SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (3)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Ja se si e kishte manipuluar SHIK-u (më vonë SHISH-i) i Fatos Klosit stacionin e CIA-s në Tiranë dhe ia kishte dekonspiruar deri në vrasje bashkëpunëtorët shqiptarë

KAPITULLI – III

Malko mendonte se kishte keqkuptuar.

– Ti po mbështetesh në mua për të gjetur këtë Mohammed Al Jafar? Është një shaka …

Menaxheri i Stacionit ClA tundi kokën.

– Hëm, jo ! Franck Capistrano pohon se ti bën mrekulli. Duket se e ke takuar Bin Laden, dy vjet më parë, në Afganistan dhe se je një njohës i shkëlqyeshëm i botës arabe. Shkurt, ju jeni njeriu i situatës.

– Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe nuk njoh asnjeri, tha Malko. Unë s’e flas gjuhën shqipe dhe ky nuk më duket një vend i lehtë.

– Kjo duket ashtu, psherëtiu Grant Petersen. Por, ju keni një avantazh të madh në krahasim me ne. Ju mund të lëvizni, takoni njerëz, të bëni hetime. Ne nuk kemi të drejtë. Ky është urdhëri zyrtar i Langley. Lidhja jonë e vetme e autorizuar është SHIK.

— Atëhere, pse jeni këtu, në këtë rast?

Psherëtimë e re amerikane. Të tre “agjentët” tjerë, të shqetësuar, kishin ndalur përtypjen e çamçakëzit dhe lojën në Play Station-in e tyre.

– Edhe ne po pyesim! përfundon Grant Petersen. Unë mendoj se Langley nuk ka dashur ta lë ambasadoren vetëm, duke mos marrë rreziqe. Dhe pastaj, sikur miqtë tanë nga Mukhabarat (Sigurimi Sekret ) egjiptian mos të na kishin raportuar për këtë Hassan Mohammad Al Jafar, misioni jonë do të ishte tepër i qetë. Kemi shkuar çdo ditë për të pirë kafe në SHIK, për ta takuar sekretaren e shefit, dhe pastaj ia dergonim të rejat Langley për atë që interesohej. Ose, bënim të kundërtën, iu sillnim biskota. Kur erdhëm këtu, ishte specifikuar se nuk do bëheshim operacional.

Malko kishte filluar të kuptonte. I rrëmbyer nga sulmet e fundit dhe anarkia në Shqipëri, CIA nuk donte të rrezikonte jetët e amerikanëve. Gjithmonë teoria e luftës për “zero vdekje”. Të vdekurit joamerikanë nuk llogariten. Barbouza ishte jashtë këtij kuadri ; austriak, gëzonte autoritet në Divizionin Operacioneve të Langley, kishte profil ideal.

Kështu qenka jeta, thotë ai.
– Unë të kuptoj. Por ka gjasë të mirë që Al Jafari juaj të jetë larguar nga Shqipëria.

Grand Petsersen, lëkundi kokën.

– Sipas SHIK, nuk është e sigurt. Ata mendojnë se ai ishte paralajmëruar nga dikush dhe nuk ka pasur kohë për tu organizuar. Ishte larguar nga Fondacioni Al Haramein gjysmë ore para se agjentët e SHIK-ut të arrinin. Fatos Klosi, shefi i SHIK-ut, betohet se aeroporti ishte tashmë nën mbikëqyrje. Identiteti i Al Jafarit u shpërnda menjëherë, së pari në Itali dhe Maqedoni. Nuk është lehtë të largohet nga Shqipëria në mënyrë klandestine, pa përgatitje. Në Veri dhe Lindje, andej është Mali i Zi dhe Kosova. Nuk janë drejtime të mira për një arab. Jugun, Maqedoninë, edhe andej ne e kontrollojmë. Pra, sigurisht, është Italia dhe rrjetet e kontrabanduesëve shqiptarë. Por në këto rrjete janë të infiltruar policë shqiptarë.

– Pra, ai duhet të jetë gjithmonë në Tiranë! Përfundon Malko.

– Lehtë mund të fshihet aty, tha amerikani. Ka shumë fondacione islamike dhe ai me siguri ka ndërtuar rrjete.

– A ka ende mjekërr ?

– Sipas njerëzve të SHIK-ut që intervistuan njerëzit e Fondacionit, ndoshta ata dinë më shumë se sa që na thonë, por ata janë të heshtur. Do të ishte e nevojshme të ishim në gjendje t’i zbrisnim në bodrum…

Të drejtat e njeriut ende duhet të fitonin terren në Divizionin e Operacioneve.

I kurthuar, Malko u mendua për një moment. Ai filloi të ngulfatej në këtë dhomë të mbyllur, me këto katër “spiunë të CIA-s” që mezi merrnin frymë.

– 0K, tha ai. Al Jafar është në Shqipëri. Si do ta gjej?

Një shkëlqim lehtësimi u shfaq në sytë e Grant Petersen, sikur një nanë kur bënë shtyerjen e fundit për të lindur beben.

– Së pari, do të ua jepin « stringerin » tonë. Një djalë shumë i mirë që njeh shumë gjëra dhe flet në mënyrë të përsosur anglisht. Emri i tij është Ylli Baci dhe po ju pret në Hotel Rogner.

– Unë mendoj se sikur ai ta dinte se të gjindet këtë Al-Jafar, do ta kishte thënë ty me kohë.

– Mirë. Por ka diçka tjetër që nuk jua kam thënë. Paraardhësi im, përveç SHIK-ut, më ka lanë një listë të “burimeve” dhe kontakteve për ta shfrytëzuar. Sapo Fatos Klosi më tha se Al Jafari ia kishte mbathur, kam shikuar me shokun tonë, Ylli Baci, çfarë mund të bënim. Ai më këshilloi të flisja me një djalë të quajtur Nasim Kastrioti. Një kosovar i cili i përket UÇK-së. Ai shërben si zyrtar për shtyp dhe bënë zhurmë si bretkosat në të gjitha qarqet. Është pothuajse çdo ditë në Rogner.

– A e kontaktove?

– Po, pas u konsultova me “referencat” e tij këtu. Ylli Baci bëri një takim dhe ne pimë një kafe në njërin prej bareve të ndyrë italian në Rogner. I premtova atij pesëdhjetë mijë dollarë nëse ma gjente Mohammed Al Jafar. Pas marrëveshjes me Langley.

– Kur ka ndodhur ky takim?

– Gjashtë ditë më parë … Kur u ndamë, ishte i motivuar seriozisht. Deri më tani, ai kishte fituar shuma mediokre. Nga pesëqind deri në dy mijë dollarë. Me pesëdhjetë mijë, ne pothuajse e blejmë Shqipërinë. Përndryshe, dyzet e tetë orë më vonë, ai u përpoq të më kontaktonte ne telefon si një i çmendur. Kur më në fund më mori, më tha se mund të përgatisja paratë, se do të më tregonte për njëzet e katër orë ku ishte Mohammad Al Jafar.

– Pastaj ?

Grant Petersen uli shikimin.
– Shkova për t’i marrë paratë nga banka dhe i paralajmërova SHIK-ut që të ishte gati.

Malko u përgjigj.
– Ti i tregove SHIK-ut se si mendoje ta gjejsh?

– Po, unë mendoj kështu, tha amerikanët, me një zë të pasigurtë. Sidoqoftë, ishte e padobishme. Ai nuk më thirri kurrë më.

– Nuk jeni përpjekur më të takoheni?

– Po, natyrisht, por vazhdimisht më lajmërohej një djalë i cili fliste vetëm shqip dhe e mbyllte celularin. Pastaj ishte gjithmonë com box (sekretaria) që lajmërohej. Pyeta, në sajë të Ylliit: por, askush s’e ka parë atë në Rogner për katër ditë. Nga atmosfera e rëndë, Grant Petersen filloi të lyp në xhepat e xhaketës së tij një cigare Gauloise nga një një pako e copëtuar, Malko u tmerrua. Jo vetëm që amerikani e kishte organizuar një takim me “burimin” e vet në një vend publik, Rogner, por ai gjithashtu e kishte zbuluar emrin e tij tek SHIK.

– Heshtje e tij është shqetësuese, përfundon ai.

Grant Petersen, rrudhi krahët.
– Po dhe jo. Këtu, ne nuk punojmë me dantella. Nëse ai do të ishte vrarë, do ta kishim ditur. Këto gjëra ndodhin gjatë gjithë kohës, në mes të qytetit, në mes të ditës. Dhe, kurrë nuk gjenden fajtorët. Ai mund të ketë shkuar në kërkim të klientit tonë dhe nuk mund të komunikojë.
– Është e çuditshme që nuk është përgjigj në celularin e tij, tha Malko. Është shenjë shumë e keqe. A keni folur me SHIK për zhdukjen e tij?

– Po. Ata duket se janë të shqetësuar.

Shefi i stacionit të CIA-s përpiqej t’i minimizojë pasojat e mundshme të gabimit të tij. Në një vend si Shqipëria, një zhdukje e këtillë nuk ishte një shenjë e mirë … Kështu dukej që Nasim Kastriot i kishte thënë lamtumirë ardhmërisë së tij.

– Kam frikë se “burimi” juaj është tharë, përfundon Malko. Askush nuk mund t’ju informojë? Nuk ka familje?

– Ka një grua. Ylli i telefonoi. Ajo pretendon të mos dijë asgjë

– Nuk keni provuar ta takoni? Amerikanët dukeshin të zënë ngushtë.

– Ylli më tha se do ta çmendnim. Dhe pastaj, gratë e bukura, nuk nuk janë halli im.

Në të vërtetë, nëse katër “agjntët” do t’i kishin zbarkuar në shtëpi, refleksi i saj i parë do të kishte qenë ndoshta të kërcente nga dritarja.

– Mirë. Më çoni te Rogner?

– Bob do t’ju çajë. Pastaj, Ylli ka një 4X4. Është më diskrete.

Sigurisht, krahasuar me Hummerin me kamuflazhin e tij të luftës …

Bob fiku lojën e tij në video, mori një M16 dhe u nis kah dera.

Ylli Baci pothuajse po pëshpëriste, me tonin e ultë që fliste. Malko nuk pati asnjë vështirësi për ta gjetur: sapo Bob Bow, « agjeniti » i CIA, e kishte çuar në Rogner, një djalosh me mjekërr e me një shikim të mprehtë, në polover dhe xhinse, sikur kishte mbirë nga një karrige në lobi dhe u nis për ta takuar. Pas prezantimeve, të dy burrat u vendosen jashtë në zonën e barit me pamje nga kopshti.

– Unë mendoj se diçka ka ndodhur me Nasim Kastriotin, tha Ylli Baci. Askush nuk e ka parë atë për katër ditë. Kishte një takim me njerëz që mund të dyshohej.

– Pra, mund ta kenë ditur se ai po kërkonte Mohammed Al Jafar në emër të ClA?

« Stringieri » lemoi mjekrren e tij me një buzëqeshje të rezignuar.

– Në Tiranë, është e vështirë të mbash një sekret. Është shumë e vogël …

Me pamjen e tij të qetë, buzëqeshjen e turpshme dhe mënyrën e butë, Ylli Baci nuk dukej si spiun. Papritmas, fytyra e tij u trondit dhe Malko pyeti:

– Çfarë po ndodh?

– Oh, është faji stomakut tim! Kam vazhdimisht djegësim. Stresi. Nëse keni ndonjë medikament… Këtu është vështirë të gjesh një.

– Pse jeni të stresuar? Për shkak të Kompanisë (Stacionit të CIA-s)?
– Jo, jo, tha Ylli Baci menjëherë, por është shumë vështirë të jetosh mirë në Shqipëri. Do të doja të punoja më shumë për ambasadën. Jam i detyruar të gjindem disi. Importoj gjëra nga Italia. Kontrabandë, natyrisht. Për momentin, kam një kontener të tërë me mobilje shumë të bukura. Me to mund të mobiloj një vilë. Ishin të destinuara për një industrialist venezian i cili kishte porositur në Paris nga një dizajner interieri të shtepisë Claude Dalle.

– Pra, janë të vjedhura?

– Natyrisht, i tha djaloshi shqiptar pa ndnjë problem. Por unë nuk i shes shtrenjtë…

Malko vazhdoi biseden që i interesonte.

– Nëse ky Nasim Kastriot është likuiduar, kjo do të thotë që Al Jafari ka bashkëpunëtorë të rëndësishëm, këtu në Tiranë …

Kjo nuk është për tu habitur. Islamistët u infiltruan në UÇK-në dhe në një parti … e cila ishte shumë e favorshme për ta. Ata edhe kanë shpërndarë shumë para …

Malko deshi të bëj pyetjen e tij të radhës kur « agjeni »Bob u shfaq papritmas. Sytë e sgurdulluar, thua se i kishin dalur nga koka.

– Ma vodhën Cherokee,tha ai, i çmendur nga zemërimi. Në bulevardin! Tre djemtë me Kalach më bënë një mashtrim! Ma morën edhe celularin.

Nuk e merrte veten kurrësesi. Duke iu dridhur duart, porositi një raki. I tronditur. Kur erdhi kamarieri me një shishe Otard XO dhe ia mbushi një gotë, amerikani e zbrazi me një gëlltitje duke e zbrazur në bark.

O Jezus! tha ai. Në mes të qytetit, në orën gjashtë në mbrëmje.

Ylli Baci, lëvizi kokën, plot mirkuptim.

– Këtu, meqë rrugët janë të këqija, ne kemi nevojë për 4X4 dhe ato janë shumë të shtrenjta … E dini numrin e celularit tuaj? Bob Bow ia komunikoi dhe « stringeri » e kompzoi në telefonin e vetë. Menjëherë, e filloi një bisedë në gjuhën shqipe që zgjati disa minuta. Pas ndërprerjes, e njoftoi në mënyrë të qetë:

Bisedova me hajdutët. Ata thonë se është për të luftuar serbët në Kosovë.
– Aman ore, “nuk është e vërtetë » … Somqirë! Honde! Bob luftonte me vetëveten, pafuqishëm. Malko sugjeroi me butësi:

– Do të shoqërojmë në kompleks. Pastaj do të doja të vizitoj znj. Kastriot. .

Amerikani u ngritën, duke murmuritur, i shqetësuar dhe i inatosur si një plesht. Të ta vjedhin 4×4 –shin e blinduar, i armatosur deri në dhëmbë, dhe midis qyteti, jo vetëm kaq … E shikoi Malkon trishtueshëm.

– E shihni se çdo gjë mund të ndodhë në këtë vend të ndyrë.

Një makinë që ishte e parkuar përgjatë trotuarit, fare përballë ndërtesës së rrethuar nga antenat satelitore në të cilën jetonte Nasim Kastriot, u dogj plotësisht dhe u zhvesh nga gjithçka.

Malko e kishte shoqëruar Bob Island në Pajero e lodhur të Ylli Bacit, me të cilën e ktheu në kompleksin e ambasadës. Rruga, jo shumë larg stadiumit dhe afër ambasadës amerikane, ishte aq e prishur dhe me gurë sa që dukej si një pistë afrikane. Skele nga druri mbulonin fasadën e ndërtesës.

– Transformojnë tarracat, shpjegoi « stringer ». Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në Tiranë.
– Ku jeton znj. Kastrioti? pyeti Malko.

– Kati i tretë. Apartament 302. Mendoj se është dritarja me dritë të ndezur.

– Si e dini këtë?

– E pata kontaktuar për mobiljet e mia Claude Dalle. Ajo ishte e interesuar për një divan të bukur kadife të kuqe. Por ajo nuk më thirri kurrë më.
– A e keni parë ndonjëherë zonjën Kastriot?
– Jo, e kam marrë në telefon. Këtu gratë nuk dalin shumë.

– A vjen me mua?

Ylli Baci hezitoi, pastaj tha me zërin e tij të ndrojtur:

– Nëse mund të shkosh vetëm … Ajo flet anglisht. Nuk më pëlqen të largohem shumë 4×4-i im. Ju e shikoni një Suzuki të parkuar pak më tej? Mund të jenë djemë që presin një mundësi. Nëse keni nevojë për mua, unë do të vij.

Pas asaj që sapo i kishte ndodhur Bob Bow, ky kujdes ishte i kuptueshëm. Megjithatë, tridhjetë metra larg, një oficer i policisë ishte në roje përgjatë murit të ambasadës amerikane, me Kalashnikov në krah.

– Po ai? pyeti Malko.

– Ai nuk do të ndërhyjë, tha « stringer ». Ai fiton katërmbëdhjetë mijë lekë në muaj dhe nuk do ta rrezikojë jetën e tij për një të huaj.

I rezignuar, Malko u hodh nga Pajero dhe u nis drejt hyrjes së ndërtesës.

Holli nuk ishte ndriçuar dhe duhej ta ndizte Maglitin e tij. Asnjë ashensor, muret tepër të ndyta. Muret ishin aq të hollë sa mund të dëgjohej gjithçka që po ndodhte në apartamente. Kati i tretë ishte në terr si një furrë. Malko vërejti derën nëpërmes plasave të saj prej nga dëpërtonte drita. Asnjë zile, asnjë regjistrim. Ai ia afroi veshin derës, dëgjoi vetëm zërin e televizorit. A ka këtu njeri ? Trokiti.

Asgjë.

Ai filloi përsëri. Gjithnjë e shumë më fortë. Derisa dëgjoi hapat të përplasen nëpër dysheme. Një zë pyeti nga ana tjetër e derës. Në gjuhën shqipe …

– Ju jeni znj. Kastrioti ? pyeti Malko anglisht. Qetësi e shkurtër, pastaj dikush pyeti :
– Kush je ti ?
— Një mik i burrit tuaj, u pergjigj Malko :
— Si quhesh ? ?
— Malko Linge

Heshtja zgjati edhe më. E çartur nga një përgjimi si ky, ajo bërtiti.

– Nuk të njoh. Largohu!

Anglishtja e tsaj ishte e dobtë, por e kuptueshme. Malko dëgjoi hapat që po largohrshin nga dera e apartamentit. Ai filloi të godiste derën përsëri dhe bërtiti edhe më me zë:

– Duhet të flas me ty. Është e rëndësishme.

Qetësi. Trokiti përsëri. Pritje. Dera u hap papritur me brutalitet të paparë. Malko pa një bjonde me një fytyrë të mprehtë, sytë të madhenj të shtrirë dhe një hundë të përkulur, veshur një triko dhe një fund shumë të shkurtër të zi, që ia zbulonte këmbët e admirueshme. Ajo ishte zbathur. Megjithatë, Malko nuk u ndal në trupin e saj Ai ndjeu vetëm forcën e kallashnikovit në barkun e tij.

*
**
***
Vështrimi i gruas së re humbi në errësirë, sikur të kërkonte një kundërshtar tjetër, pastaj qëndroi një kohë të gjatë në Malko-n. Sikur të kishte qenë më pak e tendosur, do të dukej shumë e bukur

– Kush je ti, përseriti ajo ?

Që mos ta dëgjojë duke u kthyer te dera, ajo i hoqi këpucët. Ky i dha një buzëqeshjen qetësuese.

– Une¨quhem Malko Linge. Unë jam duke kërkuar burrin tuaj.

Gruaja nuk u qetësua.

– Pse?

– E kishtim një takim, e nuk erdhi.

– A punoni për amerikanët? IA ktheu gruaja bjonde.
– Pse? Kërkoi Malko.

Zonja Kastrioti i hodhi një shikim iritues.

– Unë dyshoj për arsyen e vizitës suaj. Nasimi më rrëfeu se si do të fitonte pesëdhjetë mijë dollarë, para se të zhdukej. I thashë se do të fitonte një vend në varreza.

– Nuk ju njoh, ik nga këtu!
– Duhet të flas me ty. Është e rëndësishme.
– Mendoni se ka vdekur ?
– A piunon për amerikanët ? insistoi gruaja

— Po, e pranoi më në fund Malko. Kam ardhë nergut në Shqipëri për ta gjetur burrin tuaj.

Ajo e shikoi për një kohë të gjatë, pastaj uli grykën e Kalashit dhe i lejojoi të futet në apartamentin e vogël. E uli në një tavolinë të dhe mbathi me take të larta. Pastaj u ul në një karrige, duke hudhur lart këmbën mbi këmbë. Malko mendonte se gruaja e Nasim Kastriotit ishte një lavire verbuese, me vështrimin e saj të fortë, me gjinj të shënuar dhe me një trup që e lëvizte bukur. Ajo nuk kishte më shumë se tridhjetë vjeç.

— Atëhrë, iu drejtua, çfarë keni për të thënë ?

– Unë, asgjë , pohoi Malko. Kam nevojë për një pistë, një indicie, për të gjetur burrit tuaj. Kur e keni parë së fundi?

– Katër ditë më parë, tha ajo. Ishte në Rogner. Më thirri në telefon për të më thënë që e kishte një takim me dikë dhe se ai nuk do të kthehej për drekë. Që atëherë, asgjë …

– Askush s’ka ardhur t’ju takojë?

– Askush, tha ajo me ngulm. Nuk kam asnjë qindarkë, të gjitha paratë tona janë në një arkë, çelsin e të cilës vetëm ai e ka. Në Shqipëri nuk përdoren as çeqet as kartat e kreditit. Unë jam greke dhe nuk kam as para të paguaj një biletë për në Athinë, t’i kthehem në familjen time, e ta lënë këtë vend të çmendur.

– Megjithatë ju u martuat me një shqiptar …

Zonja Kastriot rrudhi krahët.

– Kjo është e vërtetë. Nasimin, kur e takova në Athinë, më premtoi malet dhe mrekullitë. Ai ishte shumë bujar. Javën e parë më bleu për më shumë se pesë mijë dollarë rroba. Më tha se donte të martohej me mua. Sigurisht, pasi ishte musliman edhe më shqetësoi pak, mua si ortodokse. Por ai u betua se nuk isha praktikues dhe këtu u martuam në sallën e qytetit … Tani nuk di ç’të bëj …

Ajo u ngrit, u zhduk në kuzhinë, duke u hudhur vithet në një mënyrë provokuese dhe u shfaq përsëri me një shishe Defner “Suksesi” dhe dy gota. Pas derdhjes së scotche-it, kërkoi falje…

— Duhet të jem e tmerrshëm. Pas gjithë kësaj.

Kur ajo u kthye, ishte makijuar tmerrshëm bukur. Sytë edhe më të mëdhjenj, gojën e theksuar me ngjyrë agresive; dhe ishte ujitur me parfum. Me shikimin që ia bëri Malkos shprehte shumë gjëra …

– Si e ke emrin? e pyeti.

— Eleuthera.

Ajo e mori vetën përsëri, duke i kryqëzuar përsëri këmbët. Dukej si një grabitqare e përgaditur për aksion.

– A mund t’ju ftoj për darkë? sugjeroi Malko. Ne mund të flasim për problemet tuaja. Dhe të ardhmen tuaj.

Ajo e shikoi me një shikim shumë direkt.

– A do të më japësh parat? E di se Nasimi ju ka bërë shumë shërbime.

– Është një mundësi, tha Malko me kujdes. Mund ta diskutojmë.

Shikimi i shkoi te kallashi, me ngarkuesin e angazhuar dhe pyeti me buzëqeshje:

– Pse hapët derën me armë në dorë?

Ajo u trazua për pak çaste, piu gllënjkën e fundit të Defner dhe rrëfeu me një zë të pasigurt:

– Unë kam frikë. Qysh se Nasimi u zhduk, kam përshtypjen se jam duke u përgjuar. Ka shpesh makina që parkojnë poshtë për gjatë rrugës. Ja pse edhe dal shumë pak.

Këmbëgjatë, ajo ishte shumë sexi. Nasim Kastrioti kishte shije të mirë. Malko mori Kalachin dhe doli i pari.

Pajero kaloi nëpër një rrugicë të zbrazët para një koshi të madh të plehrave ku vlonin macet endacake dhe doli në një lloj boshllëku të zbrazët, i rrethuar në të djathtë nga një ndërtesë e papërfunduar me një karkasë të zi. Ylli tregoi në të majtë një ndërtesë të vogël të ndriçuar me një neon të gjelbër.

– Kjo është Perla! tha ai, është një restorant shumë i mirë italian.

Lagja dukej sikur ishte bombarduar dhe pse ishte vetëm rreth njëqind metra larg Sheshit Skënderbeu. Malko ndihmoi Eleuthera Kastriot të zbriste nga Pajero dhe shikoi përreth. Askush. I bëhej që Suzuki i parkuar para ndërtesës së Kastriotit i kishte ndjekur. Sidoqoftë, ishte zhdukur.

– Unë ju pres këtu, për një orë, tha Ylli. Kam shumë dhimbje stomaku për të ngrënë.

Me Kalachin në gjunjë, e ndezi një cigare. Eleuthera Kastriot dhe Malko shkuan në restorant, në bodrum. Nuk ishte ndonjë ambient i hareshëm: me ndriçim të zymtë, pak tavolina të zëna, mure të bardha. Malko i dha kohë Eleutheres për të porositur. Gjithçka ishte italiane. Një pamje frike përshkoi sytë gri të gruas së re. U ndie e tendosur si një tel violine … Pasi porositi, iu takuan shikimet. Kur u largua kamarieri, ai u përkul në tavolinë dhe i tha me zë të ulët:

– Eleuthera, tani duhet të më thoni pse jeni kaq e frikësuar. Vetëm njerëzit që mshefin një sekret i vrasin. Për t’i bërë të heshtin.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top