Shkruan: Rexhep SHAHU
Ne shqiptarët i duam turqit më pak se sa na duan ata ne. Turqit na kanë dashtë e na duan aq shumë sa na kanë fshi e na kanë zhbë identitetin, na kanë dashtë e na duan të jemi turq, të mos jemi shqiptarë. Ndërsa ne i duam turqit dhe duam që ata të jenë turq. Ndaj i duam më pak.
Ata na kanë dashtë e na duan aq shumë sa na kanë gëlltitë, na kanë kullufitë në gojën e tyre. Dhe nga dashuria e madhe për ne, na kanë ndërrue mbiemrat. Nuk kanë lejue kurrë që të çelet ndonjë shkollë shqipe në Turqi. Sepse na duan aq shumë sa të jemi e të bëhemi turq. Kështu Turqia i mori shqiptarët dhe i vendosi në Turqi nga dashuria për to.
Ndërsa Serbisë, që nuk e ka patur e as nuk e ka mike, me dekret sulltanor ia fali tokat e trojet e shqiptarëve. Njerzit shqiptarë i mori vetë Turqia për vete, tokat shqiptare ia fali Serbisë.
Ne i duam turqit më shumë se sa na duan ata ne dhe nga kjo dashuri ne e kemi mbushë hapsirën shqiptare me minare e me xhamia. Nga dashuria jonë e pakufishme për turqit, ne pranojmë të rrimë pa shkolla, pa godina shkollore në fshatrat e qytetet tona dhe jemi të lumtur e të gëzuar po të ndërtojmë xhamia. Sa më e madhe xhamia e katundit aq më shumë mburret paria e katundit. Dhe gara për minare sa më të larta është fantastike.
Ne i duam më shumë turqit dhe e kemi me prova këtë dashuri. Ndonëse asnjë shkollë shqipe nuk lejohet të çelet në Turqi, ne e kemi mbushë hapsirën shqiptare me shkolla turke, me kolegje turke, me universtitete turke. Lum si ne. Nuk kemi me shkue dam. Per shkolla europiane s’kemi nevoje.
Përveç shkollave turke që i kemi kudo, ne si shqiptarë edhe bizneset kryesore strategjike ua kemi dhënë turqve. Ne nuk marrim frymë pa turqit. Nga dashuria e madhe që kemi për turqit. Europen nuk e duam, s’na hy ne pune.
Kryeministrat shqiptarë bëjnë garë kush me u shpallë më vlla, kush me u shpallë vllai i madh e më i afërt e i dashur i kryeministrit turk. Kush me u shpallë vlla hasreti i kryeministrit turk.
Kaq shumë misionarë dashurie janë derdhë udhëve tona, në qytete e fshatra. Nëpër kafe e kudo. Sa shumë dashuri mbjellin për Turqinë. Pas zotit, thonë, është Turqia për shqiptarët. Amerika?! Anglia?! Gjermania?! Austria?! Çfarë mor, është Turqia ajo që u jep ajër shqiptarëve dhe i do shqiptarët më shumë se i do kushdo tjetër.
Mburremi gjithë ditën e natën se shumë mercenarë shqiptarë kanë mbajtë poste të larta në perandorinë osmane. Po mor po, por kanë mbajtë poste turke si turq e jo si shqiptarë nga dashuria e madhe e Turqisë per shqiptarët. Shqiptarët që kanë mbajtë poste në perandorinë osmane e kanë qenë zulmëmëdhej, nuk munden të çelin asnjë shkollë shqipe as në Shqipëri e jo më të çelnin shkollë shqipe në Turqi. Rroftë dashuria e shqiptarëve për Turqinë.
Gjithe telenovelat kurverishte te jetes mashtruese turke ne shqiptaret i mesojme permendesh. Ato telenovela na mesojne shikuesit tone se vetem puna nuk ka kurrfare vlere. Vetem qejfi, kurverimi, tradhetite ne familje, ne fis, ato jane jeta e vertete qe duhet te beje njeriu, tamam si ne telenovelat turke qe duan te sjellin e te mbjellin menyren turke te te menduarit e te jetuarit. Nga dashuria e madhe e Turqise per shqiptaret, telenovelat na i japin ndoshta edhe fale se na do vellai turk. T’lumit na qe jemi ne krahet e dashurise turke. Rrofte dashuria e shqiptareve per Turqine! Rrofte dashuria turke per t’i bere shqiptaret turq e per te mos i lene shqiptare.
Pershendetje Agron, Te lumt per emer,e gezovsh per jete! Edhe une e kame nderruar emrin prej Shyhretes ne Anite.duhet te gjithe Shqiptaret te vetdisohen,e ti hiqim kta emra turkoarab.
Anita, te përshndes dhe te përgëzoj për nderrimin e emrit nga gjuha e huaj nengjuhen tende ose tonë.
Uroj qe te plotesohet deshira e juaj qe secili SHQIPTAR qe e ka emrin ne gjuhe te huaj te beje te njejtin veprim si ju.
Ti zotni Turqel, po e merr te drejten me fole ne emer te ne e Shqiptareve!!! Ne Shqiptaret i duam Shqiptaret, ndersa kemi respekt te pakufishem per AMERIKE DHE BRITANI, ndersa ju , ti, dhe turkoshaket tjeremirreni me Turqi edhe Arabi. Ti po te ishe vetem 0.0001% SHQIPTAR …..nuk do te e barteshe sot ne viti 2016 emrin turkoarab. Edhe une e kam pase emrin Mahmut Gllavurda, por ne vitin 2009 e nderrova per 28 euro, dhe e bera SHQIP Agron Krasniqi.