SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Një islamist radikal, duke ia prerë kokën një mësuesi në Francë, i cili në orën e historisë së religjioneve, nxënësve iu kishte treguar disa karikatura të Muhamedit, ka ndezur një polemikë të ashpër në shoqërinë franceze. Sa për fillim, autoritetet e ketij vendi i kanë debuar nga territori i Francës 231 islamistë radikalë.
Qendrim Gashi, ambasadori i Kosovës në Paris, reagoi me të drejtë me një Tweet duke ilustruar reagimin e vet me një gazetë (Le Figaro) e cila e kishte publikuar karikaturën e Muhamedit. Ky akt fisnik e njerëzor i ambasadorit kosovar, që kundërshtoi prerjen e kokave dhe mbrojti fjalën e lirë, ndezi flakë BIK-un, i cili po e merr rolin e një kalifati në Kosovën e çliruar. Nëse shqiptarët kanë vuajtur gjatë nga regjimi serb, së shpejti do të vuajnë nga instalimi i kalifatit të BIK-ut. Kështu, ky institucion fetar që më shumë është islamik se sa shqiptar, me reagimet e veta, po shndërrohet në zëdhënës të islamistëve radikalë shqiptarë të tipit të Lavdrim Muhaxherit. Mbajeni mend, nëse vazhdon me këtë ritëm të radikalizohet shoqëria shqiptare (kosovare) kokat e para do të bien për tokë edhe në Kosovë.
Partia « Fjala » e Gëzim Kelmendit, përngutshëm e ngriti flamurin kundër aktit njerëzor të ambasadorit Gashi, i cili ishte solidarizuar me të gjithë ata që janë kundër prerjes së kokave të njerëzve dhe me ruajtjen e fjalës së lirë. Ambasadori Gashi nuk e kishte lëshuar asnjë ofendim ndaj muslimanëve.
Edhe unë solidarizohem me fjalën e lirë dhe qëndrimin e ambasadorit Gashi. Jo vetëm kaq ! Secili shqiptar duhet të rreshtohet në kampin e atyre që mbrojnë fjalën e lirë, në veçanti duhet të reagojnë liderët e partive politike të cilët po bëhen dy ditë që e kanë futur kokën në rërë. Kanë frikë se nëse mbrojnë fjalën e lirë i humbin adeptët e islamit radikal që e kanë të instaluar në partitë e veta. Habit heshtja e të gjithëve, por në veçanti e VETËVENDOSJES ! e cila gjithmonë ka përgjigje për gjithçka. Në vençanti po habit lideri i saj « Ensteini i politikës shqiptare », Albin Kurti. Megjithatë, Albini e ka vështirë të deklarohet, sepse ata që gjatë qeverisjes së tij patën bërë namaz në Sheshin Skenderbe do ta gozhdojnë me votën e tyre !
Unë po habitem edhe me heshtjen e intelektualëve shqiptarë ! Ku janë mësuesit dhe profesorët e mi? Ku janë kolegët e mi? ku janë nxënësit e mi?
Të praktikosh fenë e Muhamedit është e drejtë personale e secilit dhe mbrojtje e fjalës dhe besimit të lirë. T’ia dekapitosh kokën dikujt për një karikaturë të cilitdo profet apo ta përkrahësh një akt të këtillë është krim.
Linja e demarkacionit është trasuar nga ambasadori Gashi.
Unë jam në anën e tij dhe e përkrah. Është koha që çdo shqiptar të deklarohet sikur në kohën e Millosheviqit ; a jemi me nacionalizmin shqiptar apo me institucionte e përkohëshme të Millosheviqit. Pra, duhet të deklarohemi dhe të marrim qëndrim ; a jemi me nacionalizmin shqiptar që respekton çdo fé të moderuar dhe fjalën e lirë të secilit të sanksionuar me ligje apo me kalifatin e BIK-ut, pra me nacionalizmin arab të islamit radikal (Al Qaeda, taleban, ISIS)
Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, edhe nëse është nevoja, të reagojnë me forcë ndaj kalifatit të BIK-ut dhe adeptëve të tij me orientim vehabistë e salafistë !
Përndryshe, dita kur do të ketë përleshje në mes të shqiptarëve muslimanë të moderuar dhe islamistëve radikal me origjinë shqiptare nuk do të jetë larg.
NB: Mbrëmë në dy studio televizive në Kosovë (T7 dhe Kanal10) janë shenuar shkëndijat e para.