Shkruar nga Zamira Kazazi – Bushati
Edvin Rama nuk do që Shqipëria të integrohet përfundimisht me trendin evropian
Kishte vetem dy dite qe kishim mbërritur nga Gjermania Familja Kazazi, ku jeton tashme prej nje viti. Zamira Kazazi (Bushati) eshte e derguar atje me pune prane ambasades ne Berlin. Shkoi disa dite ne Tirane per te pushuar dhe kurrsesi nuk mund ta mendonte qe një mëngjes, qetësisht duke pire nje kafe perballe shtepise, do t’i shembnin shtepine dhe nuk mund te benin asgje veçse te shikonin si valvitej ne ajer çdo gjë qe ndodhej brenda shtepise tone; sende personale, plaçka e orendi, bile deri edhe dokumentet dhe valixhet ende te pahapura, që pas mbëritjes.
Ngjarja
Ne daten 4.09.2009, ne oren 9 te mengjesit, pa asnje lloj vendimi per prishjen e shtepise nga Policia Bashkiake (Urdhër i dhënë nga Edi Rama) u shemb shtepia e Mandelës Shqiptare Osman Kazazi ne qender te Tiranes ne rrugen “Bardhok Biba”. Rama shembi shtepine pasi firma qe do te ndertoje pallatin e kufitareve eshte një kliente e aferave te tij, per te cilen duhet nje hetim shtese per te pare se si eshte manipuluar dokumentacioni per të ligjëruar dhenien e lejes se ndertimit.
Shembja e shtepise se pari eshte hakmarrje politike, pasi ashtu sikur dihet, familja Kazazi per gati gjysem shekulli u përndoq nga baballaret e Edvin Rames dhe aktualisht, edhe sot pas 19 vjetesh demokraci, ne ndjehemi te persekutuar nga Edvin Rama. Ky njeri ende s’e ka kuptuar se Shqiperia aktualisht eshte anëtare me te drejta te plota ne NATO dhe kerkon te hyje ne familjen e madhe evropiane. Me keto kushte, Edvin Rama nuk do qe Shqiperia te hyje ne Europe, duke e bere edhe me te pasigurte jeten e qytetarëve të kryeqytetit. As do te pyese e s’do t’ia dije se fle ne shtepi dhe te nesermen gjendesh ne mes te kater rrugeve pa shtepi. Por me e keqja eshte se policia bashkiake e Edvin Rames ofendonte e provokonte ne cdo moment qe unë, Zamira Bushati-Kazazi dhe bashkëshorti im, Shpëtim Kazazi te binim pre e provokimeve dhe te perfundonim ne polici, burg (dëshirat e tij këto jane te hakmerret si pjellë e komunizmit, edhe pasi kanë kaluar 20 vjet demokraci)
Familja Kazazi
Osman Kazazi i denuar me 42 vjet burg politik, dekoruar nga ish president Sali Berisha, pishtar i demokracise, Qytetar Nderi i Tiranes, dekoruar nga ish kryetari i bashkise Albert Brojka dhe Qytetar Nderi i Shkodres, njekohesisht dekoruar nga Papa Gjon Pali i Dyte me medaljen “Qëndrestar i vuajtjeve gjysemshekullore ne burgjet e diktatures”. Në grupin e mjekëve të vrarë dhe persekutuar nga regjimi hyn dhe i ashtuquajturi Mandela shqiptare, legjenda e burgjeve, Osman Kazazi. Në të ri, kishte mbaruar studimet e larta për farmaci në Itali. Osman Kazazi arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 15 vjet burgim, e pasi lirohet pas kryerjes së dënimit arrestohet sërish, duke mbajtur rekordin e viteve të kaluar në burgjet e komunizmit. Osman Kazazi është dhe simboli i vuajtjeve të periudhës 45-vjeçare. Si Kryetari i Komisionit Nismëtar të Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Osman Kazazi, në kuvendin për viktimat e pafajshme të diktaturës, më 12 shtator 1991, thirri qetësisht: “Ne nuk duam hakmarrje, por një Shqipëri me të vërtetë të lirë dhe demokratike”. Trashegimtare te vetem te familjes Kazazi jane Shpëtim Bushati (Kazazi) dhe Nesrete Jegeni (Bushati), pasi vetem njëra nga 5 motrat qyqare ishte e martuar, por edhe asaj – Mahmudije Bushatit (Kazazi) ia pushkatuan te shoqin per agjitacion e propagande, duke e lënë kështu të vetme me 2 fëmijët.
Pikerisht…
Duke u bazuar tek prioriteti i qeverise “Berisha”: “Lufte pa kompromis korrupsionit dhe zero tolerancë ndaj tij”, të bindur tek zbatimi i ketij prioriteti nga drejtesia shqiptare, zoti Shpëtim Kazazi i është drejtuar Gjykates se Shkalles se parë në Tiranë. Shpresojme qe çeshtja te gjykohet me drejtesi pa u ndikuar nga aferat e Edi Rames, dhe ne te kundert po te jete e nevojshme ceshtja do te perfundoje ne gjykaten e Strasburgut.