Shuplaka e deputetit gjerman

SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Hashim Thaçi, akoma është në kohë për të shpëtuar nga kurthet e Serbisë armike. Kthimi i Thaçit interesave të shtetit dhe qytetarëve do t’i sjellte edhe mbështetje ndërkombëtare, në të kundërtën do të largohet në mënyrë të turpshme nga skena politike.

Analisti Florim Zeqa vlerëson se shuplaka e deputetit gjerman i ngriu buzëqeshjen false presidentit Hashim Thaçi dhe se kjo nuk është hera e parë dhe as që do të jetë e fundit që ai qortohet ashpër nga burrështetasit perëndimorë.

“Megjithatë, goditja që mori nga deputeti gjerman nga partia e Merkelit, Peter Beyer, ishte më e fuqishmja dhe më e paharruara për presidentit e trullosur kosovar.

Goditjet që i mori Hashim Thaçi nga dy superfuqitë politike dhe ekonomike në botë, përkatësisht Gjermanisë (Evropë) dhe SHBA-të (Botë) në idenë e tij vrastare për shtetin e Kosovës, përkatësisht propozimin e tij të shkëmbimit të territoreve,… duhet të jenë alarm i kuq për qytetarët e vendit, për ta larguar sa më parë dhe sa më shpejt Hashim Thaçin nga pushteti për ta shpëtuar
shtetin nga falimentimi i mëtutjeshëm politik”, u shpreh ai.

“Më mirë se askush tjetër ia bëri të qartë presidentit Hashim Thaçi deputeti gjerman nga partia e Merkelit, Peter Beyer, qëndrimin e Berlinit rreth çështjes së ndryshimit të kufijve, duke ia përsëritur disa herë se kjo ide është e rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Përmendja disa herë brenda pak minutave nga ana e deputetit të partisë së kancelares Merkel, e fjalës ‘rrezik i lartë’, është sinjal i qartë për qytetarët e vendit, se duhet të zgjedhin mes mbrojtjes së sovranitetit të shtetit nga dy fuqitë
botërore dhe shitjes së territoreve nga presidenti i tyre”, vijoi më tej
Zeqa.

“Deklarata e deputetit gjerman, Peter Beyer, është tregues se Kosova po rrezikon integritetin territorial për shkak të arrogancës dhe pazareve të Hashim Thaçit, i cili asnjëherë nuk është përkrahur nga Gjermania, të prishë marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me partner të fuqishëm, siç është Gjermania, që e kundërshton ashpër dhe hapur ndarjen e Kosovës, e cila ide mbështetet nga presidenti Thaçi, Vuçiqi dhe Edi Rama, me agjentët e UDBsë.

Pasojat e iniciativës antikombëtare e antishtetërore të Serbisë implementuar nga presidentit Thaçi, do të jenë të rënda dhe afatgjata për shtetin e Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top