PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI
Një kapitull që tregn qartë se SHIK-u i Klosit për t’i manipuluar të gjithë, madje edhe Stacionin e CIA-s në Tiranë, kishte angazhuar edhe sekretaren personale, një ish Mss Shqipëria. Ndërsa, UÇK-në e kontrollonte sipas marrëveshjes së takimit të Kretës Nano-Millosheviq. Me agjentët e SHIK-ut, edhe pse PD e Sali Berisha më nuk ishte në pushtet, Klosi njolloste dhe zhgarkonte çdo të zezë mbi të.
KAPITULLI V
– Kush është Jaqub Pedrorika? pyeti Malko.
– Një nga udhëheqësit e UÇK-së që e ka shpalli veten kolonel. Një njeri që ka shumë marrëdhënie me pushtetin. Një njeri që flirton. Vetëm me femrat ai nuk belbëzon Ai është përgjegjës për furnizimin me armë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I blen këtu dhe jashtë vendit. Qëndrimi i tij është në Tiranë, por ai udhëton shumë. Falë komisioneve, ai ka shumë para.
– Cila është lidhja me burrin tuaj?
– Janë miq dhe shpesh punojnë së bashku.
– Në atë rast, pse do të donte t’i bëj keq?
Eleuthera bëri një gjest evasiv.
– Nuk e di. Ndoshta ndonjë marrëveshje parash. Ose, UÇK-ja mësoi se po kërkonte Al Jafarin.
– Për çka është fjala konkretisht?
Përsëri, vajza ishte mjaft evazive.
– Mendoj se ekziston njëfarë marrëdhënie mes njerëzve të UÇK-së dhe disa islamistëve. Nasimi më ka thënë disa herë se arabët i dhanë shumë para UÇK-së dhe u përpoqën të depërtojnë në lëvizjen e pavarësisë.
Malko vërente diçka, por ende kishte shumë pika të panjohura.
– Pse do t’ju sulmonin?
Këtë herë, përgjigja ishte shumë më e drejtpërdrejtë.
– Kur Nasimi më thirri, Pedrorika ishte pranë tij.
Nasimi i tregoi që më telefonoi. Pra, Pedrorika e di që unë e di se Nasimi ishte me të.
– A nuk u përpoqe ta kontaktosh?
– Jo, u frikësova. Dhe, gjithsesi, ai nuk do të ma thoshte të vërtetën. Mendoj se Nasimi është i vdekur. Unë vetëm dua të kthehem në Greqi.
Ajo u ngrit dhe filloi të vishet.
– Çfarë kanë këta dy njerëz që m’i tregove natën e kaluar në këtë histori? Ky Britan Mata dhe bashkëpunëtori i tij. A nuk janë nga UÇK-ja?
– Jo, tha Eleuthera Kastriot, duke veshur bluzën. Por meqenëse shefi i tyre, Sali Berisha, nuk është më në pushtet, ata punojnë për këdo që i paguan më mirë. Dhe, natyrisht, Pedrorika i njeh shumë mirë.
Ajo veshi skajin e saj duke ngjeshur stomakun e sheshtë.
– Pra, sipas jush, përfundoi Malko, Pedrorika do të kishte frikë se do të zbulonit rolin e tij në zhdukjen e burrit tuaj.
– Jo në zhdukjen e tij, korrigjoi Eleuthera. Unë jam e sigurt se ata e vranë atë! Përndryshe, ai do të më telefononte. Më telefononte gjithmonë.
– Dhe pse nuk të sulmuan para natës së mbrëmshme?
– Sepse deri tash nuk jam takuar me askënd. Ata ndoshta mendonin se po kthehesha në Greqi. Kur më panë duke u larguar me ju, Britani dhe miku i tij duhej të kërkonin udhëzime. Kane marrë urdhrin të më trembin. Nëse më kanë parë të hyj këtu, ata do të duan të më vrasin. Duhet të largohem nga Tirana. Me pesëdhjetë mijë dollarë e mi.
Ajo i mbante në mend vazhdimisht.
– Do të kujdesem për gjithë këtë, premtoi Malko. Po shkoj ta takoj Grant Petersen. Eja me ne pasi të përgatitesh.
Grant Petersen, i shtrirë në kolltuk lëkure të verdhë kanarinë shumë i vogël për të, dukej se kishte fjetur plotësisht i veshur. Copëza të vezëve të fërguara ia “qëndisnin” mjekrën dhe barku i tij i madh dukej i gatshëm të shpërthente. Me një shtambë kafeje kishte zëvendësuar shishen e konjakut Otard X0 skocez pranë Beretta 92 në tavolinën e mermerit ngjyrë rozë. Ai e dëgjoi Malkon dhe u krua mes këmbëve.
– Ashtu është. Është e sigurt se islamistët janë infiltruar në UÇK. Sa i përket Partisë Demokratike të Sali Berishës, ata aty tashmë janë instaluar moti.
A keni dëgjuar për këtë “Kolonel” Pedrorika?
– Po. Si nëpër mjegull.
Hapat që zbrisnin shkallët iu ndërpren bisedën. Eleuthera Kastrioti u shfaq me një buzëqeshje shkatërruese dhe Grant Petersen u ngjit në karrigen e tij për ta përshëndetur.
– Mirëmëngjesi, znj Kastriot, tha ai me një zë prej Stentori.
Eleuthera e skanoi ftohtë.
– Përshëndetje, u përgjigj ajo. Do të doja dy gjëra. Së pari byrek dhe një kafe të mirë. Pastaj pesëdhjetë mijë dollarë që më takojnë.
Shefi i stacionit të CIA-s u kthye në karrigen e tij me një psherëtimë të lodhur.
– Zonja Kastrioti, tha ai, është një shumë e madhe e parave! Sigurisht, ju keni dhënë një tregues z. Linge, por nuk mjafton. Unë do t’ju jap një biletë për Athinën në klasë biznesi. Kjo është e gjitha.
Eleuthera Kastriot i dërgoi një shikim të ashpër dhe erdhi e iu afrua pranë.
– Këtë shumë, tha, unë mund të fitoj me haletin tim! Dua pesëdhjetë mijë dollarët.
I pakënaqur me këtë tërbim, amerikani hodhi një vështrim shqetësimi kah Malko, i cili ndërhyri.
– Eleuthera, a dini me të vërtetë ndonjë gjë më shumë?
Ajo hapi gojën dhe mendoi se do t’i dërgonte një lëmsh fyerjesh. Por ajo vetëm tha me një zë më të butë:
– Nasimi kishte gjetur se ku jetonte gruaja e Al-Jafarit.
– Gruaja kërceu Malko!? Ai është i martuar?
– Me një shqiptare, me të cilin ka dy fëmijë.
I habitur, Malko u kthye tek Grant Petersen.
– SHIK-u nuk ju tregoi për këtë? As egjiptianët?
Amerikani tundi kokën.
— Kurrë !
– SHIK-u e di? Malko e pyeti Eleutherën.
Gruaja rrudhi krahët.
– Nuk e di dhe nuk më intereson. Një ditë para se të zhdukej, Nasimi më kërkoi të shkoja me të për një gjurmim. Ai kishte nevojë për një grua që të mos diktohej. Kështu e di ku jeton.
Grant Petersen gati derdhi kafen që mbante në dorë.
– Perëndia e mallkoftë! Ai mund të jetë ende atje !
– Sinqerisht, do të më habiste, u përgjigj Malko, por është një pistë e mirë për ta ndjekur. Ai duhet të jetë në kontakt me të.
– Tash, tha Eleuthera Kastriot, a do t më mi jepni pesëdhjetë mijë dollarët? Nëse nuk më jepni mua, do të shkoj t’i kërkoj kolonel Pedrorika. Nëse kërkon heshtjen time …
– Do t’i merrni, premtoi Malko. Sapo të na çoni te gruaja e Al Jafarit.
* **
****
Agjenti Bob Bow ngiste një Ford Explorer të bardhë që kishte zëvendësuar Cherokeen e bukur tashmë të vjedhur. Ndërsa, Joe Rocker mbante një M16 pajisur me një granata-hedhës M79. Eleuthera Malko e kishin në dispozicion gjithë banketen mbrapa. Ata po zbrisnin në rrugën Mihail Grameno me shpejtësi të madhe, me Hummerin plot marinsa në këmbë.
Një ekspeditë diskrete.
Duke u përkulur përpara, Eleuthera tregonte rrugën. Rrugët e shkatërruara, gjithnjë e më shumë me gropa, pa emër dhe pa numra, të veshur me shtëpi lebrosesh dhe shumë të lira, me grumbuj plehrash e stalla në trotuar.
Më në fund, ata dolën në një esplanadë, përpara një shtëpie të rrënuar. Fëmijët po luanin futboll në mes të ndyrësisë. Një njeri kaloi, i shoqëruar nga një lopë.
– Është atje, njoftoi Eleuthera, në P 15.
Me gisht i referohej një lloj pallati me katër kate me dritare të « zbukuruar » me antena parabolike. Ishte shkruar me shkronja të mëdha e të zeza mbishkrimi P. l5. Kur u ndalën , menjëherë fëmijët u mblodhën rreth Hummerit, të habitur.
– Ku saktësisht? Kërkoi Malko.
– Ejani.
Malko e ndoqi atë përgjatë ndërtesës dhe ata hynë në një korridor të ndytë e të pështirë. Eleuthera u ndal në këmbët e shkallëve, para një derë pa ndonjë mbishkrim, në katin përdhesë.
– Aty jetonte arabi yt, i tha ajo, tek prindërit e gruas.
– Të shkojmë, tha Malko.
Ai trokiti në derë. Asnjë përgjigje. Këmbënguli për më shumë se dhjetë minuta, pa rezultat. Ose nuk kishte askush, ose nuk donim ta hapnin.
Malko doli dhe bëri një gjiro rreth ndërtesës. Të gjitha dritaret e apartamentit të mbështjella me perde të errëta. Asnjë shenjë jete. Në Hummer, marinsat dukeshin gati sikur donin të merrnin Stalingradin …
Eleuthera u kthye te Malko, nervoz.
– Po, po ikim?
Malko hezitoi. Mendoi nëse apartamenti ishte i banuar. Duhej të ktheheshin. U kthye në Chevrolet. Sapo arriti në Rrugën Mihail Grarmeno, Eleuthera i doli përpara Malkos.
– Tash, paratë e mia?
Telefoni cingëroi, ai nuk mund të përgjigjej. Një marinc u shfaq, ia dha një telefon celular.
– Kjo është thirrje për ju, zotëri.
Ishte Grant Petersen qe thërriste nga kompleksi i ambasadës. Malko i tregoi për ekspeditën e tyre dhe kërkesat e përsëritura të Eleutherës. Amerikani ia preu shkurt.
– Së pari do t’i kontrollojmë të gjitha. Unë mund të ofroj ende mikpritje për këtë zonjë. Ndërkohë, kemi një takim në SHIK. Ylli vjen për t’ju marrë.
– Kjo është mirë, tha Malko. Do të kemi nevojë të kthehemi të përsëri këtu te Al Jafar.
Kur e ndërpreu komunikimin, iu deshtë të përballonte zemërimin e Eleutherës …
– Dhe?
Grant Petersen nuk është këtu. Ai më tha se do të vendosnim këtë sonte. Në ndërkohë …
Ajo nuk dëgjoi pjesën tjetër, duke u ngutur poshtë shkallëve. Goditja me talonet të saj shprehte tërësisht tërbimin .
***
Rruga e pakrye e rrethuar me ndërtesa të hijshme që çonte në rrugën e Dibrës përfundonte me një mur mbi të cilin kishte tela me gjemba. Një derë e gjatë prej hekuri e prente, ishte e ruajtur dhe e mbrojtur nga një rend me thasë të mbushur me rërë nga e cila shpërthente si fuçi një Poulimiot. Hummer i Grant Petersen ndaloi përpara, pasuar nga Pajero i Ylli Bacit. Amerikani dha burisë me hov të thekshëm dhe dera u mbyll. CIA këtu ishte si në shtëpi të vetën … Ata kaluan një djerrinë nëpër madhësinë e një fushe futbolli për të ndaluar përballë një ndërtese të bardhë me tre kate, ku ishte i parkuar përpara saj një Mercedes 260 ngjyrë gri i bukur.
– Në rregull, Fatos Klosi qenka këtu, tha shefi i stacionit të CIA-s.
Ata kaluan pranë arkës të hapur të Mercedesit dhe panë të mbushur me Kalach dhe revista. Një kolos pothuajse aq mbresëlënës sa vetë Grant Petersen, me gjoksin e ngushtë me këmishën e pashmangshme kaki të mbushur me xhepa, po pastronte makinën. Ai i përshëndeti vizitorët me një shenjë miqësore dhe Petersen i tha Malkos:
– Ai është truproja dhe shoferit Klosit.
Ndërsa hynë në sallë, një vajzë e bukur veshur me pantallona i përshëndeti në pjesën e poshtme të shkallëve.
– Drejtori i përgjithshëm do t’ju mirëpresë, njoftoi ajo. Grant Petersen bëri prezantimet.
– Mirella Bishka, sekretaresha e z. Klosit.
Mirella i drejtoi Malkos një buzëqeshje që do të zgjonte edhe të vdekurin. Ajo ishte absolutisht sublime: flokë të shkurtër të kuqërremë, me një fytyrë sensuale, me një hundë të vogël të ngjeshur, buzë të trasha dhe të mirëfillta e bënin shumë tërheqëse. Malko vuri re kryqin ortodoks i cili shtrihej në linjën e dy gjokseve të rrumbullakëta, të zbuluara pakëz nga një bluzë dekolte. Iu parapriu në shkallët e katit. Nga ana e pasme dukej jo më pak e bukur. Pantallonat e ngushtë dhe këmbët e gjata që përfundonin në këpucë me take bënin të ëndërrosh.
Ndërtesa kishte erën e komunizmit, me korridoret e pafundme me tavane shumë të larta, mure të zhveshura dhe ndriçimit të zbehtë. Mirella u shmang për t’iu mundësuar hyrjen në zyrën e drejtorit të SHIK-ut. Me këmishën me katrore, Fatos Klosi nuk dukej si shefi i shërbimit të inteligjencës. Syzet e tij të errëta, me pamje të çiltër, me pantallonat e hekurosur keq dukej më shumë si një akademik. Me buzëqeshje, e dëgjonte dhe me dashamirësi Grant Petersenin kur ia prezantoi Malkon dhe më pas i ftoi të dy burrat të uleshin në kolltukët lëkurë të zezë para një tavoline ngjyrë kafeje. Dhoma ishte edhe më e ashpër se ndërtesa: mure të bardha, platformë neoni, tavolinë mermeri dhe një televizor. E vetmja pjesë e mobileve ishte një arkë e madh e zezë pranë derës. Dhe e vetmja fantazi, një shtizë e që mbante flamurin kombëtar.
Nuk kishte foto. Për më tepër, kjo ishte një veçori e përbashkët për të gjitha ndërtesat publike. Portretet e Enver Hoxhës ishin hedhur poshtë, por shqiptarët ishin gjithashtu të lodhur nga udhëheqësit e tyre të rinj për t’i nderuar me një foto në mur.
Grant Petersen u ul dhe e pyeti menjëherë:
– Ende nuk ka lajme nga Mohammad Al Jaffar?
– Asgjë, mjerisht, tha Fatos Klosi. Sipas mendimit tim, ai duhej të jetë larguar nga vendi ilegalisht. Ne po vazhdojmë ende kontrollet.
– E nga Nasim Kastriot?
Asgjë. I kam thënë dikujt të pyet dikë në UÇK, por ka thënë që s’dihej ku ishte. Ai udhëton shumë, duket.
– Kë keni pyetur? kërkoi Malko.
– 0h, një njeri me të cilin kam marrëdhënie miqësore. Ai merret pak me Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës, “koloneli” Pedrorika.
Malko dhe Grant Petersen shkëmbyen shikime elokuente. Nëse ajo që Eleuthera Kastriot tha ishte e vërtetë, koloneli Pedrorika nuk do t’i shpinte në rrugën e duhur,
Grant Petersen u përkul.
– Nga ana jonë, kemi disa fakte të reja. Z. Linge do t’jua ekspozojë.
– Kam takuar gruan e Nasim Kastriot, tha Malko. Ajo më zbuloi se kur burri i saj kishte ikur, kishte qenë në shoqëri të këtij “koloneli” Pedrorika.
– Kjo nuk është për t’u habitur, theksoi me qetësi shefi i SHIK-ut, ata punojnë së bashku.
– Ndoshta, u përgjigj Malko, por në atë rast ai duhet të dijë se ku është Kastrioti … Por ka diçka tjetër. Znj. Kastriot është e kërcënuar.
I tregoi ngjarjen e një nate më parë. Fatos Klosi dëgjoi me qetësi, ishte i palexueshëm, para se të fliste përsëri.
– E njoh mirë kush është Britan Mata. Ai është një bandit dhe një vrasës. Ai mund të jetë punësuar nga dikush. Do të përpiqem të marrë vesh më shumë.
– Ka edhe diçka tjetër, tha Malko, në ndërkohë Mirella e ëmbël hyri për të sjellë ca kafe. Siç e dini, z. Petersen i kishte kërkuar Nasim Kastriotit të gjejë Mohammed Al Jafar. Kastrioti si duket i ka treguar gruas së vetë se e dinte adresën ku jetonte ai në Tiranë. A e dini këtë?
Fatos Klosi dukej i befasuar sinqerisht.
– Jo, rrëfeu. Unë do të thërras agjentin që ishte përgjegjës për arrestimin e Al Jafarit. Në shënimin tuaj, flitet vetëm për Fondacionin Al Haramein.
U ngrit dhe thirri Mirellën të cilës i dha udhëzime në gjuhën shqipe.
– Nëse është në shtëpi, do të vijë menjëherë, thotë ai.
Një djalë i ri me mustaqe të holla, një xhaketë lëkure të zezë, xhins dhe atlete hyri ndrojtshëm në zyrë.
– Ky është Arian Dyrmishi, njoftoi shefi i SHIK. Ky është përgjegjës për arrestimin e Mohammed Al Jafarit. Do ta pyes.
Një dialog i gjatë në gjuhën shqipe filloi mes dy burrave. Me kalimin e kohës Fatos Klosi u duk i zemëruar, ndërsa Agjenti Dyrrnishi po bëhej shumë i vogël. Së fundi, Fatos Klosi hoqi syzet e tij të errëta dhe i fshiu me ethe.
– Kishe të drejtë, rrëfeu ai. Dyrmishi është i edukuar me filozofinë shqiptare: gratë nuk duhet përzier në punët e meshkujve. Ai e dinte këtë adresë, por donte ta mbante anash gruan e Mohammad Al Jafarit. Veçanërisht pasi ajo është shqiptare dhe ka dy fëmijë. Megjithatë, ne vazhdojmë të vëzhgojmë në heshtje këtë ndërtesë, në rast se vjen atje.
Skeptik, pasi ai nuk kishte parë gjurmë të kësaj mbikëqyrje gjatë vizitës së tij, Malko u përgjigj:
– Dua të flas me gruan e Mohammad Al Jafarit.
Shkëmbim i ri në shqip. Fatos Klosi përktheu:
– Ajo duket se flet vetëm e shqip. Dhe me siguri do të refuzojë të flasë me një njeri. Ajo është një islamiste fundamentaliste.
Malko nuk lejoi mashtrohej.
– A mund të marr hua sekretarin tuaj? sugjeroi ai? Me të, ajo grua do të flasë.
Fatos Klosi hezitoi disa sekonda para se të thoshte:
– Nëse doni, por unë nuk mendoj që ju do të nxirrni shumë nga kjo vizitë.
Ai u ngrit dhe shkoi në zyrën e Mirella Bishka për tu rikthyer pak minuta më vonë.
– Mirella do të vijë me ju, tha ai.
Grant Petersen iu drejtua Malkos:
– Më duhet të kthehem në kompleks. Veproni vetëm?
– E kam Yllin dhe zonjushën Bishka, prandaj nuk jam vërtetë vetëm. Shihemi më vonë.
Të gjithë dolën së bashku. Mirella Bishka veshi një xhaketë prej lëkure të zezë, shumë elegante. Grant Petersen i foli në vesh Malkos.
– Mos doni pak artileri ? Krejt çka duhet e kam në Hummer.
– Faleminderit, tha Malko, akoma kam Kalashin e të « burgosurës » tonë.
Në katin përdhesë, Mirella Bishka i tha Malkos:
– Do e marrë makinën time, më ndiqni mua.
Në daljen e SHIK ajo hipi në një Opel të vogël purpur. Ylli buzëqeshi ndërsa mësoi se si e kishte huazuar Malko sekretaren e Klosit.
– Z. Klosi është shumë i mirë, por nuk është një profesionist i inteligjencës.
– Sidoqoftë, kjo Mirella Bishka është e bukur.
– Sigurisht, ajo ishte Miss Shqipëria tre vjet më parë! Më parë, ajo punoi në një stacionin televiziv Klan. Z. Klosi e njeh babanë e saj, prandaj e punësoi.
Malko u kthye e shikoi mbrapa. Një veturë e vjetër i ndiqte me katër burra brenda …
– Ata janë njerëz të SHIK-ut, tha Ylli. Z. Klosi nuk do që t’ju ndodh diçka.
Një çerek ore më vonë, konvoji i vogël u ndal para pallatit rozë në P. 15. Mirella dhe Malko hynë vetëm. Iu deshtë të trokasin në derë pothuajse pesë minuta para se çelësi i hapjes të rrotullohej nga ku doli një grua e shëndoshë, me një mbulesë mbi kokë. Fillimisht armiqësore, ajo u bë e zëshme kur mësoi qëllimin e vizitës së tyre.
– Thoshte se dhëndri i saj ishte i kidnapuar! Përktheu Mrella. Vajza e saj nuk di asgjë dhe nuk dëshiron të flasë me askënd.
– Tregojuni se do ta arrestojmë dhe do ta çojmë në SHIK.
Vazhduan diskutime të reja stuhishëm. Së fundi, Mrella tha:
– Ne do të hyjmë, por unë do të shkoj vetëm në dhomë. Ju do të qëndroni në dhomën tjetër dhe unë do t’i parashtroj pyetjet që sugjeroni.
U futen në apartament, i cili dukej i mbajtur për mrekulli. Nëpërmjet një çarje të një derë, Malko pa një grua të re të mbështjellë me një shami dhe pa një pjesë të fytyrës së saj të rrumbullakët. Dy fëmijë ishin duke luajtur në heshtje, të frikësuar. Gruaja e shëndoshë qëndronte mes Malko dhe vajzës së saj, duke lënë Mirellën të hyjë në dhomë. Loja e pyetjeve filloi.
– Ajo thotë se burri i saj ishte rrëmbyer nga amerikanët, si miqtë e tij. Nuk është lajmëruar më shumë se një javë dhe nuk e di se ku është. Është shumë e vëmendshme.
– Pyesni se si e ka njohur atë.
– Ndodhi tre vjet më parë, përkthente Mirella Bishka. E vuri re në xhaminë e Sheshit Skënderbeu dhe i dërgoi një propozim martese nënës së saj përmes një miku. Ajo pranoi dhe u martuan. Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe… Që atëherë, ka lindur dy fëmijë. Për burrin thotë që është një njeri shumë i ëmbël dhe shumë i sjellshëm. Sikur mos të ishte i rrëmbyer, do t’i lajmërohej. Ka frikë se është i vdekur …
Me një pamje të ashpër, nëna shprehu zemërimin me kokë. Duket sikur në Mesjetë. Malko e kuptoi kotësinë e qasjes së tij. Ose ajo me të vërtetë nuk dinte asgjë, ose nuk donte të fliste. Ata u larguan nën mallkimet e nënës. Kur dolën jashtë, Malko iu drejtua Mirelles.
– Sigurohuni që një mbikëqyrje e pandërprerë të ushtrohet ndaj kësaj gruaje. Ka një shans të mirë që
Mohammed Al Jafar jep një shenjë jete dhe kërkojë të bashkohet me të.
Porosinë ua përcolli udhëtarëve të karrocës së vjetër të stacionit dhe u kthye.
– Ata thonë se tashmë janë duke e bërë, thotë ajo.
– Faleminderit, mendoj se nuk ka mbetur asgjë tjetër për të bërë këtu.
– Nëse nuk keni më nevojë për mua, kthehem në SHIK.
– Dy gjëra, tha Malko. Së pari, a mund të kuptoni diçka për Kolonelin Pedrorika? Pastaj, dua t’ju falënderoj. Doni të darkoni me mua sonte?
Ajo e vështroi e befasuar.
– Pedrorika! Pse jeni të interesuar për të?
– E dyshoj se është i përfshirë në zhdukjen e Kastriotit.
– Oh, tha ajo, do ta zbuloj.
– E për darkë?
E pa që hezitoi. Së fundi, ajo njoftoi me një buzëqeshje:
– Mirë, por jo shumë vonë. Që nga “trazirat e vitit ‘97”, njerëzit nuk dalin gjatë natën. Prindërit e mi nuk e pëlqejnë kur dal natën jashtë. Nëse dëshironi, do t’ju marr në Rogner në orën tetë. Me makinën time.
***
***
Në orën tetë me minutë, Opeli i vogël ngjyrë vjollcë ishte nën tendën e Rogner. Me kërkesën e Grant Petersenit, Malko duhej të pranonte një Beretta 92 që ia kishte vënë në brez. Në një vend ku dialogu përfundojnë me Kalash, kishte nevojë për kujdes. U ul pranë Mirelles. Kabina ishte e mbarsur me aromën e gruas së re.
– Ku po më çon? pyeti.
– Ka një restorant të mirë peshku në Rrugën Toptani, thotë ajo. I marrin çdo ditë nga Durrësi. Rrufeshëm vetura me drita vezulluese ndezur përshkuan bulevardin Dëshmorët e Kombit, si zakonisht. Mirella kaloi rrugën shumë shpejt. Malko vuri re.
– Ke një veturë si bombë të vogël …
Mirella buzëqesh, pastaj foli.
– Oh, e kam blerë në treg në Durrës.
Lirë, por nuk mund të shkoj në Itali.
– Pse?
– Është e vjedhur atje, gruaja pranoi hapur. Ajo u parkua pesë minuta më vonë në ballinën e restorantit dhe hoqi fasadën e radios duke e futur në çantë.
– Është diçka personale, tha ajo. Nëse radio nuk punon, nuk ndizet as motori. Ma kanë rregulluar njerëzit e Shërbimit, e kanë bërë me mua, kështu që nuk kam drojë që ma vjedhin.
Restoranti ndodhej pranë një bari, kishte një shumëllojshmëri të peshqve që nuk dukeshin të freskëta Mirella siguroi Malkon:
– Më njohin. Do të na shërbejnë vetëm gjëra të freskëta …
Nuk ishte diçka e gëzueshme për mysafirët. Ua prezantuan një peshk deti të shkëlqyer për dy veta dhe duke pasur dyshim, në verërat italiane, Malko porositi një shishe Taittinger, e siguruar nga kontrabanda, sigurisht. Mirella nxori një pako Gauloises nga çanta dhe i lejoi Malkos t’ia ndezte me një Zippo të lodhur.
– Të gjithë e pinë këtë tani, tha ajo. Kontrabandistët kanë futur fshehtas një kontejner dhe nuk i shesin shtrenjtë. Ju mund të gjeni gjithçka në Shqipëri, me kusht që të paguani. Malko e shikoi atë. Ajo ishte sigurisht vajza më e bukur në restorant. Mirella ia ktheu me një vështrim duke ia mbyllur syrin.
– Pse po më shikon kështu?
– Jeni e bukur. Nuk më habit që kishe qenë Miss Shqipëria.
Ajo u hodh pak.
– Si e dini këtë?
– Është mjeshtëria ime.
– Isha studente, tha ajo, dhe pozoja pak për fotot. Prindërit e mi kurrë nuk do të kishin dashur që unë të vazhdoja. Shqipëria është plot vajza të bukura.
– Unë nuk takova shumë.
– Sigurisht, 70% e popullsisë është myslimane dhe traditat janë shumë të forta. Këtu, një grua nuk del. Përveç studentëve dhe grave të vjetra. Unë jam ortodokse, është ndryshe. Por unë ende jetoj me prindërit e mi.
Pavarësisht nga frika e Malkos, peshku i detit ishte i shijshëm dhe Taittinger ishte i mirë. Kah fundi i darkës, Malko u kthye te ngjarjet në fund:
– Mendoni për “Kolonelin” Pedrorika?
– Ia dërgova kërkesën tuaj Z. Klosi.
Ata përfunduan darkën shpejt. Kur Mirella u ngrit, Breitling B-1 i Malkos tregonte vetëm orën nëntë të mbrëmjes. Gruaja e re e shoqëroi atë në Rogner me veturën e vogël.
– Do të jem i lumtur t’ju ftoj sërish, tha Malko.
– Dal shumë pak, tha Mirella Bishka. Sonte ishte pak e veçantë, isha në detyrë, apo jo? Por unë do t’ju takoj me kënaqësi kur të vini në takim te z. Klosi. Faleminderit dhe mbrëmjen e mirë.
Ia zgjati dorën dhe posa zbriti jashtë makinës, ajo shpërtheu si vetëtimë.
Ylli Baci ishte duke pritur në një kolltuk në sallë dhe nxitoi drejt Malko.
– Z. Petersen dëshiron t’ju shohë menjëherë, njoftoi ai.
Shefi i stacionit të CIA-s, gjithnjë me bluzë të gjelbër, me shishe Defender të preferuar të vendosur mes këmbës, e mbushte me kujdes me akull një gotë të zbrazët. E përshëndeti Malkon me një buzëqeshje të gjerë.
– Kam lajme të mira, njoftoi ai.
– A e gjetët Mohammed Al Jafar?
Grant Petersen buzëqeshi i lodhur, duke treguar kutitë e Shampanjës së Taittinger të grumbulluar në një cep të dhomës.
– Po të ishte ashtu, unë do të kisha hapur tashmë një shishe të paktën. Jo. Por mendova. Përfshirja e këtij Britan Metes në operacionin e kërcënimit të zonjës Kastriot më dha një ide. Shikova të dhënat e Hal Fieldman, paraardhësit tim. Kam zbuluar se ai e kishte vulosur (bërë me shenjë) një djalë nga Partia Demokratike shumë afër Berishës. Njëfarë Izet Koha (Azem Hajdari).
– Bravo, tha Malko. Duhet …
– E kam takuar tashmë. Në Eva, përballë Rogner, një bar i vetëmi i bukur në Tiranë. I shpjegova gjithçka. Ai më ka konfirmuar se Britan Mata ishte një bandit. Dhe ai do të interesohej. Malko preferoi të mos pyeste se si CIA e mbante Izet Kohen. Shqipëria dukej si një fole e viperëve. Në momentin që deshi të pyes se kur “burimi” do t’i lajmërohej, dëgjoi zhurmën e hapave në shkallë dhe Eleuthera Kastriot hyri në dhomë. Duke qëndruar para amerikanit, grushtet e vendosur në bel, ajo i bërtiti.
– Vallë kur do të mbarosh të më mbash këtu? Dhe kur do të m’i jepni paratë e mia?
I trazuar, gjiganti u tërhoq,
– Malko Linge do të shpjegojë se çfarë po ndodh.
Eleuthera Kastrioti u kthye dhe tha:
– Unë jam lart. Malko vështroi rrotullimin e vitheve, duke menduar te Mirella Bishka. Për shkak të mungesës së… Grekja u kthye, duke i dërguar një shikim që do të shkrinte një copë akull dhe shtoi:
– Eja shpejt, përndryshe zbres përsëri!
Grant Petersen tundi kokën.
– Ç’femër mushkë!
Kur do t’ia paguani dollarët?
Duke shmangur përgjigjen, amerikani nxori një copë letër nga njëri nga xhepat e panumërt të jelekut të tij kaki dhe tha:
– Ju keni një takim nesër në orën tetë me Izet Koha, në cep të Rrugës së Barikadave dhe Rrugës Toptani, përballë Partisë Demokratike. Ka një kopsht publik.
– Si do ta njoh atë?
– Ai është një burrë i madh me syze, do t’ju tregoj fotografi. Ka një Mercedes ngjyrë bezhë. Shkundeni pak, nëse ai heziton. Jam i sigurtë se mund të na jap një ndihmë të madhe. Nëse mund të provojmë se Britan Mata veproi sipas urdhrit të “kolonelit” Pedrorika, punët i kemi mirë. Ndoshta vetë ai e likuidoi Nasim Kastriotin.
Kishin mbetur më pak se 24 orë para takimit të fiksuar.