Shqiptarit që shpalosi flamurin kombëtar në Ohër, pushtuesi racist dhe gjakpirës ia ndalon hyrjen në Maqedoni të Veriut për 5 vjet

Nga dy të ndaluarit në stacionin policor të Ohrit, në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër, njëri është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar për 5 vjet hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas Alsat-m, bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova.

Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë. Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes për 5 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe një gjobë prej 1 100 eurosh. e cila është paguar menjëherë në Gjyqin e Ohrit. Ai tashmë është larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës, i shoqëruar nga policia.

Vendosja e flamurit kombëtar në Kalanë e Ohrit nga grupi Folklorik Arbëresh nuk është pritur mirë nga një pjesë e opinionit në qytetin e Ohrit.

Strugalajm raporton se ka mësuar se dy pjesëtarë të këtij grupi janë marrë për sqarime në policinë e Ohrit.

Këtë informacion për Strugalajm e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimoski i cili potencon se “Flamuri në Kështjellën e Samoilit në Ohër është vendosur nga një grup i cili është prezantuar si folklorik dhe në një kohë të shkurtër është spostuar nga aty.”

“Janë thirrur në bisedë informative dy persona dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, përfundon Dimoski.

Ma pas Strugalajm shkruan: Një grup arbëresh prej dje po qëndrojnë në Strugë dhe Ohër ku morën pjesë në disa aktivitetet kulturore në përkujtim të betejës që Skënderbeu ka zhvilluar në këto anë. Arbëreshët janë pjesë e kombit shqiptar që pavarësisht që jetojnë prej më shumë se 500 vjetësh në Itali kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër.

“Ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë sipas informacioneve që kemi aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore Arbëreshe.

Vendosja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd,aq më pakë kur dihet se në Maqedoninë e Veriut,shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autokton”, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top