SHQIPTARET NDIHMUAN SËRBINË QË NGA ROLI I TË INKRIMINUARËS TË LUAJ VIKTIMËN ME SUKSES !

Shkruan: Dibran Gashi

Përfaqsuesit tanë mbrojnë me këmbëngulje marrveshjet e arritura në bisedimet e Brukselit, paçka se ato prodhuan pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe qytetaret e saj. Dhe s’ka si të ndodh ndryshe, pasi nëse ata pranojnë gabimet ju duhet të ikin nga pushteti.

Mua po me ngjet se shqiptarët (pushtetarët dhe strukturat tona mafioze krekosëse) po i bëhen ndihmaqare Sërbisë në pretendimin për të barazuar krimin, apo thënë më saktë dhe për më keq; nga roli i të inkriminuarës të kthehet në ate të viktimës.

Politika sërbe e ka traditë që pasi të kryen krime e gjenocid të konvertohet në të viktimizuar duke derdh lot krokodili dhe këte po e bën dhe tash jo pa sukses.

Pas çdo raundi bisedimesh të përfaqsuesëve tanë me përfaqsuesit sërb në bisedimet e Brukselit, shteti i Kosovës ka pësuar fiasko.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top