Si e kam njohur Patriotin Qazim Zalo Prodanin?

SHKRUAR NGA DR. NIHAT BAKALLI, KRYETAR I BALLIT NË MËRGIM

Mjerisht, vetëm shkurtimisht. Me hollësi mund të merren të tjerë.

Jetoi vite me radhë në qytetin kozmolitan, Stamboll të Turqisë, deri sa erdhi koha t’i mbyllte sytë në qytetin Izmir, aty ku ishin vendosur disa nga shokët tanë, Hajro e Fadil Bytyci, Skender Taniku etj. Vuajti disa vjite nga smundja e pa-shërueshme Alzheimer.

Aso kohe, qyteti kozmopolitan ishte një qendër intrigash, mbushur me njerëz që nuk kishin skrupuj, të cilët nuk bënin tjetër veçse sorollateshin nëpër kafene, duke u orvatur të merrnin ndonjë lajm për të joshur ndonjë “padron” kundrejt ndonjë “sevapi”… Përveç tyre qëndronin edhe disa grupe, te cilat qëndronin si një shtyllë hekuri, duke u bërë ball intrigantevet.

Ndër ‘ta dallohej apo mund të themi, dilte sipër tyre Qazim Zalo Prodani. Pikërisht për këtë, Midhat Frashëri e zgjodhi si një “udhëheqës” në rrugën e caktuar te idealit të Ballit, baza e të cilit ishte “Shqipëria Etnike” edhe anëtar i Komitetit Qëndror.

Në atë “mish mash”, Qazimi ia doli të mblidhte një grumbull patriotësh, si Rexhep Mitrovica, vellezerit Asaf e Servet Xhaxhuli, Selim Mborja, Dr. Ali Koprencka, Pjeter Andoni, vellezerit Hajro e Fadil Bytyçi etj. Qazimi do t’u bënte ballë intriganteve të llojit të njerëzve të Kotokut i kishës përçarëse, atyre, të cilët adhuronin Enver kriminelin e shokët e tij… etj.

Dalë ngadalë dhe me plot durim edhe përkrahje, ia doli të nxirte fletoren “Besa”, e cila me të drejtë, filloi të quhej “Besa luftarake”, sepse nëpermjet saj, Qazim Zalo Prodani kërkoj me këmbe-ngulje që Kosova të dilte më vete, e lire, demokratike, me të drejtë që të bashkohej me nënën Shqipëri, edhe kjo e lirë e demokratike, jashtë urdherit të Enver kriminelit.

Fletorja Besa pra, u bë qendër në mbrojtje të Shqipërisë etnike, kundër synimeve të Kotokut dhe kundër pa-drejtesive, që po u bëheshin bashk-atdhetarëvet. Për këtë, ai së bashku me shokët e tjerë iu drejtua qeverisë turke me një memorandum, që të mos lejohej asnjë copëtim i tokave shqiptare.

Qazimi i bëri ballë dhe sulmit të PAdrejtë të njerëzve të Kotokut, duke fituar gjyqin, që ishte ngritur kunder tij. Në fletoren Besa kanë kontribuar njerëz me ndjenja Kombëtare si Abas Ermenji, Zef Pali (Flaka) Vasil Andoni, Jani Dilo dhe shume të tjerë..

Qazim Zalo Prodani u pat emëruar si “kryetar” i organizatës së ” Ballit Kombëtar” në mbarë krahinën e fortë të Kolonjës edhe më gjerë, mbas vdekjes së Safet Butkës. Fliste rrjedhshëm, Turqisht, Italisht edhe Frëngjisht.

Me Qazimin kam shkëmbyer gjerësisht dhe e kam patur nderin t’a ndihmoj fletoren Besa. E kam patur nderin të jem bashkë-punëtor i tij deri ditën, që i mbylli sytë.

Mjerisht, sëmundja e mori para dhe nuk e la të shihte tatëpjetën komuniste. Por idete e tij kanë lënë një vrag të thellë për brezat që pasojnë…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top