Shteti nuk është pronë private e askujt!

Shkruan, Xhemajl Murati-Tupalla, Balli Kombëtar Demokrat, Dega në Gjilan

Duke i lexuar keto dite propozimet e disa analisteve, qytetareve te ndryshem, si dhe disa politikaneve te grupeve te caktuara te interesit, se kinse sipas tyre President i ardhshem i Rep.se Kosoves, e sipas marreveshtjes PDK-LDK, po na u dashka me qene Hashim Thaçi, kurse sipas disa te tjereve Murat Jashari, e tani se fundi Rexhep Qosja, apo verzioni tjeter, e bija e Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova, Teuta etj.

Une kam nje mendim pak sa me ndryshe, sepse nuk mundem te besoje kursesi dhe te pajtohem me faktin se Shteti i Kosoves na qenka bere prone private e kandidateve te larte cekur, vetem e vetem per shkake te se kaluares se tyre, e jo per shkake te aftesive te tyre profesionale per te udhehequr me shtetin.

Kryetari i ardhshem i Kosoves, sipas mendimit tim duhet me qene nje figure konsensuale, i pranueshem per shumicen e qytetareve te Kosoves, me autoritet dhe integritet te larte, dhe me aftesi intelektuale si dhe profesionale per te udhehequr me shtetin.

Po ashtu mendoje se eshte momenti i fundit per ne, qe te vetedisohemi si popull dhe te mendojme sa me pozitivishte, per te ardhmen tone dhe te femijeve tane, pa emocione te tepruara, dhe pa favorizime te caktuara, ta zgjedhim Presidentin me te mire te mundshem te vendit, i cili pastaj me autoritetin e tij, si dhe me aftesite e tia profesionale, te mund te na perfaqesoje sa me denjesisht ne skenen nderkombetare, ta permiresoje ne syte e botes imazhin e shtetit tone, si dhe me aftesite dhe profesionalizmin e tij te na qoje drejte Integrimeve Europiane dhe anetaresimit ne Nato.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top