PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI
Orgji, trafikime të ndryshme dhe manipulimet e organizuara nga Klosi e SHIK për të cilat ka folur në një intervistë para disa kohe Izet Haxhia që lidhet me librin SHQIPËRIA : MISION I PAMUNDUR. Do të kisha pasur deshirë që edhe Hamdi dhe Zylfije Haklaj t’i lexojnë këta kapituj dhe të analizojnë gjithçka që ka ndodhur atëherë në Tropoje dhe familjes së tyre. Do të deshiroja t’i lexojë edhe Izet Haxhia, nëse nuk i ka lexuar ndonjeherë. E di që një film i shkurtër, një kohë të gjatë ka pas qerkullur në internet lidhur me Fondacionin e Al Haramein në Shqipërinë e asaj kohe…
KAPITULLI – VII
Pulsi i Malko u gjallërua. Ky “përdhunim” a do ta çonte përpara hetimin e tij? Ai vërejti në errësirë xixëllimën e cigarës së Mirellës.
– Të premtoj se nuk do të flas, iu betua ai. Por, për çka është fjala?
– Fatos Klosi ju ka gënjyer, i tha vajza. Vëzhgimi i kufirit të Shqipërisë u sugurua më shumë se njëzet e katër orë vonesë. Pra, Mohammad Al Jafar shumë leht mund të ketë lëshuar vendin.
– Pse ai gënjeu? Ai e mbron atë?
Mirella thithi cigaren e saj para se të përgjigjej.
– Jo, sigurisht. Por gjithçka është e paorganizuar në Shqipëri. Ai ishte pak i turpëruar ta pranonte atë tek amerikanët. Nga ana e tij, ai është i bindur se ky arab është larguar nga vendi.
Natyrisht, kjo ndryshoi gjithçka.
– Në këtë rast, pse ai vazhdon të monitorojë shtëpinë e tij?
– Për kënaqësi. Sepse, ai mendon se ky grup është zhdukur plotësisht.
Malko mbeti i heshtur. SHIK nuk do të ishte shërbimi i parë që fshehte gabimet e veta përmes dezinformatave. Por kjo nuk shpjegonte gjithçka.
– Si të shpjegohet mbikëqyrja që bëhet ndaj Eleuthera Kastriot? Ai pyeti vetëveten. Përpjekja e frikësimit ndaj meje në daljen e restorantit La Perla? Dhe sidomos vrasja sonte e Izet Kohes, me të cilin kisha një takim për të mbledhur informacione.
Mirella psherëtiu.
– Ka disa përgjigje. Së pari, unë ju thashë se Nasim Kastriot ishte në biznes me banditë nga Vlora. Ndoshta janë duke e kërkuar për ta frikësuar. Një njeri si Britan Mata mund ta ketë bërë për disa dollarë. Sa i përket Izet Kohes, kjo mund të jetë shumë e rastësishme. Fakti që vrasësi, i ka hedhur armën e zbrazët në trup tregon kanunin.
– Gjithashtu u përpoqën të më vrisnim edhe mua …
– Për të mos pasur dëshmitar. Sidoqoftë, unë i shoh gjërat kështu.
Ajo e shuki cigarin në një shpuzore dhe u largua. Grimi i saj ishte shkri, duke i lënë gjurmë të mëdha nëpër fytyrë. Ajo ende kishte aromën e dashurisë.
-Unë do t’ju kthej në hotel, sugjeroi ajo. Duhet të ngrihem neser në shtatë.
– Faleminderit, tha Malko duke filluar të vishet, preferoj të ec.
Ajo iku në banjë dhe u kthye mbrapa me një peshqir. Përpara hapjes së derës, iu mbështet për trupi për pak kohë dhe e pyeti me zë të tensionuar Malkon:
– A mund të kem besim te ti? Nuk do t’i tregoni askujt atë që ka ndodhur sonte?
– Betohem ! premtoi Malko.
Ai u largua nga shtëpia pa u ngutur. Nata ishte e ftohtë dhe rrugët ishin krejtësisht të boshatisura. Në linjë drejtvizore, Rogner ishte afër, por ai duhej të binte rreth Pallatit të madh të Kongreseve, i madh si një anije e shkatërruar. Konfidencat e Mirellës e shqetësuan. Gjithçka i kishte thënë ishte shumë e mundshme, por megjithatë ai ndjeu se diçka mungonte.
Pas vrasjes së Izet Kohës, e vetmja rrugë e mbetur ishte gruaja e Mohammad Al Jafarit. Një pistë që mund të qëndrojë e ftohtë për një kohë shumë të gjatë.
Grand Petersen ishte aq i zemëruar sa lente përshtypjen se do ta ngulfat veten me serealet që hante. Përkundër madhësisë së tij gjigante, ai ushqehej si një fëmijë … Në orën tetë Malko kishte pikur në shtëpinë e tij me Ylli Bacin. I kishte treguar së pari për vrasjen e Izet Koha dhe pastaj për konfidencat e Mirelles.
– Këta bastardë shqiptarë bëjnë gjithçka! Shpërtheu Grant Peteresn. Unë moti kam dyshuar se Fatos Klosi nuk i kontrollonte kufijtë. Ai është shumë i sjellshëm, por në këtë vend, është bordel në çdo kat. Ata as nuk kanë kompjuterë. Mirella Bishka me siguri e thotë të vërtetën: e kanë lënë këtë somqirë të braktis vendin, dhe tani po shesin gomarllëqe.
– Çfarë bëjmë me Eleuthera Kastriot? kërkoi Malko.
E reja grek ishte ende i ngulitur në katin e tretë, duke pirë dy pako cigare Gauloises në ditë dhe duke kërkaur pesëdhjetë mijë dollarët.
– Le të shkojë në ferr! bërtiti Grant Petersen.
– Problemi është se ajo nuk dëshiron të shkojë pa pesëdhjetë mijë dollarë …
Një marinc, me helmetë duke hi në shtëpi, i ndërpreu kur ia solli një telefon celular, duke kërcitur nëpër dysheme me çizmet ushtarake.
– Thirrje personale, zotëri!
Shefi i stacionit të CIA-s mori pajisjen. Malko e pa se si fytyra e tij ndryshonte gradualisht. Kur e mbylli bisedën, i shkëlqeu fytyra.
– Djemtë e SHIK-ut që ruajnë shtëpinë e Al Jafarit kanë parë një njeri duke zbritur nga një taksi kolektiv dhe duke hi në banesën e familjes së gruas. Paska qëndruar aty gjysmë ore para se të nisej për Fondacionin Al Haramein.
Malko nuk i besoi veshëve: kjo pistë, e cila dukej të ishte me interes të vogël, papritmas u ringjall.
– Çfarë do bëjmë? Pyeti ai. Amerikani përgatiti një litër kafe.
– Ne duhet ta shkundim seriozisht Klosin. Këtë herë, ai nuk guxon të bëj shaka. Por mos të ngutemi: mund të mos jetë fare kështu. A mund të shkoni ta takoni Klosin?
Unë duhet të shkoj në kompleksin e ambasades që t’i gjindem afër ambasadores. – Po shkoj, tha Malko.
Ylli Baci ishte duke pritur para shtëpisë. Sapo hipi në Pajero, Malko pyeti:
– A e dini ku është Fondacioni Al Haramein?
– Po, sigurisht, në Rrugën Myslym Shyri. Pse?
– Do të doja të shkoj atje.
Ai i shpjegoi atij historinë e njeriut që kishte zbritur në pallatin P. 15. Por nuk ia përmendi zbulesat e Mirellës.
– Nuk është larg, tha Ylli Baci. Tani duhet të kenë shkuar njerëz nga SHIK atje.
– Le të shpresojmë, psherëtiu Malko.
Rruga Myslym Shyri e rrethuar me pemë, zbriste butësisht në perëndim nga bulevardi Dëshmorët e Kombit. Në pjesën e parë, ajo ishte e pajisur me shumë kafene. Ylli ishte parkuar në trotuar. Malko dhe Ylli ulën në tarracën e një kafeneje të vogël, Jeruzalem.
– Përballë është Fondacioni Al Haramein, i shpjegoi stringer. E shihni, pak më lart Jarzan Bar, në katin e parë. Në Fondacion hyhet nga prapa.
– Ku janë njerëzit e SHIK-ut?
– Tash do të shoh, tha Ylli, duke braktisur byrekun e mbushur me vaj që ai sapo e kishte urdhëruar.
Pasta, u kthye pak minuta më vonë.
– Janë parkuar pak më poshtë, sepse ekzistojnë dy dalje nga Fondacioni. Kështu, i vrojtojnë të dyja. Ju shikoni objekt të gjelbër?
Malko u përkul dhe pa një objekt të vjetër të gjelbër me dy burra në bord.
– Unë bisedova me ta, vazhdoi Ylli. Njeriu që ndoqën nga shtëpia e Al Jafarit nuk ka dalur ende nga Fondacioni. Çfarë doni të bëni?
– Prisni, tha Malko. Do të doja të shihja se si duket.
Njëzet minuta më vonë, një njeri u shfaq në pragun që çoi në hyrjen e Fondacionit I madh, fytyrë mprehtë, i stolisur nga mustaqe të zeza të madha, me një xhaketë lëkure dhe xhinse. Stil fshatari. Ai shikoi përreth për disa momente dhe më pas filloi të ecë nëpër rrugë. Dera ku ishin njerëzot e SHIK-ut ishte hapur. Një njeri doli dhe filloi ta ndiqte.
– Është ai, tha Ylli.
– I shkojmë pas edhe ne, tha Malko, duke u ngritur.
Ata u ngjitën rrugës, duke qëndruar në të njëjtën trotuar. Në të njëjtën lartësi si agjenti i SHIK-ut, një topolak me flokë ngjyrë gri. Njeriu që po e ndiqnin u kthye majtas duke dalur në një rrugë të animuar, ndaloi disa momente para një salle të panumërta të mbushur me lokale të bilardos që tashmë kishin vërshuar në Tiranë dhe më pas vazhdoi. Dëpërtoi në një shesh trekëndësh që Malko e njohu menjëherë: ishte po ai shesh ku kishte ngrënë darkë një natë më parë me Mirellen.
Njeriu kaloi rrugën dhe hyri në agjencinë Alitalia. Ylli dhe Malko pritën pak më tej. « Njeriu » i tyre doli gjysmë ore më vonë dhe mori të njëjtën rrugë. Këtë herë ai hyri në sallën e bilardos dhe qëndroi atje. Malko po digjej me padurim.
-Të shkojmë tek Fatos Klosi, tha ai. Duhet të dimë çfarë kërkoi në Alitalia.
Agjenti i SHIK-ut gjithashtu kishte hyrë edhe ai në sallën e bilardos. Situata ishte nën kontroll.
***
***
Fatos Klosi ishte në një takim. Mirella Bishka, e veshur me pantallona, Malkon e përshëndeti me një buzëqeshje miqësore dhe e vendosi në zyrën e Klosit. Ajo doli pa ndonjë vështrim për Malkon. Gratë ishin gjithsesi pafundësisht më sekrete sesa meshkujt …
Shefi i SHIK arriti njëzet minuta më vonë dhe kërkoi falje të panumërta.
– Unë e di se çfarë ka ndodhur mbrëmë, tha ai. Sipas informacionit tim, është një qerim i hesapeve ku ju nuk jeni i përfshirë. Është punë kanuni.
– Unë nuk kam ardhur për këtë, tha Malko. Ju e keni lejmëruar Grant Petersen sot në mëngjes duke i raportuar vizitën e një të huaji te gruaja e Mohammed Al Jafarit. Me Yllin shkuam në Fondacionin Al Haramein dhe e ndoqëm atë. Deri në zyrën e Alitalia. Do të ishte e rëndësishme të dinit se çfarë bëri aty… Përndyrshe, njerëzit e tu ende e survejojnë.
Fatos Klosi, fillimisht, nuk u përfshi në këtë ndërhyrje.
– Do t’informohem menjëherë.
E ftoi Mirellen dhe u ulën rreth një kafeje. Telefoni cingëroi disa minuta më vonë.
– Ai njeri paska blerë tri bileta avioni, njoftoi shefi i SHIK-ut. Për fluturimet Tiranë-Romë dhe Romë-Islamabad.
Në emër të gruas së Mohammed Al Jafarit dhe dy fëmijëve të saj.
Zemra e Malkos filloi të rrah më shpejt. Në fund diçka konkrete!
– Pra, përfundoi ai, është dërguar ndoshta nga Mohammad Al Jafar. Dhe me siguri e di se ku është.
– Kjo është e drejtë, pranoi Fatos Klosi. Vetëm ne nuk mund ta fajësojmë tani. Unë mendoj se do të ishte më e mençur sikur ta takonim. Ai mund të na çojë te Al Jafar.
– A jeni i sigurt në agjentin tuaj? Malko kërkoi disi me brutalitet.
Fatos Klosi u skuq ne fytyrë.
– I dhash urdhra shumë të rrepta në mënyrë që të mos ta lëshoj në asnjë hap. Ose do të largohet nga këtu sonte, ose ai do të fle diku. Do t’ju njoftoj.
Ai shtoi me një buzëqeshje:
– Ne nuk jemi aq keq sa mendoni. Një nga agjentët tanë është punësuar si kamerier në Jarzan Bar, nën Fondacionin Al Haramein. Ai e ka rekrutuar një “burim”. Një shqiptar që punon aty. Nëpërmjet tij, do të mësojmë edhe disa gjëra. Agjentët e mi do të raportojnë tek unë gjatë ditës. Kthehu këtu në orën pesë, do t’i shqyrtojmë të gjitha.
– Mirë, u pajtua Malko, do ta informoj Grant Petersenin.
– I thoni atij se po bëjmë gjithçka që ta gjejmë Mohammed Al Jafar, insistoi shqiptari.
Kur Malko u kthye kah zya e Mirellës, vajza e re ishte e përkulur mbi kompjuterin e saj dhe nuk shikonte.
Ata u kthyen në kompleks. Pati nevojë një dritë e gjelbër nga Grant Petersen që t’iu lejohet hyrja… Shefi i stacionit të CIA-s po shqyrtonte dosjet që për momentin i la më një anë për ta dëgjuar Malko.
– Mohammed Al Jafar mund të jetë tashmë në Pakistan, thotë ai, dhe ai është duke eksfiltruar në heshtje gruan e tij.
– Nëse është ashtu, tha amerikani, do ta ndjekim deri atje. Deri në ferr nëse është e nevojshme, por do ta kapim këtë njeri. Ju e njihni mirë vendin, jo. Na u deshën pesë vjet për të rimarrë Khamsin, por u nxjerrë nga fundi i Baluchistanit …
– Le të shpresojmë që Mohammed Al Jafar është më pak larg, psherëtiu Malko. Pakistani, ishte shumë larg.
***
***
Mohammed Al Jafar, i pasigurt, e shihte njeriun si llogariste paketat e dollarëve. Vetëm biletat njëqind dollarëshe bëjnë punë në Shqipërisë, që kanë mbërri me një qarkullim të komplikuar. Sudanezi ishte në odën e madhe të shtëpisë të mikut të tij, Fatmir Cerem, dhe shikonte nga dritarja varmalet e materializuara në kufirin me Kosovën.
Vizitori i tij e mbushi çantën dhe u ngrit. Me dashamirësi, sudanezi e shoqëroi deri në oborr. Njerëzit e Fatmir Ceremiit po shkarkonin kutitë TNT që sapo i kishte blerë. Dy ton e gjysmë eksploziv ushtarak, të vjedhur vitin e kaluar në depot e municionit të ushtrisë shqiptare në Kukës. Mohammed Al Jafar ishte në gjendje ta blente për një çmim shumë të ulët sepse nuk kishte shumë kërkesa. UÇK-ja nuk përdorte eksploziv.
Derisa trafikanti hipi në 4×4 tij me truprojat, Mohammad Al Jafar, në heshtje falënderoi Zotin. Jo vetëm që iu shpëtoi amerikanëve, por t’u hakmerrej në një mënyrë të efektshme në terrenin e tyre.
Posa u kthy në shtëpi, shkoi në dhomën e tij dhe u gjunjëzua në qilimin e lutjeve që kurrë nuk e linte. Ishte koha e tretë që atë ditë falej. Kur mbaroi, e rishqyrtoi përseri planin e tij. Eksfiltrimi i gruas së tij ishte në rrugë e sipër. Kjo nuk duhet të ketë problem. Inshallah! Ai do t’i bashkohej asaj, në Romë apo në një vende tjetër. Dhe pastaj, pastaj do ta strehojë në Afganistan …
Dy mijë e pesëqind kile TNT do të rruanin për tokë kompleksin amerikan (Stacionin e CIA-s në Tiranë) . Ishte shumë më e mençur se të sulmonte ambasadën e braktisur tani, ku vetëm do të dëmtonte ndërtesat boshe. Amerikanët mendonin se ishin të sigurt pas mburojës së thasëve me rërë. E kishin paisur me fotografi shumë të mira të Tiranës që tregonin perimetrin që mbronte vila të ndryshme. Një kamion do t’i shkatërronte lehtësisht të dy digat. Tri duke i numruar edhe digën e shqiptarëve. Pasi vendi ishte si një tas, efekti i shpërthimit do të ishte gjithnjë më i fuqishëm. Kjo do të ishte humbja e madhe kundër amerikanëve. Goditja në shtepinë e tyre do t’ua nxinte fytyrën.
Plani i tij i tëri ishte një punë e saktë. Mungonin akoma dy elemente: pasaporta me të cilën do të kalonte në Itali dhe automjeti për të transportuar eksplozivin. Dalja e tij nga Shqipëria do të ishte një zjarr i vërtetë artifik në nder të Islamit. Ai nuk mund të duronte të fshihej si një mi në thellësitë e këtyre maleve jo-mikpritës. Roli i tij në Shqipëri mbaroi, ai ishte i etur të rifillonte luftën diku tjetër.
***
* *
Kur Malko mbërriti në SHIK, gati në orën gjashtë, Mirelle tashmë ishte larguar dhe u përshëndet nga shoferi i Fatos Klosit. Ky i fundit hyri menjëherë në zyrën e tij. Kishte pamje të shkëlqyer.
– Unë mendoj se kemi bërë përparim të mirë, njoftoi ai. Njeriu i cili bleu biletat e aeroplanit pastaj ishte kthyer në Fondacionin Al Haramein. Menjëherë më pas, një nga anëtarët e fondacionit shkoi për të vizituar gruan e Mohammad Al Jaffar. Mund të supozojmë se shkoi për t’ia dhënë biletat. Ajo ka gjasa të largohet nga Shqipëria me fëmijët e saj dhe unë nuk mund ta ndaloj. Por në sajë të këtyre biletave, do të jetë e lehtë për ju për të ndjekur.
– Po njeriu që shkoi në shtëpinë e saj?
– Ne gjithmonë e suvejojmë atë. Ai mori një dhomë në një hotel në Rrugën Asim Vokshi, hotel Arbana. Ende nuk e dimë me çfarë emri. Duhet të presim deri nesër në mëngjes.
– Bravo, tha Malko.
– Prit! Kjo nuk është e gjitha.
Shoferi u rishfaqe, duke mbajtur një tabakë me një shishe konjaku Otard X0 dhe dy gota që mbushi me respekt. Shefi i SHIK-ut e ngriti.
– Për suksesin tonë! Ju thashë se kishim një “spiun” në Fondacionin Al Haramein. Kontabilisti i tij, ish-informator i ekipit Gazidede. Ne e riaktivizuam atë duke i ofruar një marrëveshje: vëllai i tij është në burg për vrasje. Nëse ai bashkëpunote, fati i tij do të zbutet.
– Mirë, tha Malko. Kur …
Fatos Klosi mori kohë për të shijuar konjakun e tij para se të specifikonte:
– Ky njeri po trajtohet nga agjenti që kemi punësuar në Jarzan Bar, Hazem Tafaj. Ai duhet ta takojë pas pak kohe, rreth orës shtatë. Ata do të largohen së bashku dhe ju do t’i ndiqni ata për të marrë pjesë në marrjen në pyetje
Me të vërtetë, kreu i SHIK-ut luajti me letra hapur.
– Si do t’i njoh ato?
– Mirella të gjen atje. Ajo e njeh Tafajn. Është koha që ju të shkoni atje.
Jarzan ishte padyshim më elegant se Jeruzalemi, me muret e kuqe të zbukuruara me piktura, me separe të bukura me një banak të shkëlqyer. Aty tashmë kishte shumë njerëz dhe Malko e gjeti Mirellen vetëm në një tavolinë në fund.
Ajo e përshëndeti sikur asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre. Ylli porositi një raki për stomakun e tij dhe filloi të tregonte një histori qesharake. Kamerdieri iu afrua dhe filloi të pastronte tryezën e tyre, duke shkëmbyer një vështrim me Mirellen.
– Ky është, tha ajo. Duhet ta gjejë atë që e “trajton”. Ata do të largohen së bashku dhe do t’i ndjekim pas.
Kamarieri vebnosi kafet para tyre. Atmosfera ishte e zhurmshme dhe e këndshme, me disqe të zgjedhura nga patronja. Kishte kliente edhe femra. E kush do të mendonte k se ishim në një vend mysliman.
Rreth gjysmë ore kishte kaluar kur një njeri me mjekër zuri vend në banak dhe porositii një ekspreso. Ishte më pak se një metër larg tavolinës së Malkos me shpinën e kthyer. Dy minuta më vonë, agjenti i SHIK-it i solli një tavëll dhe përshpëriti:
– Ky është!
Malko e shikoi atë në pasqyrën e barit. Dukej i butë, me sy të shquar dhe dukej nervoz. Posa e piu kafen, e porositi një tjetër dhe e pinte me shpejtësi. Lëshoi disa pjesë metalike në banak dhe rrëshqiti nga shkëmbin ku ishte ul duke u drejtuar kah dalja.
Nuk kishte ecur as një metër kur shkrepen tri të shtëna nga afër, duke krijuar një ambient shurshues në këtë hapësirë të vogël.