Si ia shtypi me këmbë kokën foshnjës 6 muajshe komandanti komunist

Shkruar nga Musa  TARTARI

Përpjekjet për ta paraqitur terrorin komunist si “luftë të lavdishme nuk kane te sosur. Edhe pse ka me mijëra prova e fakte që vërtetojnë luftën terroriste te komunistëve shqiptar në drejtimin e atyre serbe , e maja ideologjike sërish vazhdon ta nxije realitetin duke i paraqitur terroristët autor te krimeve kundër njerëzimit si heronj dhe çlirimtar. Edhe shteti po bënte njëjtën , Ne shkolla fëmijëve po u ,mësohet e njëjta gënjeshtër qe nga 1944 e këtej, Vetëm kjo ngjarje e shkëputur nga libri i Musa Tratrit “Lahe Nuro” hedh poshtë çdo pretendim për “heroizmin” e luftës partizane . Ka me mijëra krime komuniste të kësaj natyre por kjo ngjarje dëshmon se lëvizja komuniste shqiptare lindi si terroriste e vazhdon te jetë e tillë . Lexuam diku , Dritëro Agollin, “profetin” e letërsisë komuniste që thoshte se” LANÇ ishte gjeja me e lavdishme ne historinë e kombit”, Të cilësohet “lavdi” kjo pjesë LANÇ që po botojmë më poshtë, sidomos nga një njeri qe pretendon te jetë i shkolluar e shkrimtar, i bije qe te jete me terrorist se autorët injorant të terrorit komunist. Sigurisht që ata janë të vetëdijshëm për atë qe thonë pasi në një mënyre apo në tjetrën janë pjese e terrorit apo e përpjekjeve për ta fshehur apo heroizuar atë.

ENVER HOXHA ME SERB
ENVER HOXHA ME SERB

39 djemtë e Bolenës i braktisën komunistët dhe u rreshtuan me trimin Lahe Nuro. Për tu hakmarrë me kundërshtarët dhe për ta thelluar më tej përçarjen, për ti trembur më shumë naivët, që tu nënshtroheshin dhe tu betoheshin, se ishin të besës komuniste, sipas taktikës dhe strategjisë tyre, nisën terrorizmin e paparë e dëgjuar në Bolenë, kundër familjeve që dyshonin se ishin kundërshtarë.

Njerëzit e ndershëm, të zgjuarit, trimat provokoheshin në vazhdimësi, poshtëroheshin, kërcënoheshin. Prej tyre kërkonin vetëm një shkak. Për të heshtur të gjithë duhej që në fshat të shtohej tmerri në popull. Dhe qysh në goditjen e parë u vunë tre vëllezërit Neuxhebraj. Islami ishte anëtar I këshillit nacional- çlirimtar të Bolenës, por siç I krijonin vetë versionet komunistët, edhe për Islamin padrejtësisht u shpif dhe u bënë akuza të ulëta. Fshehur pranisë së tij, u tha sikur Islami “kishte dhënë sekretet e këshillit tek italianët”. Akuza të bëhej në fshehtësi u mësua edhe nga Islami.

Meqë ato ditë italianët sulmuan në Bolenë, komunistët e “faktuan” dhe u “krijua bindja se Islami ishte spiun”. Me anën e të dhënave të tij, italianët dogjën ato shtëpi që ishte dhënë informacion se ishin të komunistëve. Shpifja ishte bërë me kast se duhej nisur vrasja. Me që u kurdis kjo shpifje, duhej të niste edhe terrorizmi. U hap se Islami kishte shfaqur adhurim ndaj nacionalistëve, që luftonin me ndershmëri për Shqipërinë etnike. Në të vërtetë, të tre vëllezërit më shumë adhuronin nacionalistët sa sllavo- komunistët, që sa vinte dhe e shfaqnin veten si terroristë. Këtë hamendje e kishin nxjerrë me kohë komunistët dhe mbi këtë bazë, ishte marrë kohë vendimi për tu vrarë, por jo se Islami kishte lajmëruar fashistët, por ngaqë ai vazhdimisht i kishte kundërshtuar mendimet e padrejta që jepeshin, nga komunistët në këshill, të cilët i hidhnin hapur për krime dhe përmbanin sadizmin ekstrem, por që ata i lëshonin për frikë dhe i propagandonin te njerëzit pa kulturë. Shumë herë, kundërshtitë e Islamit në këshillë tregonin hapët se për komunistët ishte kundërshtarë i tyre. Ishte antikomunist…

Sa herë që vendimet vinin nga qarkori dhe kërkohej të zbatoheshin sa më parë aty, ai i kundërshtonte, se sipas bindjeve të tij, binin gjithnjë ndesh me zakonin, besën, me vëllazërinë e burrërinë. Kishte kundërshtuar që nacionalistët e pasur, patriot e shqiptardashës, të mos barazoheshin një me pushtuesin e Shqipërisë, të bëheshin një më tradhtarët! Kishte kundërshtuar edhe terrorizmin mbi gjithë të pasurit, sidomos atë mbi Safet Selimin, që ishte vrarë në fshehtësi dhe pa e marrë vesh askush se do vritej dhe përse. Pastaj ishte kundërvënë me përjashtimin e të pasurve nga këshilli, nga partia, nga rreshtimi bashkë me popullin në luftë, se ata ishin “borgjezë, armiqtë” dhe nuk u takonte asnjë e drejtë, madje nuk besoheshin! Meqë e akuzonin dhe e kërcënonin hapët dhe në mënyrën më të ulët ai e braktisi këshillin, duke thënë se nuk mund të rrinte bashkë më gënjeshtarët dhe të bëhej bashkëfajtor në krimet që kishin nisur.

Komunistët këtë donin, po në të njëjtën kohë e ndryshuan vendimin që kishin marrë për të vrarë vetëm atë. Tani duhej marrë vendim tjetër dhe të mos ruhej ai, që ishte marrë më parë, të vritej vetëm Islami, por edhe Bilua edhe Numani, gjithë familja siç e kishin zakon sadistët e egër. Numani dhe Bilua kishin deklaruar se ishin në krahun e nacionalistëve dhe i urrenin komunistët. Po të vritej vetëm Islami dy vëllezërit më të vegjël ishin trima dhe një ditë do hakmerreshin kundër të pabesëve. Tani komunistët e kishin kthyer terrorizmin në taktikë të vrasjes pa kufi. Kur vritej një anëtar i një familje duhej të shuheshin gjithë pjesëtarët e saj, se e dinin që do ti kishin kundërshtarë, ose siç nisëm ti quanim: “ferrë nëpër këmbë”! Ndaj vendimi i zi i marrë nga internacionalistët përcaktoi korrjen e gjithë familjes, shuarjen e vazhdimësisë së brezit. Një natë tufani dhe acari e rrethuan shtëpinë e Islamit. E dogjën me gjithë mall e bagëti dhe Islamin, Bilon dhe Numanin i morën siç ishin me rrobat e gjumit. Pra zhveshur dhe zbathur. Para se të lanin hesapet me ta, në mënyrën më barbare, njerëzit e kthyernë hiena, panë djalin e Bilos që ishte vetëm 6 muajsh, Kojdhel bilo Kojdhelin.

I pari i përbindëshave, vuri këmbën me këpucët alpine mbi kokën e fëmijës së njomë dhe ia shtypi!

Krime të tillë nuk do të ishin përdorur as nga vandalët, as nga…nuk gjenden…Dhe pasi u kënaqën me fëmijën dhe ulërimat e grave përbindëshat, me mëshirën e shkundur për kujën që linin pas, tre vëllezërit e zhveshur dhe të zbathur, nëpër shi e baltë i shytën dhe i shpunë në anë të lumit me dallgët e furishme, të ushqyera nga shiu. Aty i mbajtën tërë ditën, në të ftohtë dhe në shi dhe si barbarë që ishin, në pasdite i pushkatuan dhe i prenë kokat dhe i hodhën në lumë. Kurse nënën dhe motrën e tyre Mamudinë 90 vjeçare dhe Dyzenën i shpunë në Qafën e Lopës. Aty i vranë duke i hedhur në një rrëke me ujë. Të nesërmen vrasësit e hapën se familja e Neuxhebre u ekzekutua se ishte në shërbim të italianëve dhe gjermanëve dhe u kap kur ikte të bashkohej të ikte me ta, duke ua bërë të pamundur realizimin e dëshirës për tradhti!? Por komunistët e fshatit nuk ishin ngopur me gjak. Kishin marrë urdhër që frikën për heshtje dhe nënshtrim ta shtonin në çdo prag. Ata në mënyrën e tyre më makabër vranë tre vëllezërit e Sulajve dhe nënën e tyre plakë. Të tre vëllezërit ishin korierë të këshillit. Por si sadist ata I vranë se ashtu iu mbush të parit të sadistëve.

Kur u kthye Fakua nga shërbimi me postë e prunë nga Kuçi, e urdhëruan që të mos ulej për çlodhje, port ë nisej menjëherë të shpinte postën tjetër. Ai u tha se e kishin vrarë këpucët dhe nuk mundej të shkonte përsëri në Kuç që të shpinte postën dhe u kërkoi të shkonte një nga vëllezërit e tij. Por komunistët nuk donin mënd. Nuk kishin mëshirë pot ë mos u zbatohej urdhri pa asnjë justifikim, pa asnjë fjalë. E arrestuan Fakon, arrestuan edhe të dytin Bilbilin që u kundërshtoi kohën që i thanë se nuk mund ta bënte rrugën 60 minuta shkuarje dhe ardhje nga Kuçi në Bolenë, kohë e cila nuk mund të arrihej as nga maratonistët e provuar. Dhe pas të dytit arrestuan edhe të tretin që nuk dinte pse ishin arrestuar vëllezërit. i arrestuan të tre, madje edhe nënën plakë, Peshqeshen dhe i pushkatuan pa gjyq!… Po edhe pas këtij krimi të ulët, përsëri gënjyen dhe thanë se djemtë e Sulës ishin vënë në shërbim të pushtuesve dhe si korrierë, më parë ua shpinin pushtueseve informacionin, sa e binin në këshill dhe ishin vënë në udhë për te fashistët…

Gënjeshtrat e komunistëve pas vrasjes makabër të tre djemve trima, ishin nga më të ulëtat. Madje shumë kontradiktore. Ca thoshin se ata ishin kapur me nënën në kohën e nisjes për tek “padroni” por ishin kapur. Të tjerë thoshin se kur u shkuan në shtëpi dhe u kërkuan të “ndryshonin rrugë, të korrigjoheshin, djemtë me gjithë nënën i kishin sharë ata dhe partinë komuniste. Pastaj më i madhi, Fakua kishte nxjerrë armën ti qëllonte, por ishte kapur dhe ishin lidhur të katër, si armiqtë të partisë dhe luftës për liri!”

Gënjeshtrat e komunistëve nuk i njihnin kufijtë e turpit. Sa herë që përgatisnin armët për dhimbje, ndërtonin edhe gënjeshtrën, që do ua mbulonte barbarinë e mënxyrtë.

2 thoughts on “Si ia shtypi me këmbë kokën foshnjës 6 muajshe komandanti komunist”

  1. Sa të pa udhë ini o ballostofashistë. Edhe spiunoni edhe shpifni e akuzoni partizanët legjendarë për krimet që i bënit vetë.
    Sa të patirpshëm.
    Nuk e ulni dot figurën e partizanit atdhetar dhe nuk e ngrini dot figurën e urryer të ballistit tradhëtar e terrorist.
    Turpi është i juaji që mbroni tradhëtinë e paraardhësve tuaj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top