SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (4)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Një kapitull, në të cilin autori, sipas instruksioneve të SHIK (SHISH) flet për Britan Meten (sipas përshkrimit mund të jetë Izet Haxhiu) ish truprojen e Sali Berishes. Njerëzit që i peraqet si të Sali Berishes, më vonë do të kuptojmë që ose ishin njerëz të Klosit ose i manipulonte njerëzit e Sali Berishes. Kështu SHISH manipulonte edhe Stacionin e CIA-s në Tiranë.

KAPITULLI – IV

Eleuthera Kastriot ngriti kokën papritmas, por shikimi i rrëshqiti për tokë.

– Pse po thua? Pyeti me një zë të pasigurt. Unë nuk di asgjë. Do të doja të ikja vetëm nga Tirana. Sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të më paguani një biletë për Athinën?

Natyrisht, ajo ishte e sinqertë. Posa e vendosen pijën para tyre, Malko shijoi verën. E neveritshme, tha dhe vazhdoi:

– A e dinte dikush se burri yt po e informonte CIA-n?

– Askush. Të paktën deri në zhdukjen e tij.

– Ju gjithashtu e dini se ai kishte premtuar një informacion shumë të rëndësishëm për CIA-n.

Po, tha ajo me një zë të hidhur. Vendin ku fshehet një terrorist arab. Dhe për këtë, duhej t’i merrte pesëdhjetë mijë dollarë.

– Nëse keni këtë informacion, tha Malko, ju gjithashtu mund t’i merrni ato para.
– Problemi është se unë nuk e di, foli gruaja e re. Malko nuk insistoi më dhe filluan të hanin. Pula e tij e pjekur me me një salcë të keqe ishte shume e pashishme. Eleuthera i spjegoi:

– Janë pulat hungareze, të mbushura me hormone. Kjo është e gjitha që kemi këtu.

Përveç kësaj, duke pasur parasysh sa kohë mund të ketë qëndruar e ruajtur një zot e di ku, ajo do duhej të vinte në këmbë nga Hungaria … Sa për verën, të ashtuquajtur italiane, ishte e papijshme. Megjithatë, Eleuthera hëngri me oreks të mirë. Të mësuar me mungesë të gjithçkaje, shqiptarët kishin stomak struci … Kohë pas kohe, gruaja e re i hedhte Malkos shikime të paqarta. Nuk ishte femër e ashpër.

Papritmas, i mbeti pirun në ajër, kur vështrimi iu fiksua në shkallë. Malko pa se shenjat e fytyrës iu rriten, sytë iu zvogëluan. Dy njerëz sapo kishin hyrë në restoran. I pari, një balosh me shpatullat e një xhamalli, flokët e bardha të hedhura, sytë e qartë, me një pamje të rëndë, dukej si një qelbësirë . Ai kishte veshur një xhaketë të gjelbër me xhinse të rrezbitur dhe atlete. Dukej si një personazh i çuditshëm i ndonjë filmi të Kusturicës. Tjetri kishte veshur këmishë dhe kravatë, një kapelë të ndjerë dhe një kostum me ngjyrë të kuqërremtë, me këpucë të verdha. Mustaqe të bukura, vetulla të mëdha. Të dy burrat ecnin në heshtje nëpër restorant, kaluan pranë tavolinës së Malkos drejt barit. Duke kaluar, njeriu në xhaketë të gjelbër lëshoi një vështrim të gjatë dhe këmbëngulës kah Eleuthera. Kjo dukej si një kafshë e gjuajtur. Ajo u përkul drejt Malko dhe i tha me zë të ulët:

– Të shkojmë! Paguani dhe ikim.

– Kush janë këta njerëz?

Duke ulur kokën, ajo nuk u përgjegj. Prapa tyre, dy të sapoardhurit ishin vendosur në bar.Me bisht syri , Malko pa kur kamarieri para tyre vuri dy gota dhe ua mbushi, pastaj u vendosi përpara një shishe Otard X0 me një qafë të gjatë. Malko e thirri kamarierin i cili, i zënë diku tjetër, nuk erdhi. Eleuthera Kastriot ishte e zbehur. Ajo nxori një pako cigare Gauloises nga çanta dhe Malko menjëherë ia ndezi me shkrepsen Zippo, duke i dhuruar një buzëqeshje sigurie. Të dy burrat zbrazën konjakun e tyre dhe u larguan. Vasha u qetësua pak, dhe Malko shkoi të pyeste:

– Pse këta njerëz ju frikësoj kaq shumë?

– Mendoj se janë ata që më survejojnë. Ata janë brutalë, vrasës. Ai me xhaketë të gjelbërt është Britan Mata, kreu i truprojes së Sali Berishës, ish kryeministërit. Ka vra shumë njerëz në mënyrë të neveritshme. Tjetri është gjithmonë me të.
– Por, çfarë kanë ata me ty?

Nuk di, pranon ajo. Tani që Berisha nuk është më në pushtet, ata i sherbejnë ofertuesit më të mirë. Britan Mata është pronar, nuk ka frike për të sulmuar një grua. Derisa në këtë vend, gratë nuk preken.

– Nëse u paraqitën hapur, domethënë se ata nuk duan gjë të keqe kundër teje, u shpreh Malko.

Eleuthera Kastiot nuk u duk e bindur. Kur kamarieri erdhi më në fund, Malko pagoi dhe dolën jashtë… Ylli u hodh nga Pajero me një ngërç.

– A keni akoma dhimbje stomaku? pyeti Malko.

– Po.

Për fat të mirë që nuk erdhe me ne. Do të ishe edhe më keq.

Teksa ia hapi derën Eleutheres, vështrimi i shkoi në ndërtesën në ndërtim, përballë. Iu duk sikur pa diçka që lëvizte në masën e errët. Filloi një rritje e papritur e adrenalinës në arteriet e tij. S’pati kohë për të bërë pyetje. Posa Eleuthera Kastriot u ul në Pajero, një rafal me armë automatike theu heshtjen. Dritat e verdha përshkuan errësirën e kulmit të katit të tretë të ndërtesës së papërfunduar. Copat e llaçit të grisur nga pjesa e përparme e restorantit ranë afër tyre në trotuar. Heshtja ra përsëri.

– Ylli, ma jep Kalachin, shpejt, tha Malko.

Stringeri qëndronte prapa Pajeros. Hapi derën dhe kapi armën që i kishte dhënë Malko. Ky i fundit u hodh pas një shtylle betoni dhe përgatiti armën për sulmi. Priste, duke u përpjekur ta studjojë errësirën. Asgjë nuk po lëvizte. Pas disa minutash, u drejtua. Ai që kishte shkrepur rafalin kishte ikur. Të gjitha impaktet e plumbave dukeshin dy metra larg mbi tokë. Ose ishte i dobët për të marrë në shënjestër, ose kishte pasur qellim t’i frikësojë.

– Shkojmë, i tha Malko Ylli Baci.

Ai nuk e ndjeu të nevojshme për ta bastisur ndërtesën. Askush nuk ishte ngjitur nga restoranti. Njerëzit ishin lodhur në Tiranë. Qëndrimi i tij po fillonte mirë: sapo arriti, ishte pritur me rafale.
U kthye prapa në 4X4. Eleuthera Kastriot po dridhej si gjethe.

– A iut thash se donë të më vrasin!?

Ata u kthyen kah kanaçet e mbeturinave të mbuluara ende me macet, dhe më në fund dolën në një rrugë pak më të ndriçaur. Ylli Baci iu drejtua Malkos.

– A e kthejmë në bansë znj. Kastrioti?

Malko nuk pati kohë të përgjigjet. Eleuthera foli me një zë të ashpër:

– Jo! Nuk dua të shkoj në banesë. Ata do të më vrasin!

Ylli drejtonte Pajeron në Sheshin Skënderbej, me lëvizje të ngadalësuar. Malko ndjeu një tronditje në shpirt. Suzuki ishte prapa tyre përsëri. Vërejti se nuk kishte as targë. Dukej e frikshme.

– Le të shkojmë tek Rogner, sugjeroi ai.

Atjy kishte gjithmonë makina të policisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ata ndoshta mund ta kontrollonin Suzukine dyshimtë.
– Jo, jo, nuk dua të shkoj në Rogner! protestoi Eleuthera. Ata mund të vijnë edhe atje.

Ylli Baci po rrotullohej rreth sheshit. Malko u përpoq ta qetësonte Eleuthera Kastriotin, tërësisht histerike.

– Hoteli duket i mbrojtur mirë, thotë ai.

– Nuk dua të shkoj në Rogner, përsëriti, kokëfortë. Ata nuk mund të qarkullonin nëpër qytet deri në agim. Ylli papritmas foli.

– Mund të shkojmë te z. Petersen, sugjeroi ai. Aty jemi të sigurtë.

– Kush është ai? pyeti Eleuthera.

– Shefi i CIA-s në Tiranë, Malko u përgjigj. Është një ide e mirë.

Këtë herë, vajza e re nuk protestoi. Ulur në karrigën e saj, ajo nuk bëhej rehat. Suzuki ishte ende prapa tyre. Ata u larguan nga qendra, duke qarkulluar drejt lindjes përmes rrugëve gjithnjë e më të errëta dhe të dëmtuara. Ylli u kthye dhe ia dorëzoi telefonin Malkos.
Është më mirë ta paralajmërojmë …Numri i tij direkt është 33572. Me O42 Grant Petersen u përgjigj menjëherë. Malko ia shpjegoi situatën. …
Ok, Ejani, ju pres poshtë, tha amerikani.

*** *
* * * *
Rruga Mihal Grameno dukej si një shteg malor, madje më keq. Me gunga dhe kaotike, Pajero mezi u ngjit në një pjerpjetëze të madhe. Pas një kilometër, Suzuki ishte zhdukur. Pajero u ndal para një vile të madhe të dyfishtë.

– Arritëm, njoftoi Ylli Baci.

U drejtua kah një dere e dyfishtë e zezë. Menjëherë, një projektor u ndez, duke e përmbytur rrugën e errët me një dritë të ashpër dhe duke marrë Pajeron në rreze. Portali u hap ngadalë. Malko pa në hije dy marinsat në veshje lufte, me helmeta, me mitroloza të lehtë. Në pjesën e përparme të shtëpisë kishte një garazh bosh ku Ylli nxitoi, derisa porta u mbyll. Grant Petersen doli nga hijet, me t-shirt të bukur të gjelbër, një mitraloz MP 5 – i cili dukej i vogël në dorën e tij të madhe.

– Mirë se vini në shtëpi, tha ai.

Eleuthera dhe Malko zbritën. Muri perimetrik ishte në krye me tela me gjemba, kopshti kishte dy pika për hapje zjarri. Ndërtesa e madhe trekatëshe mbizotëronte në të gjithë lagjen. Malko filloi me prezantimet.

– Gëzohem që ju takoj, zonja Kastriot, tha amerikani. Pra shkoni në tarracë për t’u çlodhur pak. Ylli do të kujdeset për ju. Isha duke përgatitur një raport.

Ai iu priu deri në shkallët e para. Shtëpia dukej e re, e mobiluar rishtas. Udhëhequr nga Ylli, Eleuthera Kastriot dhe Malko u ngjitën në katin e tretë, duke kaluar nëpër një dhomë të madhe bosh që hapej në një tarracë me pamje nga Tirana. Asgjë përballë.
Ka dhoma në dispozicion në këtë kat, njoftoi Ylli Baci. Lirohuni, unë do të sjellë pije.

Disa kulltuqe të rrumbullakët rrethonin një tavolinë ngjyrë kafe. Eleuthera u ul në njerin prej tyre dhe ndezi një cigare me një dorë që i dridhej. Ylli u rishfaq me një shishe dhe gota.

– Raki shtëpie që ia kam dhënë z. Petersen, njoftoi ai. Nuk e dëmton stomakun.

Ai i mbushi tre gota. Malko me ta i lagu buzët. Dukej sikur alkooli që digjet, madje më i fortë. Kjo nuk e pengoi Eleutherën që ta zbrazte të vetën me një gëllënkë. Menjëherë ia dorëzoi goten Yllit, e ky ia mbushi përsëri. I egërsuar, Malko e zbrazi të tijen dhe pati ndjenjen se po përpinte flakë … Kjo është pije burrash.

Një rafal u dëgjua në distancë, pastaj një tjetër: njerëzit po i urojnë një natë të mirë njëri-tjetrit … Ylli kërkoi leje: duhej të shkonte në shtëpi. Eleuthera u sherby sërish, ashtu bëri edhe Malko. Ai gjithashtu kishte nevojë për t’i çlodhur nervat. Në të vërtetë, kjo raki nuk e dëmtonte stomakun, por kokën … Duke parë që vajza e re u qetësua pakëz, Malko u kthye te sulmi.
– Eleuthera ,i tha ai, këta njerëz nuk të ndjekin pa arsye.

– Më lë vetëm, murmuriti gruaja e re. Unë vetëm dua të kthehem në Greqi. Më jep pesëdhjetë mijë dollarë që i premtove Nasimit.

– Duhej të ofronte diçka në këmbim.

Në vend se të përgjigjej, ajo derdhi gotën e katërt të raki, e piu si tjetrat pastaj duke e lënë kulltukun, shkoi dhe u mbështet mbi kangjellat e tarracës. Qielli i xixëllonte nga yjet, era ishte e ngrohtë dhe heshtja që qetësonte. Malko u bashkua me Eleutherën e cila u kthye, duke mbeshteur bërrylat në murin e gurit. Vështrimi i saj ishte i ftohtë, por ky qëndrim tërheqës e provokonte.

– Unë nuk dua të vdes, tha ajo, me zërin që tregonte se ishte e dehur.
– Këtu nuk rrezikon asgjë, tha Malko.
– Dua pesëdhjetë mijë dollarët, tha ajo me këmbënguljen e pijaneceve.
– Do t’i jap me kënaqësi nëse marrim informacioni që po kërkojmë …

Eleuthera bëri një gjest të acaruar dhe u largua nga kangjella.

– Meqë është kështu, po largohem!

Ajo bëri disa hapa, duke u përkulur. Rakia e kishte goditur shumë. Malko e kapi kur ishte gati të rrëzohej.

Ajo luftoi, i shpërtoi nga dora, ra në gjunjë, pastaj anash dhe ra në gjumë si një masë në katin e tarracës.

Është çmenduri se sa mund të jetë e rëndë një grua! Malko arriti të ngre Eleuthera mbi shpatullat e tij, dhe e çoi në dhomën e parë më të afërt e mobiluar vetem me nje krevat dopio romantik, që si duket rrallë gjindeshin në këtë vend. Në dysheme, pa një katalog të dekoratorit Romeo. Ylli Baci kishte gjetur një klient në personin e Grant Petersenit …

E shtriu gruan e re në krevat dhe zbriti për t’iu bashkuar amerikanit. E gjeti në katin e parë, në një dhomë shumë të madhe pothuajse tërësisht pa mobilje. I zhytur në një kolltuk krejt të ri si kanaçe e verdh, eleganca e së cilës ishte në kontrast me veshjen e tij, një bluzë të gjelbër. I kishte vënë këmbët mbi një tavolinë të bukur prej trëndafili të mermerit që do ta kishte stolisur më mirë ndonjë pallat. Me sa duket, Ylli Baci ishte duke ia shitur koshin e tij të mobilieve Claude Dalle të vjedhura në Itali.

Disa shishe ishin të vendosura në tryezën me ngjyrën e kafesë: një nga Defender, tashmë e nisur, uji mineral lokal dhe një shishe markë Otard X0 ende i paprekur. I pajisur me një Beretta 92 automatike të madhe. Në një qoshe, tre kuti prej të Taittinger e bardhë Champagne të vitit 1990 mbështetur për muri.
– Paskeni me çka të festoni, u shpreh Malko.

Grant Petersen buzëqeshi thartë.

– E bleva nga kontrabandistët në rast se kishim lajme të mira për të festuar … Të na gjendet, s’ka këmbë për të ikur. Po, ajo foli?
– Mjerisht, jo, u përgjigj Malko. Por ajo sigurisht di diçka.
– Sigurisht! Shefi i stacionit të CIA-s ia miratoi. Askush nuk e kishte shqetësuar atë, pasi nuk e kishim kontaktuar. Tani që ajo është nën presion, ju duhet ta bëni atë të « pështyej » atë që di. Sepse ajo nuk ka shpresë për të ikur. Është duke fjetur?
– Po. Piu shumë dhe nuk e dinte vërtet çfarë po thoshte. Mendoj se nesër do të jetë më mirë. Amerikani tundi kokën në shenjë pohimi.
– Raki është si sporti, të bënë për vrete …
– A do të ishit të gatshëm t’i jepni asaj pesëdhjetë mijë dollarë?
– Kundër një informacioni që na çon te ky bastard Al Jafar, po.

– Do të jetë më lirë se rindërtimi i një ambasade, tha Malko me zell. Nëse ky terrorist është aq i rrezikshëm sa thoni ju, sigurisht që është një investim i mirë …

Grant Petersen shikonte Breitling Chronomatin e tij, i cili dukej si një lodër për dorën e tij të madhe.

– 0K. Është ora katër në Washington, unë duhet të raportoj mbi zhvillimet e fundit. Ne hamë mëngjes nesër në orën tetë. Shqipëria zgjohet herët …

Malko u kthye në katin e tretë dhe shpejt eksplotoj katin. Asnjë nga dhomat nuk ishin të mobiluara, me përjashtim të dhomës ku e kishte depozituar Eleutherrn. Këpucët e saj ia preknin tokën. Ajo flente në bark, e veshur plotësisht, duke gërrmuar. Malko nuk kishte zgjedhje. U zhvesh, duke ruajtur vetëm brekë, dhe u shtri pranë gruas së re, e cila nuk e vërejti

****
****

Rrezet e para të agimit e zgjuan Malkon. Ndjeu një masë të ngrohtë kundër tij dhe hapi sytë. Gjatë gjumit, Eleuthera e kishte zhveshur fundin e gjerë dhe bluzën, duke mbajtur veshur vetëm një kordon të zi. Ajo po flinte në krah, me shpinën e kthyer kah Malkos. Lëvizi edhe pak dhe shkoi drejt tij. Së shpejti, ata u mbivendosën si lugë të vogla në të njëjtën kuti, vithet e rrumbullakta të Eleutherës mbërthyen në barkun e Malko. Fryma e gruas së re ishte e rregullt: ajo ende po kundërmonte raki. Malko nuk bëri një lëvizje, por ngrohja e trupit të pjerrët kundër tij filloi të bënte një përshtypje. Kur dita zbardhi krejtësisht, ai kishte një ereksion triumfues, që ndrydhej fort nga brekët, të cilat i zhveshi dhe pothuajse natyrisht, vegla e tij e ashpër u gjet ngusht në mes të vitheve të rrumbullakëta të Eleutherës.

Ai qendroi i palëvizshëm për një kohë të gjatë, duke dëgjuar gjakun që ia rrihte tempujt. Kishte përshtypjen se ishte duke kryer një përdhunim. Pastaj, lëvizja seksit ishte edhe më e fortë dhe filloi të fërkohej ngadalë kundër mishit të ngrohtë, duke rritur më tej dëshirën e tij. Eleuthera psherëtiu dhe u largua pak, e shtrirë në shpinë, këmbët pak të hapura.

Malko nuk mundi t’i rezistonte kësaj dreq thirrjeje. Hypi mbi të, duke ia detyruar këmbët të hapeshin më tej. Qepallat e Eleutherës u ngritën lartë. Së pari, ajo u përpoq ta shtyjë Malkon për ta larguar, por njëra nga duart e saj nuk rezistojë, duke prekur seksin në gjithë lavdinë e tij. Gishtat e saj u mbyllen mbi të, sikur t’ia matnin diametrin …

Shikimi i saj u dobësua.

Malko nuk hezitoi. Me një dorë ia largoi najlonin nga kordha, nga ana tjetër, ai e drejtoi veten në barkun e hapur me një goditje të fortë. Eleuthera u harkua me një zhurmë të lehtë, por pa rezistuar. Në fillim, ai pati vështirësi për ta zgjuar mukozën e fjetur. Kur arriti të depërtojë plotësisht, filloi të lëvizë ngadalë. Së pari, Eleuthera mbeti inerte, pastaj krahët e saj u mbyllën mbi të dhe legeni i saj filloi të andulonte. Gradualisht, seksi i saj bëhet i lagësht, duke lehtësuar depërtimin. Të dehur me këtë gjysmë përdhunim, Malko vëzhdoi seksin me lëvizje të ngadalta por të pandërprera. Ishte hyjnore dhe ai zgjati zotërimin e tij sa më gjatë që ishte e mundur. Kur shpërtheu në fund të barkut, Eleuthera u përmbyt plotësisht. Ajo bërtiti dhe Malkon e shtërngoi fort. Kaloi një kohë të gjatë para se të ndaheshin. Plotësisht e zgjuar, ajo hodhi një vështrim në seksin ende të ngurtë, pastaj u hodh nga krevati duke rregulluar stringun e saj.
– Jeni shumë i fortë! i tha. Më pëlqen seksi me brekë. Nëse do të donit të m’i hiqnit, do të kundërshtoja.

Iku në banjë. Ishte një si një kurvë verbuese. Kur u kthye mbrapa mbështjellur me një peshqir, u ul në buzë të shtratit dhe e fiksoi Malkon.

– Dua pesëdhjetë mijë dollarë, jam e sigurt se Nasimi vdiq për shkak të kësaj pune. Është një kompensim.
Rakia nuk ia kishte fshi kujtesen…

Malko i buzëqeshi.

– Nëse informacioni juaj mund të na dërgojë tek Mohammad Al Jafar, është në rregull.

Ajo e vështroi me plot dyshim.

– Ti nuk do të më shkër… mua

– Vetëm sa e bëra, nuk mund të duroja, i tha Malko.

Nuk mendova për këtë, buzëqeshi Eleutherën.

– Nuk po flas për këtë, tha ajo me ngulm.

– As unë, u korrigjua Malko. Unë po të dëgjoj

Ajo u ngrit, shkoi për të marrë në çantë një cigare, e ndezi dhe u ul në shtrat.
– Çfarë doni sapun?

– Pse këta njerëz ju përcjellin dhe duan t’ju trembin?
Ajo e shikoi atë për një kohë të gjatë, duke tërhequr cigare. Malko po vëzhgonte. Eleuthera ishte krejtësisht e aftë të thoshte diçka për t’i marrë pesëdhjetë mijë dollarë. Më në fund vendosi të flasë.
– Nuk jam e sigurt, por unë mendoj se është kjo: në mëngjesin e ditës kur u zhduk, Nasimi më thirri.
– Më ke thënë këtë.

Ajo buzëqeshi me mjeshtëri.

– Po, por nuk ju thashë atë që më tha …
– Ke të drejtë. Prandaj?

Ai më tha se po shkonte në një udhëtim me një nga miqtë e tij, « kolonel » Jakub Pedrorika. Kurrë nuk e kam parë më!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top