SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (19)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

– Ku është Ylli i Baci?” pyeti shefi.

– Ylli Baci, nuk e di, tha doktori.

Gjakëtoftë, njeriu i cili i kishte bërë pyetjen, u zmbraps dhe nga një metër zbrazi gjysmën e karikatorit të Kallashit në barkun e mjekut. Masakër, mjeku ra për toke. I tërhequr nga të shtënat, një infermiere u shfaq dhe u ndal si e vdekur nën kërcënimin e armëve. Njeriu përsëriti pyetjen e njëjtë.

– Ylli Baci, foli e humbur. Është operuar dje.

– Na çoni tek ai.

Meqë nuk lëvizi, njeriu ia mbështeti tytën e pushkës në barkë duke ia treguar mjekun me shikim që mbytej në gjak.

– A doni të përfundoni si ai?

Pa gojë, e terrorizuar, tundi kokën.

– Jo. Jo, do t’ju dërgoj…

KAPITULLI – XIX

Malko i kujdesshëm ishte ulur në një karrige të prishur të sallës dhe ruante derën, me Poulimiot-in e ” Wild Bill” Donovan, të vendosur pranë tij. Kështu mund të shmangte ndonjë surpriza të pakëndshme. Që nga përballja me Fatmir Ceremin, kishte zbuluar se Kanuni kishte disa shmangie si çështje e duelit, sepse Fatmir Çerimi thjesht po përgatitej për ta vrarë.

Dita kishte kaluar pa ndonjë incident të thgeksuar. Hildegarde, e shoqëruar nga një prej njerëzve të OSBE-së, kishte shkuar në spital për ta vizituar Ylli Bacin. Stringeri kishte filluar të marrë vetën dhe po bënte më mirë aq sa ishte e mundur.

Dy herë Malko kishte komunikuar me Joe Rocker i cili më në fund arriti në Fierzë, i tronditur nga kthesat, pasi kishte humbur njëzet herë rrugën. Të tmerruar nga cilësia e dobët e hotelit të vetëm në Fierzë, dy amerikanët vendosin të flinin në Hummer. Të paktën ata nuk rrezikonin të vidhen. Dyert e mbyllura me armët, nuk rrezikonin asgjë..

Malko vështroi dobësimin e dritës. Shikoi orën Breitling B-1. Nëse gjithçka do të shkonte mirë, pas njëzet e katër orëve do të ishte në Tiranë. Mjerisht, pa Mohammed AI Jafar!

Ai nuk do ta harronte Bajram Currin kurrë …

Veçanërisht, pasi loja nuk ishte luajtur akoma. Natyrisht me Hummer-in, balanca e forcave ishte rivendosur. Joe Rocker dhe Mark Adams ishin oficerë terreni me përvojë dhe ata sollën me vete një mitraloz të lehtë lansues granatash e xhaketa antiplumb. E vetmja pikë e zezë ishte Hildegarde Neff, nëse ata do të kalonin në përdorimin e forcës. Por ai nuk mund ta linte pas.

E ngriti kokën kur dëgjoi një zhurmë motori dhe pa “Wild Bill” Donovan duke zbritur nga një 4×4- i OSBE-së, me një pako të gjatë një metër e pesëdhjetë cm në dorë. Britaniku u ndal para Malkos.

– Gjithçka është në rregull?

– Deri tani, po. Keni shkuar për pazar?

“Wild Bill qeshi.

– Jo. Një arbitrazh. Ejani lartë, ju rrëfej.

U ngjitën në zyrën e OSBE-së. “Wild Bill” Donovan hapi me kujdes paketën dhe Malko vërejti një armë të çuditshme. Një lloj pushke me tytë enorme që mbaronte me një aksesor për shpërndarjen e gazrave, të montuar në një pjesë tjetër që ndihmonte në këtë proces si dhe dylbi. Kjo armë qëndronte mbi një këmbë.

– Çfarë është kjo? Pyeti Malko, i habitur.

– Një armë e re, tha britaniku. Një RT 20 Authis-Slam, e fabrikuar në Francë nga firma Stop-Son. Një pushkë 20 mm.
– 20 mm ! Por ky qenka top, jo pushkë! Malko e korrigjoi. Kjo të nxjerr supet kur gjuan me të.

– Le të themi se është një top i veçantë, shpjegoi Wild Bill. Po ka një veçanti: aksesori një maje e nxjerrë gazin dhe e hedh prapa përdoruesit, gjë që e zvogëlon shumë dridhjen. Falë kësaj metode RT 20 dridh më pak se një Mac Millan 12.7. Dhe me këtë, e shkatërron një makinë të blinduar lehtë në një milje e gjysmë larg! Malko u përkul ta peshonte armën.

– Është e rëndë …

– Tetëmbëdhjetë kilogram sqaroi britaniku. Megjithatë, është shumë e menaxhueshme. Natyrisht, nuk e qëllon me goditje pas goditjes… Shikoni çfarë gjuan…

Mori një grusht mini-predha nga një kuti metalike dhe i tregoi Malkos..

– Kjo është ajo që është më efikase: HEI, Zjarr i Lartë me Eksploziv. Me këtë, e ktheni çdo automjet në flakë dhe dritë. Është një armë e madhe snajper. Sikur ta kishim këtë në Malvine…

– Ku e gjete?

– Është e një trafikanti kroat. Policia lokale deshi t’ia merrte. Të gjithë u akorduan të ma besojnë, derisa të largohet me të … UÇK-ja është e interesuar: çmimin e ka vetëm pesëmbëdhjetë mijë dollarë. Mirë, të përgatisim darkën. Kam sjellë edhe një derrkuc për të festuar darkën tënde të fundit këtu. E mbuloi me një pëlhurë pushkën 20 mm dhe iu kthye kah Malko.

– Më lejoni të përgatis unë kuzhinën. Shihemi për dy orë në katin e poshtëm. Le të zbukurohet zonja juaj e mrekullueshme. Më duhet një zbavitje e vogël meqë nuk ka shumë zgjedhje në këtë vrimë të humbur.

– Nuk ka lajme për Fatmir Ceremin?

– Ai është lart në shtëpinë e tij dhe ruan kufomën e të vëllait.

***
***

Fatmir Ceremi ulur në një karrige përballë arkivolit të vëllait të tij më të vogël, duke shtrënguar kokën me duar, përpiqej të kanalizonte urrejtjen. Ishte vëllai i dytë që kishte humbur, dhe ende pa e krye hakmarrje për të parin! Për të, ky ishte më i vështirë: vrasësi nuk ishte shqiptar, rregullat e Kanunit nuk vlenin për të. Për të larë fytyrën meqë kishte qenë viktimë në mes të qytetit, kërkohej një hakmarrje shembullore, e egër, të cilën askush nuk do ta harronte. E ngriti kokën. Babai i tij, i mposhtur, i ndihmuar nga dy vëllezërit tjerë, hyri në odë. Fatmir Çerem u ngrit dhe shkoi të përqafonte plakun me trishtim.

– Ti e di se çfarë duhet të bësh birin im, tha patriarku, me një zë të fortë. Dua të mund të ec ballëhapur deri në ditën time të vdekjes.

– Prisni deri nesër! tha Fatmir Ceremi. Do të jeni krenar me djalin tuaj.

***
***

“Wild Bill” Donovan vendosi me respekt në tryezë dy shishe të Taittinger Earls të
Shampagnë rozë milezën 1993. Malko i ekzaminoi etiketat e tyre duke menduar se janë të falsifikuara, por britaniku shpejt e siguroi.

– Është një kontrabandist që m’i solli. I kishte vjedhur disa kuti në portin e Ankonës.

Hildegard Neff kishte pamje të shkëlqyeshme! Një këmishë shumë të ngushtë gri mëndafshi dhe fundin e shkurtër mbi kollane me ngjyrë të njëjtë duke i vënë pah këmbët e gjata; dhe skarpat. Malko e vështroi i tronditur, pasi nuk ishte veshur para tij

– Ku i keni marrë të gjitha këto?

– I solla me vete, tha duke buzëqeshur. Pak luks në këtë vend mesjetar është eksituese, apo jo?

“Wild Bill” Donovan, i fascinuar, hapi befasisht kapakun e shishes së parë, përmbajtja e së cilës u përhap në tryezë! S’pati më shumë kohë se sa t’i mbush tri gotat që i kishte marrë në Bar. Zëvendësi i tij, një irlandez i heshtur, kishte vendosur të ruaj në sallë. I frikësuar për vdekje, pronari i hotelit kishte vendosur të fle diku tjetër. Sapo derrkuci u shtrua në tryezë, kuzhinieri kërkoi të largohej.

Malko shijoi shijshëm butësinë e Taittinger. Ishte kaq e papritur, festa e kësaj nate në këtë vend në fund të botës. Hildegarde nuk ia ndante sytë. Kur u ul pranë saj ia shtriu dorën mbi kofshën e saj, preku llastikun i cili i dërgoi një ngritje të adrenalinës në arterie … Ajo u përkul mbi të dhe i pëshpëriti në veshi:

– Pata vërejtur në Tiranë se ju pëlqenin gratë e sofistikuara … Desha ta bëj surprizë.

Një rafal i gjatë i Kallashit shpërtheu jo larg, dhe ata për një moment heshtën. Por ishte vetëm një alarm i rremë. Atmosfera ishte joreale në këtë dhomë ngrënieje të braktisur dhe të ndriçuar keq. Hildegarde ia solli irlandezit një pjatë me mish derrkuci dhe një shishe verë. Ai nuk e pëlqente shampanjën. “Wild Bill” Donovan ngriti gotën me Taittinger Shampagnë rozë dhe në mënyrë galante u kthye kah Hildegarde Neff.

– Për praninë tuaj, zonjë e bukur!

E zbrazi gotën e tij me një herë dhe rimbushi përsëri. Shampanja Taittinger Comtes 1993 kishte shije të shijshme, derrkuci i gatuar me perfeksion dhe Malko nuk mund të qetësonte dorën duke e shëtitur në kofshën e gjatë të Hildegard. Jeta nganjëherë soll rikrijime të papritura. Dita po mbaronte më mirë sesa kishte filluar.

Shpërthim i ri i Kallashit …

« Wild Bill » euforik, e zbrazi pothuajse vetëm tërësisht një shishe të Shampanjës.

Kur mbaroi darka, nuk kishte mbetur asnjë pikë … Malko përqafoi Hildegarde dhe iku poshtë shkallëve. Sapo hyri në dhomë, e mbështeti për mur, ia shtini dorën nën fund derisa ia preku trupin e zhveshur. Ndjenjë ngazëlluese. Ajo i lejoi, i hapi pak këmbët, kështu që mund ta puthte. Në xhamin e thyer të ormanit të vjetër ia pa kofshën e zhveshur deri te brekët. Eksitimi i lindur nga rreziku u shumëzuar me inventivitetin erotik të gazetares gjermane. Malko ia çoi trikon prej mëndafshi, ia grisi sutjenat për tu trazuar më gjoksin e saj madhështor. U vendosën në dhomën e vogël, të përshkuar nga dëshira e madhe. Papritmas, Hildegard e ngacmoi Malkon dhe ra në gjunjë në dysheme për një seks oral të fuqishëm, me veshka gërmuar, që i zbulonin pjesën më intime… I çartur, ai u përkul mbi shpinën e Hildegarde dhe lëshoi në ofshamë nga kënaqësia. Ky nënshtrim e dogji Malkon.

– Do të dhunoj, tha ai.

Ia kapi gojën Hildegardes, e tërhoqi kah vetja duke e lënë të gjunjëzuar në dysheme, i doli prapa saj për t’ia ngritur fundin mbi ijet. Pastaj, pa ia zhveshi fare, duke ia liruar kordonin e zi të najlonit dhe shkoi drejt qëllimit…

Në fillim mendonte se nuk do të ishte në gjendje ta sodomonte, aq shumë rezistonte unaza. Papritur, me një të shtyrë, rezistenca e muskujve liroi rrugën dhe Malko u zhyt në veshkat e gazetares gjerman. Kjo lëshoi një britmë një britmë rasti të rafinuar, të deri në thellësi të shpirtit. Pastaj, Malko e kishte kapur për vithe dhe e kishte punuar brutalisht. Kënaqësia ishte kaq e dhunshme saqë shpejt ndjeu që fara t’i rritej nga ijët e tij para se të shpërthente me një ulërimë të egër. Hildegard u dridh nën të e tronditur edhe ajo nga një orgazmë aq e fuqishme sa e papritur.

Malko mbeti i mbërthyer mbi të, me pulsin e tronditur. Hildegardi ktheu kokën dhe murmuriti.

– Nuk e kam bërë kurrë kështu! Ishte e egër! Është e pabesueshme, kjo dhimbje dhe pas … Nuk e di se çfarë ka ndodhur, u përmbyta në sekonda. Duhet të kem një shpirt kuqke.

Malko ngriti sytë dhe e kuptoi se kishte lënë derën e hapur të dhomës.

***
***

Hildegard kishte rënë në gjumë si një masë e mpirë nga orgazma.

Malko, përkundër rekreacionit seksual, pati një kohë të vështirë për të fjetur edhe pse ai e vuri alarmin e Breitling B-l tij për një zgjim në orën shtatë. Ishte ora tre e pesëmbëdhjetë kur më në fund i kishte mbyllur sytë. Jo shumë kohë. Zilja e lnmarsat-it e zgjoi atë një herë në orën gjashtë. U nxitua duke ndjerë katastrofën. Zëri i tensionuar i Joe Rocker e ia nxori përfundimisht gjumin.

– Jemi në prishje! njoftoi amerikani. Nuk mund ta nis këtë Hummer të mallkuar. Nuk ishte e mundur që në thellësitë e humbura të Shqipërisë të gjenin specialistë për këtë lloj makine.

– Çfarë do të bëni? kërkoi Malko. Pa ndihmën e dy agjentëve të ClA-së, i gjithë plani i tij shembej.

– Ne do ta thërrasim garazhin e marinsave në ambasadë. Ata mund të jenë në gjendje të na këshillojnë.

Por për momentin ata flenë.

– Epo, tha Malko, më trego posa ta riparoni.

– Këtë herë, nuk fjeti më.

****
****

Tre 4×4 erdhën vetëm pak pas agimit përpara spitalit Bajram Curri. Dhjetë njerëz erdhën dhe u drejtuan në dhomën e urgjencës. Mjeku u ngrit menjëherë, duke menduar se ishin duke sjellë të plagosur dhe i pyeti se çfarë mund të bënte për ta.

– Ku është Ylli i Baci?” pyeti shefi.

– Ylli Baci, nuk e di, tha doktori.

Gjakëtoftë, njeriu i cili i kishte bërë pyetjen u zmbraps dhe nga një metër zbrazi gjysmën karikatorit të Kallashit në bark. Masakër, mjeku ra për toke. I tërhequr nga të shtënat, një infermiere u shfaq dhe u ndal se e vdekur nën kërcënimin e armëve. Njeriu përsëriti pyetjen e njëjtë.

– Ylli Baci, foli e humbur. Është operuar dje.

– Na çoni tek ai.

Meqë nuk lëvizi, njeriu ia mbështeti tytën e pushkës në barkë duke ia treguar mjekun me shikim që mbytej në gjak.

– A doni të përfundoni si ai?

Pa gojë, e terrorizuar, tundi kokën.

– Jo. Jo, do t’ju dërgoj.

E ndoqën në katin e parë, deri kur u ndal para një dhome.

– Ai është ende shumë i dobët, tha ajo, nuk duhet …

Dhunshëm, e shtynë mënjanë dhe hapën derën e dhomës. Ylli Baci ishte ende duke fjetur, një infuzion në krah dhe një kullim i vendosur në plagën e barkut.

Udhëheqësi iu afrua dhe së pari hodhi ia tej infuzionin dhe pastaj drenazhin. Ylli Baci u zgjua duke bërtitur nga dhimbjet. U godit me një kroshe në gojë, që ia çau buzët duke i thyer disa dhëmbë. Dy prej burrave e kapën nga këmbët dhe e tërhoqën nga shtrati. E kapën mirë për këmbësh dhe filluan ta zvarritnin në dysheme jashtë dhomës. Pastaj takuan një grupi të vogël infermierësh dhe mjekësh, të alarmuar nga infermierja, të cilët ua zunë rrugën. Një mjek i vjetër ndërhyri.

Ju nuk keni të drejtë, tha ai, ky njeri është plagosur rëndë. Ai është nën mbrojtjen time.

– Ti je kujdesur për shërimin e tij?

– Po!

– Qen! Ne nuk i shërojmë armiqtë e Fatmir Ceremit.

Në një distancë të afërt, burri gjuajti një rafal në gjoksin e mjekut derisa u rrëzua i vrarë në vend, duke lënë një gjurmë gjaku përgjatë murit. Vrasësi pastaj u kthye dhe gjuajti një rafal të gjatë mbi kokët e stafit të spitalit, duke bërtitur:

– Largohu nga këtu! Përndryshe, unë të vras të gjithëve.

Të pafatët, u shpërndanë, të përcjellë nga rafalët që copëtonin llaçin dhe drurin. Kur korridori u pastrua, burrat e Fatmir Çeremit e zvarritën të plagosurin për këmbësh, duke lënë prapa tij një gjurmë të gjatë të gjakut. E zbritën poshtë shkallëve në të njëjtën mënyrë, duke ia përplasur kokën për dysheme në çdo hap. Kur arritën në katin e poshtëm, Ylli Baci kishte humbur vetëdijen. E hodhën në anën e pasme të një 4×4 dhe të tre automjetet u nisën menjëherë, duke kaluar me zhurmë nëpër qytet deri në rrugën kryesore.

Fatmir Ceremi i priste në mes të rrugës, duke u mbështetur në Land Cruiser të zi. Pinte duhan duke luajtur me shkrepësen Zippo (US Army) të Nasim Kastriotit. Një Poulimiot të instalua në kapakun e Land Cruiser dhe koka e trupi i qitësit dolën nga hapja e sipërme e tij.

Njerëzit e tij e tërhoqën Ylli Baci deri te këmbët e shefit të tyre. Njeriu me syze, fytyrën si egërsirë, lëshoi një britmë të neveritshme dhe u kthye.

— Perikli, rregulloje !

Perikli Pano, kushëri i Ylli Baci, avancoi përpara, shumë i zbehtë. Ia dhanë një Kalash në dorën. Si një automat, e mbushi dhe, duke drejtuar tytën drejt gjoksit të kushëririt , hapi zjarr, duke zbrazur të gjithë karikatorin. Nuk kishte mbetur asgjë nga koka e Ylli dhe gjoksi i tij ishte vetëm një vrimë e përgjakshme. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Fatmir Çerçemin. Ai lëshoi një urdhër për një nga njerëzit e tij që ta marrë një sëpatë nga njëra prej veturave. E ktheu Ylli Baci në stomak dhe e goditi me sëpatë në qafë. Me tri goditje, ia kishte ndarë kokën nga trupi.

– Mirë! Merrni këtë dhe e çoni në hotel, urdhëroi Fatmir Çeremi. Tregoni atij qenit amerikan se do të jetë i vdekur para perëndimit të diellit.

Fatmir Ceremi i kishte ndryshuar planet për varrimin e të vëllait, pasi njerëzit vazhdonin t’i shkonin në shtëpi, si një shenjë e besnikërisë. Kështu, e pamja, do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Ditën tjetër do ta varroste në varrezat e Bajram Currit dhe donte që i gjithë qyteti të ishte atje. Në Shqipëri nuk kishte ceremoni fetare. Çdo gjë ndodhte në shtëpitë e njerëzve ose në varrezat.

Pa thënë asnjë fjalë, Perikli Pano mori kokën e kushëririt për flokësh kaçurrela dhe u nis në këmbë në Hotel Ermal. Nëse të kishte refuzuar, do ta ishte vrisnin në vend.

***
***
Kokën e mbështjellë e rrokullisi nëpër pllakat e qeramikës dhe u ndal para recepcionit, pikërisht kur Malko po zbriste poshtë shkallëve. E pa kushëririn e Yllit duke ikur dhe vuri dorën në Beretten 92. I çmendur, « Wild Bill » Donovan i erdhi afër. Ktheu kokën dhe i foli djaloshit në gjuhën shqipe. I frikësuar, kushëriri i tregoi ç‘kishte ndodhur dhe mesazhin që ishte i ngarkuar t’ua komunikonte.

“Wild Bill” Donovan pyeti në heshtje:

– Pse udhëheqësi juaj nuk po vjen këtu tani?

– Duhet të shkojë në Shëngjin për të shoqëruar dikë, belbëzoi kushëriri. Dhe duhet së pari të shkojë në Tropojë.

– Por mos thuaj që jua thashë.

– Trageti i Komanit ende nuk funksionon?

– Jo, ka vetëm një rrugë nga Breglumi dhe Fierzë. Fatmir nuk dëshiron të shkojë për Kukës, ka shumë policë atje. Por mos u mundoni të ikni andej, ai ka vendosur para Breglumit disa prej njerëzve qysh dje me një Poulimiot dhe dy RPG 7. Tani më lejoni të shkoj, përndryshe do të më vrasë edhe mua.

– Shko, i tha britaniku.

Malko shikonte mbetjet e tmerrshme të njeriut me një heshtjen varri. Kurrë s’e kishte menduar të mundshme një gjë të tillë. Ylli Baci e kishte paguar rëndë besnikërinë e tij. Ndihej i lodhur. Dhe sidomos kjo ndjenjë e pafuqisë ishte e neveritshme … “Bill Wild” iu afrua kokës, bëri kryqin e mori duke e vendosur në banak, përball pronarit më shumë i vdekur se sa i gjallë.

– Shko në varreza, tha ai; na e sjellë një varrmihës. Dhe shkoni të merrni trupin e këtij njeriu të pafat dhe varroseni. Përndryshe, unë ju vras vetë.

Shqiptari mori kokën me të dy duart, duke shmangur sytë, dhe u largua si një automat duke e mbajtur para si një replikë. « Bill Wild » pastaj i shpjegoi Malkos planeve të reja të Fatmir Cerem. Malko nuk kishte kohë t’i përgjigjej, Hildegard Neff zbriti nga shkallët.

Ke një thirrje në lnmarsat, tha ajo.

Malko u ngjit shkalleve me shpejtësi. Ishte Joe Rocker, triumfues.

– U bë! E riparuam. Ishte një vegël elektronike që dilte jashtë linje. Po nisemi.

– Mos lëvizni për momentin, tha Malko. Do t’ju thërras pas pak kohe. Zbriti në zyrën e “Wild Bill” Donovan.

Malko shqyrtoi kartën të ngjitur në mur. Fierza ishte në bregun jugor të Drinit, i cili rrjedh afërsisht nga lindja në perëndim, në fund të një kanioni të thellë, duke kufizuar territorin e banditit Fatmir Cerem. Një urë kalonte lumin në këtë pikë duke lidhur Fierzën me Breglumin, në bregun verior.

-Mbi Breglumi, njerëzit Fatmir Ceremit ju presin, komentoi “Wild Bill.

-Unë e di se cepi është një prerje e vërtetë e fytit, ata duhet të jenë në shkëmb që dominon në rrugë.

Nëse ata e shohin Hummerin, ata do ta kthejnë atë.

Situata ishte e qartë: për të kaluar nga Bajram Curri në bregun tjetër, kishte vetëm kjo rrugë, dy të tjerat ishin të prera, njëra nga ura shkatërruar e tjetri nga një rrëshqitje e madhe e dheut. Dhe madje edhe me Hummerin, amerikanët nuk kishin asnjë shans kundër raketave. Fatmir Cerem e kishte montuar mirë kurthin.

Malko ekzaminoi hartën, duke kërkuar një zgjidhje. Një rrugë vazhdonte pas Fierzës, përgjatë lumit në jug deri në fshatin Agripë.

– Nuk ka ndonjë urë tjetër? pyeti.

“Wild Bill” tundi kokën.

Jo, është një kanion i ngushtë, me shpate të pjerrëta. Rruga që shihni në hartë është pak më shumë se një shteg i keq. Ka vetëm vendkalime druri dhe litarësh që iu mundësojnë fermerëve të lëvizin nga një bankë në tjetrën. Ka një dy ose tri kilometra në lindje të Fierzës, sepse aty ka pasur një minierë bakri, e cila nuk është më në veprim.

Malko duke vështronte në hartë, i hipnotizuar. I erdhi papritmas një ide.

– Nëse Fatmir Ceremi shkon në Shëngjin, tha ai, a do të kalojë nëpër këtë rrugë?

Nëse fluturon, mundet, konfirmoi britaniku. Trageti Komani pasi nuk funksionon, dhe nga Kukësi është një devijim prej gjashtë orësh ! Përveç kësaj, qeveria kontrollon qytetin. Kjo mund të jetë e rrezikshme për Fatmirin.

Malko iu kthye përsëri.

Në këtë rast, nëse më ndihmoni pak, unë kam një shans të vogël për t’i mbyllur llogaritë e mia me Fatmir Ceremin dhe miqtë e tij.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top