E ka humbur qetësinë klani që ka zaptuar Tiranën dhe krejt Shqipërinë. Edi Rama i ka shpallur të gjitha mediat mashtruese dhe ka premtuar se do t’i bëjë zap, edhe ato, edhe opozitën, ndërkohë që Erion Veliajt s’po i del trupa e policëve dhe kërkon përforcime, për të shtypur protestat e qytetarëve kundër gjobave të bashkisë. Dhuna e Qeverisë dhe Dhuna e Bashkisë, një shartesë e rrezikshme që po çon në përplasje civile, një perspektivë që dihet se ka si humbësa vetëm uzurpatorët e zyrave
Fakti/Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, maxhoranca voton rritjen e taksave – censurohet Opozita
Shqiptarët tanimë po përballen me një dhunë të dyfishtë, në nivel qendror dhe lokal, nga qeveria dhe bashkia. Rama dhe Veliaj po zhvillojnë njw duet duke luajtur me ekonominw e vendit dhe jetët e shqiptarëve. Edi Rama i ka shpallur të gjitha mediat mashtruese dhe ka premtuar se do t’i bëjë zap, edhe ato, edhe opozitën, ndërkohë që Erion Veliajt s’po i del trupa e policëve dhe kërkon përforcime, për të shtypur protestat e qytetarëve kundër gjobave të bashkisë. Nuk ekziton më një pushtet lokal, pushteti i Ramës është i centralizuar jo në formatin shtetëror, por një format oligarkik. Erion Veliaj miratoi një projektin e Ramës për taksat. Veliaj është Rama dhe e gjithë ekzistenca e tij politike ka derivuar nga biznesi i 20% të Edi Ramës. Përballë kësaj reprezalje të dyfishtë, ka një rezistencë qytetare që dita-ditës nga lokale po bëhet kombëtare. Ngritja e shqiptarëve në protesta ia ka humbur qetësinë klanit që ka zaptuar Tiranën dhe krejt Shqipërinë. Dhuna e Qeverisë dhe Dhuna e Bashkisë është një shartesë e rrezikshme që po çon në përplasje civile, një perspektivë që dihet se ka si humbësa vetëm uzurpatorët e zyrave
Fakti/Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, maxhoranca voton rritjen e taksave – censurohet Opozita
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar këtë mbrëmje vendimin për taksat vendore ndaj bizneseve vetëm me votat e mazhorancës. Ligji në fjalë është kundërshtuar nga këshilltarët demokratë, të cilët në përfundim të mbledhjes kanë akuzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj, se po miraton vendime të paligjshme në favor të segmenteve të biznesit të lidhura me qeverinë.
“Jemi para absurditeteve të Erion Veliajt, ku ligjet shpërfytyrohen”, ka thënë kreu i këshilltarëve të djathtë Leonard Olli. Ai e ka akuzuar Veliajn për tentativa për të shmangur transparencën me biznesin, që edhe sot ishte mbledhur jashtë zyrave të bashkisë.“ Është një shmangie nga përballja me të vërtetën dhe me grabitjen që ne e kemi denoncuar që në dhjetor. Këto janë veprime për interesat private të bashkisë dhe jo të komunitetit”, ka thënë Olli. Ai ka bërë me dije se këshilltarët e djathtë kanë kërkuar gjatë mbledhjes heqjen e taksës “anti-kushtetuese” për infrastrukturën arsimore, shfuqizimin e 15 tarifave “të vendosura aforfe” dhe uljen me 30 për qind të taksave të përcaktuara në buxhetin e shtetit.E gjitha kjo, “për të shmangur vrasjen e diktaturës dhe kthimin e njerëzve në skllevër që punojnë për qeverinë dhe bashkinë”, ka thënë Olli. Ai ka nënvizuar se, kemi të bëjmë me një konflikt tepër të rëndë social, që i bën këshilltarët demokratë të rishikojnë pozicionin e tyre karshi Këshillit Bashkiak. “Jemi në kushtet e një paligjshmërie absolute. Do të shikojmë marrëdhëniet tona me Këshillin Bashkiak, sepse nuk mund të lejojmë të nëpërkëmbemi, duke qenë se jemi përfaqësues të popullit”, ka shtuar Olli.
Kreu i Këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli deklaroi përfshirjen në diskutim të çështjes së ndërtimeve tek Parku, si dhe ndërhyrjen para Galerisë së Artave. Olli theksoi se PD ka sjellë një amendament që parashikon uljen me 30% të taksave, si dhe heqjen e disa prej këtyre taksave tyre. “Sikundër jeni në dijeni grupi i këshilltarëve të PD ka paraqitur prej kohë në shqetësim të problematikave të biznesit, dhe kemi risjellë për t’u shqyrtuar amendime tona për uljen me 30% të taksave, heqjen disa prej tyre mbajtjen për hapësirat publike në nivelet e mëparshme. Paralelisht vijojmë të përsërisim kërkesën tonë që i është drejtuar edhe Veliajt për të bërë transparencën mbi ndërhyrjen e paligjshme në liqenin artificial të Tiranës si dhe një ndërhyrje aspak transparente përpara Galerisë së Arteve. Këto dy çështje të përfshihen në diskutim”, tha Olli. Mbledhja e djeshme në fakt është shoqëruar me debate të shumta edhe porsa i përket pikës së katër të rendit të ditës, taksës së biznesit. Këshilltarët e djathtë kërkuan me ngulm përfshirjen e kërkesave të biznesit. Mbledhja është shoqëruar edhe me tension nga jashtë ambienteve, ku tregtar të shumtë kanë kërkuar të hyjnë brenda që të dëgjohet zëri i tyre. Në mbledhjen e mbrëmshme u vendos rishikim i paketës fiskale miratuar në fund të dhjetorit në bazë të vendimit 59. Bashkia pranon në relacion se për shkak të ankesave të biznesit, ajo do të shqyrtojë uljen e barrës fiskale. Konkretisht është propozuar ndryshimi i niveleve të “Taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë”, sipas përcaktimeve të mëposhtme (shih tabelën). Ky ndryshim vjen si rezultat i interpretimeve në raport me ndryshimet e fundit në ligjin “Për sistemin e taksave vendore” dhe vështirësitë e aplikimit në praktikë. Së dyti, propozohet heqja e tarifës së pastrimit “Vendosje tavolina në muaj në hapësirat publike për tavolinë”, me qëllim ekuilibrimin e ngarkesës së shtuar fiskale nëpërmjet aplikimit të tarifës së re për zënien e hapësirës publike. Nivelet e tjera të tarifës së pastrimit mbeten të pandryshuara. Propozohet dhe ndryshimi i ndarjes territorial sipas zonave A, B dhe C për efekt të aplikimit të “Tarifës për zënien e hapësirës publike”, e cila mundëson ngushtimin e zonës A, ku tarifa është gjysma e nivelit të zonës A. Ky propozim, mundëson, sipas relacionit, aplikimin e tarifës në përputhje me zhvillimin ekonomik në zonën respektive dhe uljen e ngarkesës fiskale për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në zona me tregues ekonomik të botës.
Erion Veliaj përndjek fukarenjtë – gjobitet e moshuara në qoshe të rrugës se shiste qepë
Qindra tregtarë ambulantë sigurojnë me vështirësi paratë e mbijetesës nga shitja e produkteve bujqësore në Tiranë, nën frikën e aksioneve të vazhdueshme të policisë bashkiake të Erion Veliajt. Por, fotoja e një zonje të moshuar ka bërë xhiron ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku mijëra qytetar kanë denoncuar reprezaljen e inspektorëve tatimorë ndaj këtyre njerëzve në pikë të hallit. Rasti i zonjës së moshuar nuk është as i pari dhe as i fundit, qytetarët në kushtet e një pamundësie dhe papunësie në nivele alarmante dalin të shesin ndonjë produkt bujqësor për të fituar bukën e gojës. Por, për Erionin, e rëndësishme vazhdon të mbetet zhvatja e qytetarëve të pamundur, nëse kanë me çfarë të mbyllin një vakt, kjo nuk i përket atij. Më 14 gusht 2015, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj mori vendimin për lirimin e hapësira publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa policia bashkiake organizoi disa aksione radhazi kundër tregtarëve ambulantë. Jeta e zonjës së moshuar dhe e qindra shitësve të tjerë të ngjashëm në rrugët e Tiranës u vështirësua nga ky vendim. Në pamundësi për të braktisur shitjen e produkteve bujqësore, “ambulantët” janë zhvendosur nga rrugët kryesore drejt hapësirave mes pallateve apo lagjeve të brendshme. Këta shitës ambulantë do kishin dashur shumë të shisnin në një treg të licensuar që nuk ekziston. Mundësia e vetme e tyre është për të mos u përballur me policinë është t’u drejtohet tregtarëve, por në fund të ditës do të kishin më pak para për familjet e tyre . Nga gushti i vitit 2015, policia bashkiake e Tiranës ka vendosur 3443 gjoba mbi tregtarët ambulantë për zënie hapësirash publike, por nuk ka ndërmarrë asnjë masë që t’i mundësoj punën qytetarëve të saj. Edhe pse ka vendosur që të ketë hapsirë të posaçme për këta ambulantë deri më tani asnjë plan nuk është bërë realitet. Edhe rasti i të moshuarës së djeshme ka irrituar së tepërmi qytetarët, të cilët janë të lodhur me këtë qeverisje korruptive. (Gazeta55)