Si marrëveshje finale pranojmë vetëm njohje në kufijtë e 17 shkurtit

SHKRUAN: RAMUSH HARADINAJ, KRYEMINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Vendimet e mëdha të Qeverisë po reflektohen në rritjen e besimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si parti besnike ndaj vlerave kombëtare dhe shtetërore. Sot, mirëprita aderimin e dhjetëra qytetarëve mitrovicas në AAK, para të cilëve shpalosa disa nga rezultatet dhe synimet për konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të vendit.

Mandatimi i ushtrisë ishte fryt i unitetit të plotë ndërpartiak dhe në këtë frymë është e domosdoshme ta shikojmë interesin nacional, që t’i sjellim së bashku fitore të reja Kosovës.

Banka Botërore në raportin e saj Kosovën e rangon bindshëm të parën në rajon për rritjen ekonomike prej 4.5% dhe kjo është dëshmi se 2019-ta do të jetë vit i kthesës së madhe në ekonomi dhe punësim.

Qeveria synon me këmbëngulje t’i aktivizojë resurset ekonomike të vendit. Votimi i Statutit të Trepçës brenda këtij muaji, shndërron atë në kompani ligjore në funksion të zhvillimit ekonomik të Mitrovicës dhe tërë Kosovës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, si marrëveshje finale pranojmë vetëm njohje në kufijtë e 17 shkurtit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top