PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI
KAPITULLI – II
Malko doli nga salla e ardhjeve të avionëve të aeroportit të vogël të Rinasit dhe shikoi rreth e rrotull. Mejnjëherë u rrethua nga shoferët e taksive, të hamajve dhe këmbyesëve, të përzier me turmën modeste të shqiptarëve të veshur keq, të rrethuar nga disa policë me ngjyrë blu, me kapuça të sheshtë dhe uniforma me ngjyrë të dobësuar. Pjesa më e madhe e turmës ishte shumë më larg, e bllokuar pas barrierave nga oficerë të tjerë të policisë. Kur u bë gati të marrë një taksi, vërejti një njeri që shkonte drejt tij duke shpërthyer turmën.
Jo më larg se dy metra, kokën e rruar, sytë e fshehur pas syzeve të zeza në stilin e mafiozëve, një mjekër të trashë ngjyr piperi që zbriste mbi një bark energjik të pirësve të birrës. Ai mbante një bluzë të gjelbër të smeraldit me një xhaketë ngjurë kaki të fotografëve me shumë xhepa dhe xhinset që ia mbante një rrip lëkure i gjerë me një katramë me kokën e demit, në harmoni me çizmet e kaubojve me maja të mprehta.
Duke i shtyer disa shqiptarë që mezi mund t’i arrinin deri te shpatullat, iu afrua Malkos dhe ia shtriu dorën e gjatë si bisht fëltereje..
— Ju jeni malko Linge ?
Theksi i tij tregonte që vinte nga Texasi
– Po, iu përgjegj Malko
— Mirësevini në Shqipëri, i tha gjiganti, duke ia shkundur dorën Malkos . Unë jam Grant Petersen.
— Kam menduar se po vija në Albani, tha Malko i habitur.
— Ky është emri lokal i saj, ia ktheu amerikani.
Për një agjent si ky, Grant Petersen ishte diskret si një veturë zjarrfikësish. Një si “veturë ushtrie” e vërtetë që kanë profil jo të zakonshëm. Malko e ndoqi atë dhe u takua me tre amerikanë të tjerë, të grupuar pas dy makinave: një Cherokee e bardhë, xhemat me ngjyrë të gjelbërt që tregonin se ishte e blinduara dhe një Hummer ngjyrë rëre, e sheshtë si një bug i keq. Ata dukeshin nervoz, duke depërtuar përmes turmës me vështrime të shqetësuara, duke kërcyer nga një këmbë në tjetrën. Grant Petersen i bëri prezantimet, duke vënë në pah, para së gjithash, një njeri trupvogël e i plotë, me pamje dhelpëraku, i veshur me rroba ngjurë kaki, kokën e rruar, dukej si një bukël.
— Ky është Mark Adams, e ky tjetri Joe Rocker.
Joe Rocker gjithashtu mbante syze të errëta, një xhaketë të fotografësh kaki, dhe ishte i gjatë si pishë. I katërti, gjithashtu me mjekër, me pantallona të shkurtër me një jelek të bardhë, duke u afruar më pranë tha me zë të tensionuar:
— Ikim tani ?
— Ky quhet Bob, tha Grand Petersen. Bob Bow. BB, sikur « Brigitte Bardot », shtoi tjetri.
Ky është stafi i stacionit tonë. Shkojmë…
Malko hipi i pari në Cherokee, duke pyetur vetëveten se si Agjencia Qendrore e Inteligjencës kishte vensosur t’ia besonte Shqipërinë një ekipi të tillë “me flokë”, të cilët më shumë ngjanin në pastrues i ndonjë çadrës sesa agjentë.
Austrian Airlines e kishte sjellë atë për dy orë nga Vjena në këtë aeroport, i cili, në rrënojat e tij kishte Mig 17 dhe 19 duke u kalbur kudo, me ndërtesa të vogla dhe të verdha me mure të zhveshura me një gardh me palma të dendur me një terminal të viteve pesëdhjeta të Botës së Tretë. Formalitetet e emigracionit ishin zvogëluar në formën e tyre më të thjeshtë: pa vizë dhe një vulë hyrjeje për pesë dollarë, të vënë nga një police e rraskapitur.
Çuditërisht, të gjitha bagazhet i nënshtroheshin një kontrolli magnetik, pyesnim veten pse ? Në të vërtetë, gjatë “ngjarjeve” të vitit 1997, siç thonin me eufemizëm shqiptarët, depot ishin plaçkitur dhe që atëherë shtatëqind mijë Kallashnikov, tre milionë e pesëqind mijë granata – një për frymë – dhe disa qindra ton eksploziv ushtarak qarkullonin lirshëm në vend. Në të vërtetë, Shqipëria nuk ishte ringritur pas anarkisë së vitit 1997 e shkaktuar nga kolapsi i një sistemi “Piramidal” e investimeve të punuara me kujdes nga mashtruesit, me fajin e qëndrimit pasiv të qeverisë, e cila kishte fshi tre miliardë dollarë, pothuajse të gjitha kursimet e shqiptarëve. Pas kësaj ndodhi një periudhë e anarkisë së përgjithshme, përplasjet midis bandave të armatosura dhe lëngëzimit të qeverisë së Sali Berishës. Një forcë ushtarake evropiane ishte përpjekur të vendoste një rregull dhe zgjedhjet e reja ia kishin dhënë pushten Partisë Socialiste Shqiptare Fatos Nano. Ajo kishte rivendosur në dukje rendin, por në të vërtetë kontrollonte vetëm një pjesë të vogël të vendit.
Në të parë turmën e varfër që rrinte rreth terminalit, Malko mendoi se gjërat nuk ishin përmirësuar shumë …
— Merre këtë xhaketë.
— Çfarë rrezikojmë ? pyeti Malko. Këta njerëz duken fare paqësorë, pastaj ky automjet është i blinduar. A është kështu ?
– Ashtu është, tha Grant Petersen. Por ne nuk duam të rrezikojmë. Mund të kërcas kudo, në çdo kohë. Ambasadori ka dhënë udhëzime strikte.
I deshpruar, Malko veshi jelekun kevlar përmbi kostumin e zi, dhe Cherokee mori rrugën duke përshkuar turmën, përcjellur Hummer nga afër. Policia përshëndeti dhe disa njerëz u bënë atyre shenja miqësore.
Njëqind metra larg, filluan të shkunden si kumbulla. Rruga ishte e mbushur me gropa … Parakaluan disa karroca kuajsh dhe një varg të Mercedesëve, me të gjitha format dhe ngjyrat e mundshme, të cilët kërcenin gjithashtu nga gropa në gropë…
– Tirana është njëzet e pesë kilonietra, tha Grant Petersen.
Fshatrat ngjanin me ato të çdo vendi tjetër në Evropë, me grumbuj lopësh, ara misri, kodra modeste, dhe kudo disa ndërtime si kërpudha të çuditshme në mes të fushave, të fshehura në rrathët e tokës, me kokë të rrezuar poshtë, si breshkat e rrutulluara.
– A presin ndonjë pushtim? pyeti Malko.
Grant Petersen mori nga xhepat e tij të panumërt një pako cigare Gauloises Blondes, në një tjetër xhep, një Zippo me të njëjtën pamje kamuflazhi sikur Hummer-i, ndezi një cigare dhe qeshi:
– Po, prisnin pushtim! I çmenduri i Enver Hoxha ishte i bindur se NATO do të sulmonte Shqipërinë. Meqë aleatët e tij kinezë ishin pak larg, kishte urdhëruar ndërtimin katërqind mijë bunkerëve për të penguar pushtuesit e mundshëm … Duhet të kenë kushtuar një pasuri të tërë dhe tash s’kanë asnjë vlerë. Shqiptarët janë të zgjuar, por ende nuk kanë gjetur mënyrën se si t’i riciklojnë. Meqenëse janë shumë të rëndë për t’u zhvendosur, i kanë lënë për një kohë ashtu.
Pothuajse për gjysmë shekulli, Shqipëria kishte mbetur nën çizmen e këtij diktatori të çmendur, i cili e kishte mbyllur hermetikisht vendin nga çdo ndikim nga jashtë. Pasi ishte thyer me Bashkimin Sovjetik, në kohën e Hrushovit, dhe më pas me Jugosllavinë e Titos, ai u bashkua me Kinën popullore. E kishte mbajtur vendin me një grusht hekuri, duke shkatërruar çdo lloj shenje të revoltës përmes një policie të ashpër politike, të quajtur Sigurimi. Gjithçka ishte e ndaluar! Plazhet e Adriatikut ishin të minuara në mënyrë që shqiptarët të mos tundoheshin të iknin nga deti në Itali; makinat ishin të ndaluara për individ, dhe ishin të rezervuara për aparaçikët… Në vitin 1985, këtu ende udhëtohej me qerre me kuaj dhe biçikleta … Shqiptarët ishin larg nga bota. Një pikë i bardhë në jug të Evropës.
Enver Hodja vdiq në vitin 1985 dhe në vitin 1990 vendi më në fund u hap.
Çka nuk kishte ndryshuar shumë: Shqipëria, duke mos prodhuar pothuajse asgjë, duhej të importonte gjithçka. Por shqiptarët kishin emigruar në masë, duke krijuar një diasporë të begatë. Ky vend teorikisht musliman kishte xhami të panumërta të ofruara nga vendet islamike dhe përshëndetur nga vendasit me indiferencë të sjellshme. Shqiptarët ndjeheshin para se gjithash evropianët, dhe nëse ata ishin 70% myslimanë, hanin mishin e derrit, pinin alkool dhe kalonin më shumë kohë në sallonet e lojërave të fatit popullor sesa në xhami.
– Somqirë ! shpërtheu Grant Petersen
Një Mercedes që vinte përballë kishte rënë anash në rrugën e ngushtë dhe amerikanit iu deshtë të mbështjellë timonin e makinës dhunshëm për ta shmangur, duke futur Cherokee në një gropë me dimensione të një kurthi për elefantët. Malko duke u ngritur nga karriga e tij, iu afruan një ure që duket se ishte bombarduar frik. … Pjesë të plota të platformës rrugore mungonin derisa në qendër, qarkullohej në një korsi të hollë. Pak më larg, një tren po qarkullonte me ritmin e kërmillit.
— Tramvaj i Vlorës, foli amerikani. Tri orë bënë për të kaluar njeset e pesë kilometra, por nuk kushton shtrenjtë.
Në dalje të urës, një polic po drejtonte trafikun me një shkop qënë maje mbaronte me një disk të vogël, i kuq në njërën anë dhe i gjelbër nga ana tjetër; mbetje e komunizmit. Ishte më e lirë se një semafor dhe pothuajse aq efiçent. Malko po djersitej në jelekun e tij anti-plumb. Gjithçka dukej shumë qetë. Vërejti një detaj interesant: policia mbante një pistoletë dhe një Kalach … Një Mercedes flakë i ri, ende mbante shkrinjen “D” mbrapa, duke i parakauar çoi në një re pluhuri, që bënte zig-zag mese rrotave.
— S’paku paskan vetura, tha Malko. Për një vend të varfër… Grand Petersen u përbi.
— I vjedhin ! Banditët shqiptarë ; në Itali, Gjermani dhe Zvicër. Këtu, kur e blen ndonjë veturë, të tregojnë vendin në cilin nuk duhet të udhëtosh me të. Afër Durrësit -në periferi- është një treg i madh i veturave.
Më në fund rruga ishte më e mirë.
— A patët frikë se do të sulmohem në mes aroportit dhe qytatit ? pyeti Malko. Nuk është shumë diskrete nëse ekspozoheni kështu.
Edhe njëherë, foli Grant Petersen.
— S’ka problem. Tash një muaj, ambasada është evakuuar si dhe të gjithë shtetasit tanë. Në Tiranë, nga amerikanët, ka mbetur vetëm një grusht njerëzish që nuk lejohen të largohen nga ambasada ; ambasadori, i ngarkuari me punë, atasheu i mbrojtjes dhe ne … Shqiptarët e dinë shumë mirë se kush jemi. Dhe përveç kësaj, ata janë të mirë për ne …
— Atëherë pse gjithë ky kujdes ? u çdit Malko.
Shefi i stacionit të CIA-s, qeshi në mënyrë misterioze
— Mirë. Do t’ju spjegojë më vonë. Nuk ka vetëm shqiptarët këtu…
Ai e ndezi edhe një cigare Gauloise duke hudhur tymin jashtë. Shtëpitë ishin më pak të shkreta të ndara në një distancë nga korora malesh. Pa vonuar arritën në qytet. Tirana lente një përshtypje të tmerrshme të varfërisë. Shtëpitë kishin humbur suvatimin, disa ishin gjysmë të shembura, trotuaret ishin të mbushura me skelete të makinave “të pastruara” si karkalecat dhe rrugët ishin të shkatërruara njësoj sikur rruga nga aeroporti. Trotuaret gjithashtu shërbenin si dyqane. Rafte dhe këpucë të grumbulluara mbi to, të vizituara nga një turmë e veshur keq me fytyra të rezignuara.
Gjithçka kishte erë varfërie. Asnjë dyqan i vërtetë. Trafiku ishte intensiv, duke lëvizur me një ritëm kërmilli. Së fundi, Malko pa një shesh të madh.
– Kjo është zemra e Tiranës, tha Grant Petersen, sheshi Skënderbej.
Një shesh i madh drejtkëndësh, me një Operë përballë me fasadë të bardhë të vjetruar, një hotel i madhe, të gjithë me ngjyrë të bardhë edhe një xhami të vogël të dominuara nga statuja gjigante e Skenderbeut mbi kalë… Përballë këtyre atributeve fisnike, kishte një park zbavitës dhe dhjetra mini-kazino ku luaheshin video lojëra.
Cherokee hyri në një rrugë anash me pemë që dukej shumë e gjerë për trafikun e saj të dobët.
“Champs-Elysées e Tiranës”, njoftoi me ironi Grant Petersen. Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Dëshmorët e Revolucionit.
Gjithmonë plot makina Mercedes, makina të parkuara si kallinj, ndërtesa të vjetra me fasada okër, trotuare të gjera. Malko papritur pa një duzinë makinash me drita vezulluese që dilnin në rrugë, duke lëvizur në mes të rrugës.
– Ka një demonstratë? Pyeti Malko.
– Jo. Makinat e policisë bëjnë këtë çdo natë për të siguruar veten, amerikanët qeshën. Ata duan t’i bëjnë shqiptarët të besojnë se e kontrollojnë vendin. Por javën e kaluar, shtatëqind djema me Kalach rrethuan zyrën e Kryeministrit, pranë hotelit ku do të vendosesh. Katër të vdekur. Të gjithë janë kthyer në shtepitë e tyre të armatosur… Qeveria s’kontrollon pothuajse asgjë!
Bëri një kthim, duke prerë rrugën për tu ndalur nën mbulesën e një ndërtese dhe i tha:
– Ky është. Erdhëm. Hoteli Rogner. Vendosni bagazhin, pastaj takohemi.
Hoteli Rogner dukej si një motel mjaft elegant. Disa burra me mustaqe bisedonin në një bar në mes të sallës. Grant Petersen veçoi njërin me një çehre veçanërisht të keq.
– Shefi i policisë. Ai është atje çdo natë. Gjithçka ndodh këtu. Po ju presin. Dhoma juaj është e rezervuar.
Malko u shkëpu për një qast. U kthye shpejt, as nuk ishte ndërruar. Aty i gjeti katër engjëjt e tij kujdestarë që e shikonin sallën me zemërim. Duke vërejtur pamjen e tij të kënaqur, Grant Petersen tha:
– Mos i besoni qetësisë. Këtu, të gjithë janë të armatosur … Pra, mund të degjenerojnë shumë shpejt.
Ata u larguan përsëri. Malko, gjithnjë e më shumë i intriguar, pyeste veten pse ICA e kishte rrëmbyer nga kështjella e tij në Liezen, ku sezoni i gjuetisë kishte filluar për ta dërguar, në dukje, në të vetmin vend afrikan në Evropë.
— Ja ambasada ! e lajmëroi Grand Petersen
Malko vërejti një rrjet të zi të pafund që ruante një park dhe disa ndërtesa të shpërndara mes pemësh. Automjeti Chemkee përshpejtoi kalimin e rrjetit të nderit, e dënuar nga zinxhirë e rëndë.
– Nuk besoj që jemi duke shkuar në ambasadë? foli Malko i befasuar.
– Ambasada është e mbyllur tha drejtori i stacionit të ClA. Urdhri i ambasadorit. Një detashment e mban atë, me urdhër që të hapet zjarr në gjithçkë që do t’i afrohej.
Cherokee shpejtoi, duke u ngjitur në një rrugë të madhe të rrethuar nga ana e majtë me drunj. Pas pak u ngadalësuan. Oficerët e policisë i filtronin makinat. Në çdo anë të rrugës, një duzinë policë në uniformë, me maska të zeza si në Algjeri, ishin të armatosur me Kalach. Të gjitha makinat që hynin në qytet duhej të ndalonin.
– Pse bartin maska? pyeti Malko.
Grant Petersen e pa duke në fytyrë duke qeshur. Me syzet e tij të errëta, kokën e rruar, dhe mjekrën e madhe, ai dukej se dilte nga një film.
– Kanuni! Këtu, njerezit e kanë zakonin e hakmarrjes. Imagjinoni që një tip i ndaluar e njeh atë që e ndalon… Do të ketë për tre shekuj masakra ndërfamiljare. Në Shqipëri, veprat e ofendimeve hakmarren me gjak, sipas një rituale shumë të saktë.
Treqind metra larg, një rrugë zbriste, e ndaluar nga një pengesë e makinave policore dhe policë të tjerë të maskuar që qëndronin me respekt para Chemkee dhe Hummerit. Malko vërejti nën një mur të bardhë i rrethuar nga grilat e zeza, të cilat rrethonin një perimetër të madh në mes të cilët dilnin disa shtëpi të bardha me kulmet e kuqe.
Kur mbërrinë në pjesën e poshtme të kodrës, ata u ndalën para një “pike kontrolli” të mbajtur nga marinsa me kaska me veshje kamuflazhi të luftës, që strehoheshin pas thasëve të bardhë të mbushur me rërë.
Grant Petersen i përshëndeti, ata ngritën barieren dhe vazhduan edhe njëqind metra deri te një tjetër “pikë kontrolli”. Në dy kulla vrojtimi pranë hyrjes, të tjerë marinsa kishin vënë në shënjestër me një armë të rëndë në rrugë.
Rrjeti, i kontrolluar elektronikisht, u ngrit dhe Cheroket hyri në një rrugë me pemë që shpiente në kah një shtëpi. Grant Petersen u ndal para pengesës së tretë.
— Arritëm.
Zbritën nga automjeti të përcjellur nga ata të Hummer-it
— Ku jemi i këtu ?
— Në gjirin e ambasades, i spjegoi amerikani. Këtu jemi të vendosur.
Malko shikoi përreth: ishte një pellg i rrethuar nga një peizazh i pyllëzuar.
— Ky nuk është vendi ideal, vuri në dukje ai. Ne mund të qëllohemi nga kudo.
— Ne nuk e zgjodhëm këtë vend, tha Grant Petersen i zymtë. Ky nuk është vendi ideal, vuri në dukje edhe ai.
Hynë në vilë. Një dhomë e madhe me mure të mbuluara me kartela tregonte një rrëmujë të pabesueshme të armëve, thasëve të gjumit, kartona të grumbulluar … Perdet e lëshuara, një sekretareshë shkruante në hyrje, një zeshkane e athët që lëshoi një buzëqeshje si të turpëruar drejt Malkos. Një djalosh me syze të zeza u shfaq, me një letër deshpeshë në dorë.
— Timothy Woodbum, deshifruesi jonë, tha Grant Petersen.
Tre ndihmësit e tij u uken në fotele. Grand Petersen u ul përballë Malkos dhe foli :
— Bob, shkoi të marrë kafe.
— A je gjatë kohë në Tiranë ? pyeti Malko
— Jo, ore … tha Grant Petersen. S’ka as një muaj. Ne zëvendësuam ish ekipin që ishte kapur pas sulmeve të Nairobi dhe Dar es Salaam. Ne vijmë nga Divizioni i Operacioneve. Kjo është hera ime e parë si menaxher i stacionit … Përveç kësaj, puna ime është vetëm të mbaj kontakte me homologët tanë shqiptarë në SHIK. Ne jemi urdhëruar nga Langley të mos ndërmarrin ndonjë veprim që mund të na ekspozojë ndaj një rrëmbimi ose sulmi. Ne menaxhojmë punët e përditshme, asgjë më shumë.
Mark Adams përtypte një çamçakëz, me një shikim të humbur.
Më shumë se kurrë, dukej si një bukël. Joe Rocker pastrote thonjtë e tij me kujdes me majën e një kamari. Bob Bow u kthye me kupat e kafesë dhe u zhyt në një lojë elektronike që “biponte” pa u ndalur në mënyrë të padurueshme. Malko pyeste veten nëse, të katërtit, kishin kuoten intelektuale të një gjitari vertebror …
A ishte kjo arsyeja pse CIA i kishte dërguar në Tiranë?
Verbonët e tërhequr krijuan një atmosferë të çuditshme. Diçka e goditi: heshtja. Asnjë thirrja më e vogël telefonike, asnjë zhurmë jashtë. Sikur të kishin qenë në një kapsulë, në mes të hapësirës.
– Dike, do të jetë e lumtur ta dijë se keni ardhur, tha Grant Petersen.
– Kush është “dike”? pyeti Malko.
— Ambasadorja jonë. Atë e emëruan ketu sepse i shërbeu mirë Cliton-it. Ky është sistemi i llastimit. Ajo i solli këtu dy shoqe të saj: një kamboxhiane dhe një rumune. Nuk ndalen duke u përla …
— Pse do të ishte e lumtur me ardhjen time?
Ishte rast i rrallë që ambasadorët të interesoheshin për agjentët e CIA-s. Madje as për spiunin luksoz Malko …
Grant Petersen buzëqesh me ironi.
— “Dikush” ju ka prezantuar si Superman. Ajo shpreson se në sajë tuajen, do të jetë në gjendje të dalë nga bunkeri i saj dhe të rihapë ambasadën.
— Kush është ai, “Dikush”?
— A s’e keni idenë ? Frank Capistrano, këshilltar special i Shtëpisë së Bardhë
Malko filloi të kuptonte. Ai tashmë e kishte « trajtuar » dy çeshtje, nën urdhërat direkt të këshilltarit të Shtepsë së Bardhë. Njeri i rryer i inteligjencës. Ai piu një pak kafe të ngrohtë. U ndie sikur të ishe në Bejrut. Vetëm shpërthimet mungonin ende. Por frika e katër amerikanëve ishte e dukshme.
— Tash që u njoftuam, tha Malko, më tregoni sinqerisht çka mund t’ju ndihmoj ?
Grant Petersen nxori një cigare tjetër Gauloise në paketën e tij.
— Është një histori e gjatë, dëgjom me vëmendje. Shqipëria u hap ndaj botës në vitin 1990. Në vitin 1992, erdhi në pushtet presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike: një Salih Berisha. Një kardiolog, që e kishte shëruar për një kohë të gjatë diktatorin Enver Hoxha. Por, menjëherë, ne e përqafuam fort. Washingtoni çmendej pas tij: ai fliste anglisht dhe na mirëpriti me duar të hapura. Pastaj, Kompania u vendos këtu. Siç duket, homologët tanë na kanë mirëpritur gjithashtu dhe Stacioni ynë filloi të punojë.
— Mbi çka ?
— Jugosllavinë. Rrjetet terroriste arabe islamiste. Duke u bazuar në përgjime, shpejt i diktuam shumë tilla.
— Si kishin ardhur në Shqipëri ?
Grant Petersen i hapi duart e mëdha dhe bëri një gjest të ngathtë.
— Ky bastard Berisha, shumë musliman, tha se çdo qytetar i një vendi arab mund të hyjë lirshëm në Shqipëri pa viza, pa kontroll. Menjëherë, të gjithë islamistët e planetit u rrëzuan në Shqipëri si karkaleca në një korrje. Financuar nga Kuvajti, Arabia Saudite apo nga shtetet e Gjirit, ata filluan të rindërtojnë xhami si të çmendur të rrafshuara nga Enver Hoxha. Popullësia vendase, në indiference më të përgjithshëm, të cila kishte më shumë për tu ngopur se sa për tu lutur … Por në mesin e ndërtuesëve të xhamive janë futur një numër i madh i së keqes … algjerianë të GIA islamike, afganë, të gaçshëm deri në fund për vendosje të bazave logjistike në Evropë në përgatitjen e sulmeve të ardhshme. Stacioni ynë tashmë ka dalluar disa tashmë të përziera me veprime serioze terroriste në Egjipt, Jemen apo edhe në vendet e tyre. Kur ata janë “strehuar” këtu, COS (Stacioni i CIA-s) ka shkuar te Berishë. Por, ky nuk lëvizi nga vendi
Ky edhe ishte fundi i muajit të mjaltit.
— Berisha nuk është më në pushtet, vërejti Malko.
– Për fat të mirë. Sapo Fatos Nano, kryeministri i ri, erdhi në pushtet, ai ndryshoi shefin e SHIK-ut Gazideden, i afërt me islamistë dhe vendosi një tjetër në vendin e tij. Pra, Hal Fieldman, ish-COS tonë, i shkoi në zyrë me listën e tij …
Një rafal i Kalachit u dëgjua diku larg. Mark Adams ndaloi së përtypuri çamçakëzin, Bob Bow ndërpreu lojën e tij elektronike dhe Grant Peterson ra në heshtje. Por, heshtja vazhdoi. Shefi i stacionit foli diçka nëpër dhëmbë.
– Dreqërinjtë! Të gjithë kanë armë, prandaj argëtohen. Është vështirë për nervat. Ditën kur do të ketë me të vërtetë diçka, nuk do të besojmë.
– Vazhdoni, tha Malko.
Grant Petersen, ndoshta për t’u çlodhur, mori një shishe uiski Denfer “5 vjeç i vjetër” nga prapa tavolinës dhe derdhi një pije në kupën e tij, të cilën ai pinte në një gulp. Natyrisht, nervat e tij nuk po shkonin mirë …
– Në qershor – tre muaj më parë – COS i mëparshëm erdhi tek Fatos Klosi, shefi i ri i SHIK-ut, me një listë të një gjysmë duzine islamistësh super të rrezikshëm. Kishte adresat e tyre, telefonat e tyre, aktivitetet e tyre, gjithçka. Këtë herë, SHIK bashkëpunoi. Vetëm, kishte një problem. Shqiptarët ishin të gatshëm t’i dëbonin nga vendi, por nuk mund të bënin më shumë … Ne nuk kemi zyrtarisht asgjë kundër tyre. Nga ana tjetër, egjiptianët i kërkonin ata për akte të ndryshme terroriste. Pra, stacioni ngriti një manipulim mjaft vicioz. Në bashkëpunim me Mukhabarat egjiptian. Si hap i parë, SHIK sfidoi klientët dhe miqtë tanë në fllad. Fshehtas. Miqtë tanë egjiptianë arritën dhe i morën në pyetje për të siguruar identitetin e tyre. Një prej tyre tashmë ishte dënuar me vdekje në vendin e origjinës. Pastaj, vendosën si më poshtë: një ditë SHIK solli në aeroport katër tipa të kërkuar nga egjiptianët. I dëbuan.
Grad Petersen shtembëroi gojën duke qeshur me ironi, dhe vazhdoi :
– Fatale : i vetmi aeroplan që ishte në nisje në atë moment, një gjet i joni… Normalisht, ata kundërshtuan pak, por ia arritën t’i ngarkojnë. Destinacioni : Kairo, ku miqtë tonë i kanë marrë në pyetje pa u shqetësuar.
Aksion i shpejt si vetëtima, vërejti Malko :
– Nuk është fjala për aksfiltrim, por kidnaping… Nuk ekziston asnjë dokument për extradim në mes të Shqipërisë dhe Egjiptit, a po jo ?
– Menjëherë fjalë të mëdha! murmuriti Grant Pétersen. Shqiptarët nuk donin zyrtarisht t’i dorëzonin këto tipa në Egjipt. Frika nga hakmarrja. Ne nuk donim që ata t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre. Dhe egjiptianët ishin të lumtur për t’i marrë… Pra, kjo i bënte të lumtur të gjithë.
“Përveç tipave në fjalë, tha Malko. Si është e vërteta, a ishin këta burra pjesë e rrjetit të Osama Bin Ladenit? .
Grant Petersen e shikoi me një shikim të rëndë.
– Ata nuk bënin pjesë. Ata ishin vetë rrjeti i Bin Laden në Shqipëri. Por këtë, ne nuk e dinim. Ata kishin më tepër emërtimin e Xhihad islamik. Ne e mësuam atë shumë shpejt. Një muaj pas “eksfiltrimi” e tyre, një editorial në të përditshmen arabe AI Hayat, në Londër stigmatizoi qëndrimin e egjiptianëve dhe tonin. Ishte 3 gusht i këtij viti. Tre ditë më vonë më 6, Ushtria Islame për Çlirimin e Vendeve të Shenjta, organizata e Bin Ladenit, e dërgoi me fax një komunikatë kërcënuese, duke njoftuar një hakmarrje të tmerrshme kundër nesh.
– Dhe dy ditë më vonë, Malko përfundoi, ambasadat e SHBA në Nairobi, Kenia dhe Dar es Salaam, Tanzani, ishin objekt i atentateve me eksplozif…
– Dyqind e tetëdhjetë e nëntë të vdekur, konkudoi amerikani.
L’atmosphère dans le bureau était à couper au couteau. Et pas seulement à cause de la fumée des cigarettes.
Atmosfera në zyrë ishte e zymtë. Dhe jo vetëm për shkak të tymit të cigareve.
– Pra, përfundon Malko, ky sulm i dyfishtë ishte hakmarrja e Bin Ladenit pas asgjësimit të rrjetit të tij në Shqipëri.
– Shumë e vërtetë tha Grand Petersen, por kjo nuk është e gjitha. Pas Nairobisë dhe Dar es Salaamit, njerëzit në stacion nuk ishin të qetë, por mendonin se ishin relativisht të mbrojtur, pasi i kishin goditur këta keqbërës. Me këtë, falë ndërhyrjeve teknike, kompania mëson se ambasada jonë në Tiranë është caku i ardhshme i sulmit. Urdhëri personal i Osama Bin Ladenit
—Atmosfera në zyrë u prerë me thikë. Dhe jo vetëm për shkak të tymit të cigareve.
– Pra, përfundon Malko, ky sulm i dyfishtë ishte hakmarrja e Bin Ladenit pas paaftësisë së rrjetit të saj në Shqipëri.
– Kjo duket e logjikshme, deshti të thotë Malko.
Grant Petersen e shikoi keq.
— Si on veut… En tout cas, la Company a paniqué. On a évacué tous les «inutiles» de l’ambassade, mais aussi tous
– Ashtu diçka … Në çdo rast, kompania panikoi. Evakuuam të gjitha “të padobishmit” nga ambasada, por edhe të gjithë anëtarët e stacionit që kishin marrë pjesë në exfiltrim. Duke menduar se islamikët mund të duan të marrin hak mbi ta. Ata kishin kontakte me shumë njerëz dhe qarkullonin kudo. Ishte lehtë t’i « prekësh ».
– Dhe keni arritur në këtë situatë? konkludoi Malko.
— Pikërisht. Me këshillën të shkohet në buron e SHIK dhe me shumë kujdes.
— Tjetër gjë?
– Jo ore, vazhdoi Grant Petersen me një buzëqeshje të zymtë. Tetë ditë më parë mora një faks të koduar nga miqtë tanë në Mukhabarat egjiptian. Ata më thonin se, falë këmbënguljes së tyre të ekzaltuar, kanë arritur të bëjnë të flasin që klientët tanë të “eksfiltruar” prej këtu. Kishin zbuluan se ne kemi shpetuar për pak nga grupi rrezikshmin, King Cobra, nëse preferoni. Njëfarë Hassan Mohammad Al Jafar. A ju thotë kjo diçka?
– Jo, tha Malko.
Grand Petersen u ngrit dhe mori një foto mbi tavolinë.
— Ja klienti jonë.
Dokumenti tregonte një mjekërosh me përmasa shumë të vogla me karakteristika të rregullta, me veshë të mëdhenj të dokolzuar.
– Shqiptarët e arrestuan ?
– Përndryshe, nuk do të ishit këtu, tha kreu i stacionit. E megjithatë miqtë tanë egjiptianë na dhanë të gjithë informacionin e nevojshëm: emrin nën të cilin ai ishte në Shqipëri për tre vjet dhe fondacionin islamik ku ai supozohej të ishte një kontabilist: i Al Haramein, këtu në Tiranë. Dhe madje edhe pseudonimi që shqiptarët i kishin dhënë atij: “Mickey”. Edhe më shumë, biografinë e tij: ish shefi i shërbimit sekret sudanez, që u bashkua që nga viti 1994 me Osama bin Ladenin. Specialist i eksplozivëve. Doktor në fizikë. Dhe mbi të gjitha, fanatik islamik. Sipas Mukhabarat, ai ishte ai që ngriti rrjetin e Bin Ladenit në Shqipëri dhe ishte udhëheqës. Dhe ai po përgatitej për të hedhur në erë ambasadën tonë në Tiranë. Ashtu si në Nairobi dhe Dar es Salaam.
– E çfarë ndodhi pastaj, pyeti Malko ?
– Unë shkova ta takojë bosin SHIK-ut, Fatos Klosi, dhe ia numërova të gjithë. Ai më tha se nuk kishte asnjë problem. T’i eksfiltrojmë diskretshëm si të tjerët.
– Dhe kishte një problem?
Supet e gjigandit të CIA-s u duk sikur iu shembën krahët.
– Një problem i ndyrë, u shpreh. Kur njerëzit e Fatos Klosit arrijnë në fondacion, Hassan Mohammad Al Jafar kishte ikur. Një orë më parë.
– Ai ishte paralajmëruar?
– Padyshim. Por ne nuk e dinim nga kush. Kjo ka ndodhur para gjashtë ditësh. Që atëherë, ambasadori ynë nuk e nxjerr hundën jashtë dhe ambasada jonë rri e zbrazur.
Heshtje e rëndë. Sikur kaloi në engjëll, me një mjekër të madhe të zezë. Grant Petersen shikonte në Malkon.
Duhet kuptuar. Diku në këtë vend është një i çmendur. Ai do të na bëj keq. Edhe pse e kemi shkatërruar organizatën e tij, ai sigurisht disponon ende me mjete.
Në një vend ku ka 1,500 ton eksplozivë në natyrë. Për sa kohë që nuk e gjeni, do të jemi të zhytur në…