Shtat thuprat e Skënderbeut apo shtat vllëzërit nga Malisheva!?

Shkruan: Florim ZEQA

Legjenda e tregimit për heroin kombëtar të përmasave ballkanike, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun na kishte mësuar të kundertën e asaj që po ndodhë sot në Kosovë.

Skënderbeu para se të vdiste, thirri pranë vetës trimat e tij. Iu drejtua më të riut e i tha:
-Gjon, ti je i ri e i fuqishëm. Merri ato thupra dhe ashtu, grumbull sic janë thyeji!
Djaloshi mori thuprat dhe u përpoq me gjithë fuqinë, por sí theu dot. Pas tij provuan dhe dy-tre të tjerë, por as ata nuk mundën t´i thyenin.
Atëherë Skënderbeu e mori tufën e thuprave, e zgjidhi dhe iu drejtua të birit:
-Gjin, merri thuprat dhe thyeji një nga një.
Gjini i theu të gjitha.
As më i fuqishmi nga ju ,-tha Skënderbeu, s´mundi t´i thyejë thuprat së bashku. Kurse Gjini, që është ende i vogël, i theu një nga një. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni!”.
Trimat nxorën shpatat dhe thirrën:
Betohemi!
Shqiptarët nuk i qendruan besnik betimit të heroit legjendar, nuk i qendruan besnik as vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 10 qershorit 1878 për mbrojtjen e trojeve etnike, e aq më pak betimit të fundit UÇK-së; “Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem.”

I pari që shkeli betimin e shenjtë të UÇK-së, na doli të jetë vet udhëheqësi politik i saj, dhe atë në cilësinë e kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi tani president aktual i vendit,…e pastaj të tjerët varg e vij pas tij!
Akti i tradhëtisë kombëtare nisi me filliminin e biesdimeve të ashtuquajtura “teknike”, krejtësisht politike me Serbinë në Bruksel, për të negociauar edhe atë kompromis të dhimbshëm që u pranua si kusht për pavarësimin e vendit, e që ishte “Pakoja e Ahtisarit”.

Nga ato bisedime, ish kreu dhe udhëheqësi politikik i UÇK-së përveqse shkeli me të dyja këmbët në betimin e UÇK-së, shkeli mbi gjakun e mijëra dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e atdheut.

Më pas shkelësit e betimit të UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve u bënë të shumt në numër, të gjithë vartësit e tij u detyruan të ulen në tavolinen e bisedimeve të Brukselit, derisa i erdhi radha edhe ish Ministrit të Financave në Qeverinë e Bujar Bukoshit në ekzil, zotit Isa Mustafa, të firmos kapituillimin final të shteit tonë me 25 gusht 2015-të në cilësinë e kryeministrit të vendit.

Mbase robërimi ndër shekuj i shqiptarëve, ka bërë që kaq lehtësisht të pranohet psikologjia e robit përballë pushtuesve verior. Servilizimi dhe robërimi nëpër shekuj sikur krijoi në mentalitetin e popullit tonë, shpirtin e një të robëruari, ia mori trimërinë dhe atdhedashurinë, e bëri tradhtar të çështjes kombëtare dhe atdhetare, anarkist në zbatimin e ligjit dhe rregullave juridike në shtetin e pavarur.

Muri ndarës përtej lumit Ibër në pjesën veriore të Mitroviicës nxori në shesh të gjitha “fshehtësitë” dhe të gjitha prapaskenat dhe aktet e tradhëtisë së institucioneve tona rreth ndërtimit të atij muri famëkeq.

Dokumenti që publikuan mediat (gazetat dhe portalet), vërtetoi faktin më paradoksal dhe skandaloz se ky mur ndares qenka duke u ndertuar me lejen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës, si dhe punëkryresin, firmën shqiptare “7 Vllëzërit” nga Malisheva.

Me publikimin e dokumenteve zyrtare, u vërtetua mjerimi ynë i pakufijshëm. Në gjithë këtë akt tradhëtie, më së paku fajtor mbetët punëkryrësi, gjegjësisht firma ndërtimore “7 Vllëzërit” nga Malisheva, të cilët punët i kanë kryer sipas dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës e jo të Serbisë!

Në bazë të dokumentit zyrtar 001343 të MMPH-së të Republikës së Kosovës, për ndërtimin e atij muri famëkeq, përgjegjësia e turpit bie sipas hierarkisë qeverisëvse në vend, duke filluar nga pushteti qendror e deri tek ai lokal në Mitrovicë.

Andaj, në bazë të dikumentit zyrtar të publikuar, ky mur po na del të jetë legal e jo ilegal siq deklaruan në fillim zyrtarët tanë, filluar nga zon(jush)a Edita Tahiri, kryeministri Mustafa dhe kryetari i Mitrovicës, zoti Bahtiri.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top