SHTETI I JANULLATOSVE

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Greqia e tera ne feste dhe ekstaze si kurre me pare ne keto vitet e fundit…

Qe nga Presidenti Pavlopulos qe vetem pak dite me pare kercenonte Shqiperine e shqiptaret, tek Kotzias qe ju tregonte atyre se rruga per ne BE kalon permes Greqise, e deri tek e gjithe media greke e shkruar, e folur e vizive qe nuk ka lene lloj helmi e vreri derdhur mbi fqinjet e tyre veriore, tashme kane marre buzuket e violinat, gerrnetat e defet e po kercejne e kendojne NON STOP…

Dhe nuk i gezohen festave te fundvitit o shqiptaret e mij te mire jooooo, por i gezohen asaj qe Allvania, me se fundi i dha shtetesine Allvanose atij qe ne fakt ka 25 vjet qe e udheheq dhe e drejton fatkeqesisht Atdheun e Kombin tuaj, Neperkes helmuese greke Anastas Janullatos.

ATIJ, qe nuk ka lider partie, kryeminister, president, minister te jashtem, te brendeshem e te mbrojtjes, deputet e politikan shqiptar te ketij njeçerek shekulli te fundit, te mos kete vajtur ti puthe doren, ti ulet ne preher [shpesh edhe bashke me grate e tyre], e ti marre bekimin e uraten per te qene se bashku e ne nje radhe me te ne krye te Allvanise.

ATIJ, qe ka vite qe shkel mbi gjakun e At Stath Melanit, Dhaskal Todrit, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, etj etj; e qe ka urrejtje tipike pathollogjike greku per atdhetaret e flakte te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare si Imzot Noli, At Arthur Liolini, At Nikoll Marku etj…

ATIJ, qe ç’nuk ka bere ne Jug te Shqiperise per ta greqizuar ate, duke i sjelle Kishat greke deri ne Tepelene, duke i perjetesuar ”Heronjte e luftes italo-greke” ne territorin e Shqiperise e te shqiptareve, duke ju mohuar shqiptareve Heronjte e Patriotet e tyre te vertete dhe kishat e tyre memedhetare, duke u bere Kali i vertete i Trojes se grekeve qe enderrojne Vorio – Epirin tash sa mot!

ATIJ, qe me 1997 shkonte te gezonte bashke me banditet e Agimit te Arte ne Himare, Sarande, Permet, Kelcyre, Vlore Gjirokaster etj. çastet ”fatlume” kur menduan se e bene realitet enderren e tyre per te marre Shqiperine e Jugut.

ATIJ, qe ne rastin e Piramidave kur shqiptaret u gjenden te tradhetuar dhe me xhepat zbrazur prej vjedhjes se neveriteshme shteterore, deklaroi per ti ”qetesuar ata”, se Zoti e di mire se ç’ben!

Po cili eshte ky Kodosh Shteti qe duke e bere Neperken Janullatos Allvanos, e beri Greqine te shpertheje ne feste dhe sipas disa politikaneve tane dritshkurter qe vrapuan per ta uruar, e disa Anal – isteve, i vuri dinjitetin ne vend Shqiperise se sotme europiane?

Eshte Shteti i Erdogan Rames, qe voton kunder Amerikes, i cili i ngul pas shpine thiken te gjithe shqiptareve brenda e jashte Shqiperise,  kombit shqiptar e Kosoves ne veçanti, duke tradhetuar hapur Çeshtjen madhore Shqiptare.

Eshte shteti i Ilir – Floririt te 40 dhomave e 12 haleve qe predikon ”qetesi e dashuri”, po permes stilit tipik te Janullatosit.

Eshte Shteti palaço shqiptar ne duart e Janullatosit qe e ben grekun – shqiptar e qe prej vitesh hesht kur me dhune greket i shnderrojne shtetasit e tij shqiptare perbuzshem ” ne greker te mire”.

Eshte shteti qe hesht kur kisha ”shqiptare”e Janullatosit ne Permet ju mbyll dyert shqiptareve per te kryer Meshe ne nderim te patriotit te madh te vendit te tyre At Stath Melanit vrare cuberisht nga pritat e erresira e andarteve greke te Suropollosit, vetem e vetem pse perçonte dijen, kulturen, gjuhen e bukur shqipe, atdhetarine e patriotizmin tek bashkepatriotet e tij te nje gjaku.

Eshte shteti i zbythur e legen qe hesht kur ajo ”e fameshmja France demokratike” ne mes te Marsejes e ne shekullin e 21 i mbyt e i vret djemte e saj ne lulen e jetes, siç beri me te riun shkodran Florenc Beqiraj.

Eshte shteti qe ligjeron Varrezat greke ne token e shqiptareve madje kerkon e urdheron qe ti kremtoje ato solemnisht çdo vit me ceremoni shteterore.

Eshte shteti qe e ka shitur tashme Shqiperine koke e kembe, mbi toke e nen toke, me Dete, Lumenj, Liqene, Male, Fusha e Kodra; e ka dhene te tere Shqiperine me koncensione dhe shqiptaret e sotem vetem sa rrojne kot e marrin fryme per inerci fiziollogjike ne dheun e tyre e te pareve te vet.

Eshte shteti qe Deputetet e vet e qellojne me Çizme, dhe e shajne me fjalor rrugaçesh, po hajdutet e rrugaçet e tij qe ka ne krye.

Eshte shteti qe ka vendosur qe Kulturen e historine e tij te shtrenjte e te shenjte kombetare, madje deri edhe Monumentet historiko-kulturore e antike, kalate e gjithçka tjeter ta dorezoje ne duart e bizneseve private, duke i fyer kaq rende Shqiperine, shqiptaret e historine tyre te respektuar.

Eshte po ky shtet qe sot ka ne krye bijte e bijat, niperit e mbesat e krimineleve, persekutoreve e vrasesve perbindesha te djeshem te popullit te vet, te cileve kurre nuk ju hyri gjemb ne kembe, edhe pse duart e ndyra te krimit ende vazhdojne tu kullojne gjak te pa fajshem shqiptaresh.

Eshte po ky mut-shtet qe po i detyron shtetasit e vet qe dhunshem e ne forma nga me te poshtrat njerezore te lene Atdheun e tyre e te marrin dhimbshem arratine neper bote, ne kerkim te nje fati njerezor me te mire, per vete e te nesermen e femijeve te tyre.

Eshte po ky mut- shtet qe ka kohe qe shqiptaret i ka lene pa pune, pa para, pa uje, pa drita, pa buke, pa shkolla, pa spitale, pa siguri jetese, pa gjume , pa ilace; e mbi te gjitha i ka zhveshur nga Karakteri, Dinjiteti, Personaliteti e Integriteti i tyre Kombetar, si kurre me pare ne historine e tyre, duke i vdekur per se gjalli!

Eshte ky shtet bandit qe ende i mban Heronj te Popullit e te Kombit vrasesit e satrapet e popullit te vet, monstrat e bastardet bolsheviko-komuniste, tradhetaret e faqezinjte e Shqiperise.

Eshte po ky shtet qe po na le rrugeve te botes duke na detyruar dhimbshem te braktisim token – meme, larg dashurise se saj, lotit plumb nga malli, shpirtit te plagosur nga pesha e dhimbjes se pa tretur, shpirtit plage nga pesha e dhimbjes se pa treguar, e zemer coptuar si pak kush popull-fatkeq ne kete bote te shekullit te ri.

Eshte ky pra, shteti i Janullatosit dhe i Janullatosve groko-shqiptare qe kane mbire pa fund ne Atdheun e Skenderbeut, Fishtes, Konices, Nolit, Migjenit, Nene Terezes, Adem Jasharit, etj. etj..

Eshte shteti, ku kazanet, tenxheret e legenat, si dhe llumi mediatik i paguar prej tij nxituan te perligjin ”vendimin e drejte e te vonuar” te shqiptarizimit te neperkes helmuese greke.

Dhe tani qe edhe te Parit tuaj Grek, i dhate Shtetesine tuaj Internacionaliste, mos nguroni jepjani ate edhe Patriarkut Serb – Irenejit, si dhe Patriarkut Rus- Kirillit, se adhe ata ”çfare nuk kane bere” qe JU e Shqiperia e sotme te jini ketu ku jeni sot.

Dhe nuk e di pse nga shpirti me dalin fjalet e renda plumb te korifeut te Kombit tim At Gjergj Fishta, i cili ne kulmin e deshperimit per fatin tragjik te Shqiperise e shqiptareve pat leshuar kushtrimin piskame aq te dhimbshem te tij:

“Le ta marre vesh bota mbare, se prej sodit s’jam ma shqiptar.”

FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE DHE VOJVODA NIKOLIQ
FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE JANULLATOS DHE VOJVODA ÇETNIK NIKOLIQ

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top