Shkruar nga Prof. Dr. Frashër Demaj
Një pjesë të madhe të pergjegjësisë për këtë krizë identitare të disave që flasin shqip por që në esencë janë “turqizuar” dhe “arabizuar” e kanë pasur dhe e kanë institucionet e vendit të cilat nuk i kanë marrë masat e duhura me kohë.
Këtu kanë hyrë miliona euro nga Serbia, Turqia dhe disa vende arabe për ta bërë Kosovën të duket ma shumë “lindore” se ”perëndimore”.
Në këtë rast Serbia përfiton duke krijuar pretekst për ta akuzuar dhe shantazhuar Kosovën në diplomacinë nderkombëtare si vend fundamentalist islamik kurse Turqia gënjen veten duke menduar që përmes disa injorantëve dhe disa të tjerëve që i paguan me lira të shtrinë neootomanizmin e pretenduar prej kohësh…
Sidoqoftë, koha e maskarenjëve dhe të shiturve do kaloj kurse Kosova do të mbetet gjithmonë zemra e shqiptarizmës.
Nga lindja me përjashtim të lindjes të diellit, mos pritni diçka në favor të kombit.