arrijmë ta nisim…
Hildegarde u duk, e kënaqur. Tinëz e vështroi Malkon.
-Ju dukeni i shqetësuar, vërejti ajo.
-Jo, jo, siguroi ai. Vetëm pak i lodhur. Tash do të kthehemi në banesë.
Hildegarde tashmë ishte ngritur në këmbë dhe ekspozonte këmbët e saj të gjata.

***
Kajdar Popja gjëmonte i mbledhur në anën e pasme të një kamionçine të vjetër, në mes të një fshese dhe një lecke, duart e prangosur pas shpine. Njëri me maskë ia mbajte tytën e një pistolete në qafë. Ata kishin vozitur pothuajse rreth dhjetë minutave, duke u tundur me frikë nëpër gropa. Vetura e vjetër u ngadalësua dhe hyri në një vend vakant ku u ndal.

Hapen makinën dhe një nga të maskuarit e hodhi Kajdar Popja në terren me gurë. Përsëri, e goditi me një breshëri shkelmash. Kur e goditi në vend të “keq”, një nga të maskuarit e kapi për flokësh, ia vuri pistoletën në ballë dhe foli për herë të parë.

– Do t’ju bëjmë një pyetje. Ke të drejtë për vetëm një përgjigje. Nëse është e rrejshme, ta eksplodoj kokën.
Kajdar Popja ngriti kokën pak dhe, me gjithë fuqinë që pati, ia pështyu maskën!

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.