SHQYPTAR, TI QË LUFTOVE PËR SHQYPNI

SHKRUAR NGA MEHMEDALI JASHARI

O Shqyptar, ti që luftove për Shqypni,
I pabesi, pjella e dreqit të quan renegat!
Vet me dy këmbë deri n’fyt n’tradhti,
Vrau Shqyptarët, e Shqypninë e ngratë!

Ti, që mbushe malet me luf’tar,
Djemt’ më të mirë të gjakut Shqyptar,
M’brojte nderin, kufijt’ e Shqypnisë,
prej anmiqve, çetnikve t’Serbisë.

T’urryen anmiqt dhe veglat e tyne,
Ndërsyen zagarët t’u vrasin pas shpine,
Ti o burr shpëtove, mrekullia e Zotit!
Trondite tinëzarët e Enver Milladin horrit.

Të gjithë i tmerrove, anmiq e tradhtar,
Ti mendove e jetove vetëm për Shqyptar,
I deshe Shqyptar’t, t’a ndërtojnë shtëpinë,
E deshe Kosovën bashk’ me Shqypninë.

Gjith’ kah shkove, e fole të vërtetën,
Për Shqyptar flijove, familjen, e flijove jetën,
Kundër trathtarëve e hordhive t’huaja,
Legjenda e Shqyptarëve, o Mustafa Kruja!

 


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.