Pastrimi etnik në Kosovë

Shteti i Hashimit

Shkruan: Arbër Gashi

Përderisa Serbia nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, nuk është penduar asnjëherë për krimet e shumta dhe gjenocidin që ka kryer ndaj kombit shqiptar dhe nuk e ka ndërmend të pendohet për pastrimet etnike, duke filluar nga Sanxhaku i Toplicës, Sanxhaku i Tregut të Ri dhe duke zbritur me dhunë e terror në territorin e Kosovës së sotme, marrëveshjet e zyrtarëve tanë shtetëror me shtetin e Serbisë janë tërësisht në funkcion të legalizimit të statusit të privilegjuar për kolonistët serb dhe synimit të tyre për rikthimin e pushtetit okupues serbomadh në trojet shqiptare.

Pavarësisht interesave, kërkesave dhe presioneve të mundshme të Bashkësisë Europiane, zyrtarët e shtetit të Kosovës nuk është dashur të lëshojnë pe në asnjërën prej kërkesave për privilegje shtesë ndaj kolonistëve serb.

Marrëdhënjet e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të reduktohen vetëm në marrëdhënje të tensionuara mes dy shteteve, kjo edhe për shkak se shteti i Kosovës dhe shteti i Serbisë, përmes Kushtetutave në fuqi, shfuqizojnë të drejtën legjitime për vetëvendosje dhe shtetformim të shqiptarëve.

Përderisa Serbia synon krijimin e kushteve për finalizimin e planeve gjenocidale, “shteti” dhe “kushtetuta” e Hashimit i garanton Serbisë armëpushimin dhe mbijetesën e Rezolutës 1244.

Përderisa Serbia gjenocidale të ringjallet nga luftërat e fundit, gjatë kësaj periudhe të armëpushimit, të drejtat legjitime të shqiptarëve “kushtetuta” e Hashimit i ka reduktuar dhunshëm në të drejta qytetare, duke e mohuar ligjërisht dhe duke e luftuar pa asnjë kompromis, përmes forcave puçiste dhe institucioneve të korruptuara të mafisë politike sllavo-komuniste, identitetin e tyre nacional dhe të drejtën për vetëmbrojtje në rast të agresionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.