SHTETI NUK PO I HETON MBI 600 VRASJE, NDËRSA BANDAT VRASTARE KËRCËNOJNË HISTORIANIN JUSUF BUXHOVI!

SHKRUAN: SAIM TAHIRAJ

Banda që gjatë luftës kërcënonte nëpërmjet komunikatave në gazeta dhe televizion, si dhe nëpërmjet tubimeve me mërgimtarët në shtetet e Europës. Në Kosovë dhe Shqipëri, kërcënonin drejtpërsëdrejti ushtarë dhe popullatën që nuk ishin në vijën e tyre ideologjike. Shumë të ashpër ishin me aktivist dhe drejtues të LDK-së. Përpilonin lista të gjata për likuidim.

Qëllimi kryesor ishte eliminimi i tyre, kështuqë rruga drejt pushtetit të jetë pa pengesa. Ajo bandë sot është hedhur në ofensivë kundër një intelektuali të madh, kundër një historiani me përmasa jashtë Kosovës, i cili me argumente shkencore e trajton temën e vrasjeve të luftës dhe pasluftës.

Nga shumë pak figura publike apo intelektual të vërtetë, Buxhovi e ka guximin të merret me trajtimin e kësaj teme që në Kosovë ka mbetur një temë tabu. Tani e njëzet vjet pas luftës, drejtësia e shtetit të Kosovës nuk e ka guximin të merret me hetimin e mbi 600 vrasjeve. Kjo ndodhë për arsye se organet e drejtësisë në Kosovë janë në duart e asaj bande.

E vërteta e argumentuar me fakte, që e thotë historiani Buxhovi e ka goditur këtë bandë mu në vendin ku dhemb më së shumti, andaj reagojnë në këtë mënyrë të pakontrolluar.

Ky reagim i ultë i kësaj bande është treguesi më i mirë se historiani i madh Buxhovi ka plotësisht të drejtë. Mos u ndalni në rrugëtimin tuaj të shenjtë z.Buxhovi, në ndriçimin e historisë sonë e cila ka mbetur në errësirën e gënjeshtrave.

Z.Buxhovi e keni mbështetjen tonë të fuqishme.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top