SHTEGTIMI I SHQIPTARËVE NË LOURDES – 2023

Përvojat e bukura janë ato të cilat, edhe pas përfundimit të tyre, lënë shenjë pozitive, në zemrën dhe mendjen e njerëzve. E tillë ishte përvoja e shtegtimit tonë në Lourdes me 280 besimtarë nga Misioni ynë në Luzern, që së bashku me shtegtarët tjerë përjetuam ditë të paharrueshme në shenjtëroren e Zojës.

Udhëtimi së bashku, njohja me njëri-tjetrin, lutja, meditimi, kremtimi i Meshëve të shenjta, ngrënia e mëngjeseve, drekave dhe darkave të përbashkëta, kënga, humori… të gjitha këto e bënë përvojën tonë të veçantë, pra të dashur, miqësore dhe shumë vëllazërore.

Është për tu theksuar se në këtë shtegtim morën pjesë, po ashtu, më shumë se 80-të të rinj dhe të reja, të cilët i dhan grupit edhe më shumë gjallëri dhe bukuri.

Falënderimi i takon Hyjit, Misionit tonë dhe të gjithë atyre që, në forma të ndryshme, ndihmuan që gjithçka të shkojë mirë dhe qetë.

Zoja e Lurdit, lutu për ne dhe familjet tona!

Misioni Katolik Shqiptar – Luzern
Don Anton Uka

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top